Video

07/05/2013 11:35:22

Afati i rivlerėsimit tė banesave me taksė 1 %

Kuvendi miratoi gjatė seancės sė plenare njė ditė mė parė me proēedurė tė pėrshpejtuar aktin normativ tė qeverisė






TIRANĖ - Tė gjithė ata qė kanė njė pasuri tė paluajtshme, do tė kenė mundėsinė ta rivlerėsojnė atė me ēmimet aktuale, duke paguar vetėm 1 pėr qind tė diferencės. Qeveria i ėshtė rikthyer faljes fiskale tė zhvilluar nė vitin 2011-2012 dhe qė prek vetėm pjesėn e rivlerėsimit tė pronave.

Kuvendi miratoi gjatė seancės sė plenare njė ditė mė parė me proēedurė tė pėrshpejtuar aktin normativ tė qeverisė, ku ėshtė sanksionuar se qytetarėt mund tė bėjnė rivlerėsim tė pasurisė sė paluajtshme, duke lėnė nė dispozicion njė afat 6-mujor, konretisht deri me 31 tetor tė vitit 2013.

Argumenti kryesor pėr rikthimin e zbatimit tė njė pjese tė ligjit pėr faljen fiskale ėshtė dhėnia e njė mundėsie tė re pėr tė interesuarit dhe kryesisht pritet tė pėrfitojnė emigrantėt qė jetojnė jashtė vendit, por qė disponojnė njė pronė nė Shqipėri.

Kjo do tė bėjė tė mundur qė individėt tė rivlerėsojnė shtėpitė apo pronat qė kanė, me ēmimin aktual, duke paguar nė vend tė 10 pėr qind tė diferencės, vetėm 1 pėr qind tė saj. Njė nismė e tillė erdhi si kėrkesė e Ministrisė sė Financave, e cila ka konsideruar kėtė tė nevojshme meqenėse pėrgjatė faljes fiskale rivlerėsimi i pasurive ishte pjesa mė e suksesshme e zbatimit tė saj.

Nė mesin e vitit 2011, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancės ligjin e faljes fiskale, nė pamundėsi pėr tė miratuar njė amnisti tė plotė. Ky proces ishte parashikuar tė fuste nė tregun shqiptar njė kapital tė ri, tė padeklaruar mė parė, pėr t’i dhėnė njė ritėm tė ri ekonomisė sė vendit. Pavarėsisht se procesi zgjati pothuajse njė vit, biznesi nuk shfaqi shumė interes pėr kėtė ligj dhe kjo mungesė interesi u argumentua me mungesėn e garancive tė duhura ligjore.

Pavarėsisht interesit tė ulėt nga bizneset, njė nga pikat qė rezultoi e suksesshme ishte ajo e rivlerėsimit tė banesave ndaj edhe qeveria nė pėrfundim tė afatit tė parė qė ishte fundi i marsit tė vitit 2012, vendosi tė ndėrmarrė njė shtyrje tjetėr, vetėm pėr pjesėn e pasurive tė paluajtshme.

Kjo shtyrje, deri nė muajin gusht 2012, u argumentua si njė mundėsi tjetėr pėr pėrfitimin e emigrantėve, tė cilėt do tė vinin nė Shqipėri pėr sezonin turistik dhe njėkohėsisht mund tė pėrfitonin rivlerėsimin e pasurive tė tyre.

Nė fund tė 15 muajve tė procesit, rezultoi se mbi 70 mijė ishte numri i pasurive tė paluajtshme qė u rivlerėsuan mė vlerėn e tregut nė tė gjithė vendin. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, shuma totale e rivlerėsimit tė kėtyre pronave arriti nė rreth 3 miliardė lekė.

Numrin mė tė madh tė kėtyre rivlerėsimeve e kishin qytetet e Tiranės, Durrėsit, Korcės dhe Fierit. Tė gjithė qytetarėt, tė cilėt bėnė rivlerėsimin, paguan vetėm 1 pėr qind diferencėn mes vlerės sė tregut dhe vlerėsimit tė vjetėr tė pasurisė.

HermesNews - ©2013