Video

07/05/2013 10:39:02

Banka qėndrore qetėson tregjet

Shėndeti financiar i bankave shqiptare ėshtė i sigurt






TIRANE - Banka e Shqipėrisė siguron se shėndeti financiar i sistemit bankar ėshtė kosisten dhe i qėndrueshėm. Sektori bankar ka regjistruar rezultate pozitive pėrsa i pėrket ecurisė sė treguesve qė matin shėndetin financiar.

Kjo ėshtė reflektuar nė rritjen e indeksit tė fortėsisė financiare nė fund tė vitit 2012, nė nivelin 87.1 nga 85.8 qė llogaritej njė vit mė parė. Pėrmirėsimi i shėndetit financiar tė bankave u ndikua nga efekti i kombinuar i katėr prej nėnindekseve qė e pėrbėjnė atė, ai i pėrfitueshmėrisė, i likuiditetit, i mjaftueshmėrisė sė kapitalit dhe njė ekspozim mė i ulėt ndaj rrezikut tė normės sė interesit.

Nėnindeksi i pėrfitueshmėrisė shėnoi njė pėrmirėsim tė dukshėm gjatė vitit tė kaluar, duke regjistruar vlera mė tė larta. Nė fund tė vitit 2012, nėnindeksi u ngjit nė nivelin 77.1 nga 71.2 qė rezultoi njė vit mė parė. Megjithatė, ky nivel vijon tė mbetet poshtė mesatares historike prej 88.5.

Pėrmirėsimi i nėnindeksit tė mjaftueshmėrisė sė kapitalit u ndikua kryesisht nga rritja e nivelit tė kapitalizimit tė sektorit bankar nė fund tė vitit 2012, nė nivelin 16.2% nga 15.5% qė ishte njė vit mė parė. Kjo ecuri solli qė vlera e nėnindeksit tė rritet lehtėsisht nė nivelin 70.3 nga 69.9 njė vit mė parė, duke vijuar tė mbetet ende nėn mesataren historike prej 84.5.

Indeksi i Fortėsisė Financiare pėrllogaritet nga Banka e Shqipėrisė, si njė mesatare e treguesve pėrbėrės tė shėndetit financiar tė bankave. Indeksi kombinon gjashtė fusha tė treguesve tė shėndetit financiar: cilėsia e aktiveve, likuiditeti, pėrfitueshmėria, rreziku ndaj kursit tė kėmbimit, mjaftueshmėria e kapitalit dhe rreziku ndaj normės sė interesit.

HermesNews - ©2013