Video

06/05/2013 21:14:39

Buffet lanēon tė birin fshatar, kryetar jo ekzekutiv tė Hathaway

'Eshtė si tė shohėsh njė film, por nuk dihet se si pėrfundon'






NEW YORK - 82 vjecari miliarder Warren Buffet ėshtė paraqitur mė nė formė se kurrė gjatė meeting-ut vjetor tė kompanisė sė tij, ku ka duetuar me rock star-in Bon Jovi dhe i ėshtė pėrgjigjur me dinakėri pyetjeve tė Doug Kass, i ftuar nė rolin e kundėrshtuesit nga vetė Buffet .

Ai arriti sėrish, bashkė me nėndrejtorin e tij 89-vjecar Charlie Mugner, tė mos bėnte tė ditur emrin e pasardhėsit tė tij si drejtor i njė holding, qė me kalimin e viteve e ka zgjeruar tepėr rrjetin e saj duke pėrfshirė cdo sektor nga akulloret e gjer te sigurimet, me njė numėr prej 280 mijė tė punėsuarish.

Falė dinakėrise dhe zgjuarsisė sė tij nė investime, ai arriti tė shmangte krizėn nė vitin 2008, prandaj edhe njihet nė Wall Street si “orakulli i Omaha-s”. Kur ai vendos tė investojė para nė njė kompani, investitorėt e konsiderojnė gjithmonė tė sigurtė suksesin, falė besimit qė ai ka krijuar prej kohėsh.

Gjatė kėtij meeting-u ai pėrcaktoi tė birin Howard 58 vjecar, fshatar dhe filantrop, si drejtorin jo ekzekutiv tė kompanisė pėr tė garantuar qė Berkshire tė mund tė ketė nė tė ardhmen administratorin delegat mė tė mirė tė mundshėm. Mė tutje orakulli ka folur mė nė detaj pėr pasardhėsin e tij nė krye tė kompanisė, por gjithmonė pa e identifikuar atė. Deri tani pėrmenden si pasardhės tė mundshėm, Ajit Jain, qė merret me pjesėn e sigurimit tė kompanisė, dhe Matt Rose, nė krye tė business-it tė hekurrudhave.

Me 2 maj ai u regjistrua nė rrjetin social Twitter, edhe pse thuhet qė ai nuk mban njė pc nė tryezėn e punės dhe ėshtė shprehur kundėr vendimit pėr ti konsideruar rrjetet Facebook dhe Twitter si mjete komunikimi tė vlefshme pėr tė komunikuar me kompanitė e listuara.

Publiku i pranishėm ka duartrokitur pyetjen kritike tė Andrew Ross Sorkin mbi stabilitetin e gazetave, pasi kompania Berkshire ka filluar tė pėrfshijė nė vetevete edhe kėta tė fundit ( vetėm nė 2012 ka blerė 28 gazeta me njė shumė prej 344 milion dollarė.

“Ne po i blejmė gazetat me njė cmim shumė shumė tė ulėt”- ėshtė shprehur Buffet duke nėnvizuar se kėtė vit kompania e tij zotohet tė mbikalojė tė ardhurat me 10% para tatimit. Sė fundmi ai ėshtė shprehur i favorshėm pėr politikėn espansive tė Federal Reserve me tre projekte easing dhe pėr manovrėn ekonomike tė presidentit Barack Obama, por sic ka theksuar ai kjo e fundit mund tė jetė shumė “inflacioniste” dhe plot me rreziqe. “Eshtė si tė shohėsh njė film, por nuk dihet se si pėrfundon.”

HermesNews - © 2013