Video

06/05/2013 16:56:29

Ēmimet e konsumit u ulen me 0.1 % ne Prill

Ne muajin prill verehet nje zbritje prej 0.1% ne cmimet e konsumit nga muaji mars






TIRANE - Ēmimet e konsumit nė muajin Prill shėnuan njė ulje prej 0.1 %, krahasuar me muajin e mėparshėm. Ndryshimi vjetor i indeksit nė muajin Prill tė kėtij viti krahasuar me prillin e vitit tė kaluar ėshtė 2.3 pėrqind. Njė vit mė parė ky ndryshim ishte 1.6 %.

Krahasuar me muajin e mėparshėm, indeksi i grupit "ushqime dhe pije jo alkoolike" shėnoi njė ulje prej 0.4 %. Ulja mė e madhe prej 2.4 % vėrehet nė nėngrupin "zarzavate pėrfshirė patatet". Ulje ēmimesh vėrehen edhe nė disa nėngrupe tė tjera tė grupit tė ushqimeve, ku mund tė pėrmendim uljet nė nėngrupin "qumėsht, djath e vezė" me 0.3 %, "vajra dhe yndyrna" me 0.3 %, "sheqer e ėmbėlsira" me 0.1 %, etj. Nė disa nėngrupe tė tjera tė kėtij grupi ēmimet shėnuan rritje ku mund tė pėrmendim rritjet nė nėngrupet "fruta" me 1.7 %, "kafe, ēaj e kakao" me 0.4 %, etj.

Indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan" ka shėnuar njė ulje 0.1 %, ulje kjo qė ka ardhur si rezultat i uljes sė ēmimit tė pijeve alkolike me 0.3 %.Indeksi i grupit "Veshje dhe kėpucė" ka shėnuar njė ulje prej 0.1 %.

Indeksi i grupit "Transporti" ka shėnuar njė rritje prej 0.4 %. Brenda kėtij grupi ēmimi i naftės shėnoi njė rritje prej 0.5 % dhe ēmimi i benzinės njė rritje prej 0.1 %. Indeksi i grupit "Hotele, kafene dhe restorante" ka shėnuar njė rritje prej 0.1 %, rritje kjo qė ka ardhur si rezultat i rritjes sė ēmimeve nė nėngrupin "shėrbime akomodimi dhe "kafe - restorante" me 0.1 %.

HermesNews - © 2013