Video

06/05/2013 16:24:53

Sa do tė kushtojnė librat kėtė vit ?

Ēmimi ndryshon vetėm duke pėrfshirė normėn e inflacionit nė vend






TIRANĖ - Ēmimi i teksteve shkollore tė arsimit parauniversitar ka ndryshuar vetėm duke pėrfshirė normėn e inflacionit nė vend. Sipas ministrisė sė Arsimit, ēmimi i teksteve nuk ka ndryshuar me pėrjashtim tė njė rritjeje 1.7%, sa ka qenė inflacioni i raportuar nga Instituti i Statistikave.

Tashmė shkollat nė tė gjithė vendin kanė pėrfunduar pėrzgjedhjen e teksteve dhe ato do tė dėrgohen pranė shtėpive botuese. Tė gjitha tekstet do tė jenė gati nė vitin e ardhshėm shkollor, ndėrkohė qė janė pėrjashtuar nga pėrzgjedhja tekstet e vjetra. Kėtė vit risi nė tekstet alternative kanė qenė ato tė gjuhėve tė huaja.

Si zakonisht librat shkollorė do tė fillojnė tė shpėrndahen nė fund tė muajit gusht. Ndėrkohė qė ēmimi i tyre ka ndryshuar vetėm duke pėrfshirė normėn e inflacionit nė vend. Pėrsa i pėrket skemės sė subvencionimit ajo nuk do tė ndryshojė. Do tė jenė po tė njėjtat shtresa nė nevojė si dhe fėmijėt e emigrantėve ata qė do tė pėrfitojnė.

Fondi pėr subvencionimin kap shifrėn e 3 milionė dollarėve. Tekstet e reja pėr vitin e ardhshėm shkollor janė hartuar dhe Ministria e Arsimit ka gati katalogun e librave qė do t’u paraqiten shkollave.

Kėtė vit, ka risi nė hartimin e teksteve tė reja pėr disa gjuhė tė huaja. Nė fillim tė muajit gusht shtėpitė botuese do tė kryejnė botimin e teksteve. Sistemi i sigurimit tė teksteve shkollore tė arsimit parauniversitar, Altertekst-i, i nėnshtrohet ēdo vit pėrmirėsimeve.

Sipas ministrisė sė Arsimit, ndryshimet nė reformė vijnė si rrjedhojė e pėrmirėsimit tė mėtejshėm nė pėrzgjedhjen e teksteve mė tė mira shkollore.
Tekstet alternative do tė vazhdojnė tė shtohen nė tregun e librit shkollor, por do tė jenė mėsuesit ata qė do tė bėjnė pėrzgjedhjen e teksteve mė tė mira.

Sistemi i sigurimit tė teksteve shkollore nuk ėshtė mė ai i para vitit 2006. Reforma e tekstit shkollor e emėruar Altertekst, e ka ‘zhveshur’ Ministrinė e Arsimit nga funksionet botuese tė librit mėsimor. Gjetja e autorėve, shtypshkronjat, shitja e teksteve, marrėveshjet pėr copyright-in e tyre, etj, janė detyra tė botuesit.

HermesNews - ©2013