Video

04/05/2013 19:25:45

Sabiha Kasimati: Shkencetarja e pare shqiptare

Janė tė pakėt shqiptarėt qė e njohin emrin e saj, mbase dikush mund tė kujtohet pėr pėrfundimin e trishtė qė ajo pati, por pothuajse askush pėr veprėn dhe punėn e saj






ITALI - Marrėdhėnia e grave me shkencėn ėshtė karakterizuar gjithmonė nga njė rrugė e pėrpjetė qoftė nė sferėn kulturore, qoftė nė atė profesionale. Pėr tė zėnė njė vend, qoftė edhe minimal, kėtyre grave u ėshtė dashur tė thyejnė barriera tė shumta, qė u kanė kushtuar sakrifica tė mėdha dhe njė vendosmėri kėmbėngulėse tė jashtėzakonshme. Rrallė herė kujtohen sforcimet dhe vėshtirėsitė, qė nė mėnyrė tė pashmangshme kanė shoqėruar pėrparimet e arritura dhe kompetencat shkencore tė pashoq tė kėtyre “mendjeve tė bukura”.

Megjithatė kontributi i tyre pėr shkencėn dhe si rrjedhojė pėr tė gjithė njerėzimin, ėshtė tepėr i madh. Edhe pse u ėshtė dashur tė luftojnė kundėr paragjykimeve dhe mentaliteteve kryesisht mashkullore, ato kanė arritur tė cajnė udhėn mes kolegėve meshkuj dhe tė fitojnė respektine tyre.
Emrat e shkencėtareve tė shquara si Montalcini, Agnesi, Montessori,Hack, Curie, Meitner, etj. janė tė njohur pėr memorien kolektive, por janė tė shumta gratė e tjera tė apasionuara pas shkencės, njė fushė e konsideruar si tipike mashkullore, qė kanė kontribuar pėr tė pėrparuar njerėzimin edhe pse fatkeqėsisht tė neglizhuara nga historia dhe vepra e tė cilave ka kaluar pa u vėnė re.

Po ta mendojmė, janė tė pakėt ata qė dinė se zbulimi qė ka revolucionuar gjenetikėn njerėzore dhe studimet mbi tė,dmth zbulimi i spirales sė dyfishtė tė ADN-sė, ėshtė meritė e njė gruaje, Rosalind Franklin, por fatkeqėsisht asaj nuk ju njoh kurrė merita, qė i kaloi gabimisht dy shkencėtarėve Watson dhe Crick, tė cilėve u kushtoi cmimin nobel njė zbulim i tillė. Njė fat i ngjashėm do i pėrkiste edhe njė shkencėtareje shqiptare, tė parės, Sabiha Kasimati.

Janė tė pakėt shqiptarėt qė e njohin emrin e saj, mbase dikush mund tė kujtohet pėr pėrfundimin e trishtė qė ajo pati, por pothuajse askush pėr veprėn dhe punėn e saj si shkencėtare ose mė mirė si gruaja shkencėtare e parė shqiptare.

Historia e kėsaj gruaje ėshtė shumė interesante nga shumė pikėpamje dhe mund ta quajme pa asnjė ngurrim si “Njė intelektuale perėndimore”, gjė jo shumė e zakonte pėr Shqipėrinė e fillim shekullit tė njėzet. Natyrisht do ishte mirė qė historia tė mos lexohej nė celės politik, pasi e ėshtė absolutisht dytėsore ndaj figurės sė kėsaj gruaje.

Nėn peshėn e traditės shumė shekullore dhe nėn ndikimin botės orientale, e pėrfaqėsuar asokohe nga perandoria osmane, shoqėria shqiptare ishte shumė pak e hapur ndaj grave, dhe aq mė pak e favorshme ndaj rolit tė tyre aktiv nė shoqėri. Sipas mentalitetit tipik, vajzat martoheshin qė nė moshė tė re dhe i perkushtonin jetėn rritjes dhe edukimit tė fėmijėve, si dhe kujdesit tė shtėpisė.

Dhe ėshtė pikėrisht ky ambjent I mbyllur qė e bėn akoma mė tėrheqėse figurėn e Sabiha Kasimatit, si grua mbi tė gjitha dhe pastaj si shkencėtare, e destinuar tė sfidonte shoqėrinė shqiptare dhe paragjykimet qė e karakterizonin.

Kush ishte atėhere Sabiha Kasimati ?

Sabiha Kasimati lindi nė Edirne mė 1912 (viti i pavarėsisė ), ishte e bija e njė mjeku, me origjinė nga Libohova, qė ushtronte zanatin e tij si mjek nė Turqi. Edhe pse larg nga atdheu, familja Kasimati i rriti fėmijėt me frymėn e patriotizmit dhe dashurinė pėr kulturėn, si shqiptare ashtu edhe europiane nė pėrgjithėsi.

Kur familja u kthye nė Shqipėri, ajo u vendos tek i vėllai nė qytetin romantik tė Korces, i njohur edhe sot pėr kulturėn me frymėzim francez. Njė fakt shumė i rėndėsishėm, qė do tė shėnonte jetėn e saj, ishte se ajo qe vajza e parė qė ndoqi Liceun Francez tė Korcės, duke shėrbyer si shembull pėr shumė tė tjera nė vijim. Ky lice ishte shumė i vlerėsuar nė tė gjithė Shqipėrinė e asaj kohe dhe ndiqej nga fėmijėt e eksponenteve kryesorė tė vendit. Pra qė nė moshė shumė tė re, fati i saj e bėri qė tė dallohej dhe tė ishte e vetme.

Qe shoqe klase me Enver Hoxhėn, diktatorin e ardhshėm, por njė njohje e atillė do ti kushtonte shtrenjtė, shumė shtrenjtė! Edhe sot qytetarėt e Korcės e kujtojnė me nostalgji si “ cupėn e parė tė liceut”, e bukur dhe e hedhur, spontane, rrezatuese, inteligjente dhe me njė karakter pothuajse burrėror saqė shoqėroj me miqtė e liceut nė mėnyrė shumė spontane.

Nuk vonoi tė dallohej pėr inteligjencėn dhe zellin nė studime, tashmė zotėronte shumė mirė disa gjuhė tė huaja perėndimore, madje arriti tė tėrhiqte vėmendjen e profesorėve francez tė liceut me theksin e saj perfekt nė frengjisht.

Pasi mbaroi liceun, punoi pėr pak kohe si mėsuese nė lendėt edukatė morale dhe frengjisht nė Institutin femėror tė Korcės dhe mė pas dha biologji nė shkollėn shqiptaro-amerikane nė Kavajė.

Nė 1936 realizoi ėndrrėn e madhe pėr tė vijuar studimet universitare, dhe arriti tė fitojė njė bursė studimi nga shteti. Universiteti ishte njė privilegj i njė pakice fatlume. U regjistrua nė Fakultetin e Shkencave biologjike nė Torino, ku pėrvec se u diplomua me maksimumin 30/30 cum laude ( tridhjetė mbi tridhjetė me lavdėrim), arriti tė mbrojė edhe doktorraturėn nė 1941.

Edhe nė Torino shfaqi inteligjencėn e saj, saqė iu ofrua mundėsia pėr tė punuar si asistente nė katedrėn e ihtiologjisė nė universitetin e Torinos. Me deshirė pėr tu kthyer nė atdhe dhe pėr tė vėnė nė shėrbim tė tij dijen e saj, refuzoi ofertėn dhe u kthye. Pas kthimit nė Tiranė, punoi nė Insitutin e Shkencave, qė ishte bėrthama e parė e studimeve shkencore nė vend, nėn drejtimin e prof. Selahudin Toto, intelektual i njohur.

Kėtu realizoi njė kėrkim shumė tė rėndėsishėm nė fushėn e ihtiologjisė ( dishiplina qė merret me studimin e peshqėve) dhe pėr mė tepėr qe edhe ihtiologja e parė shqiptare, nė njė periudhė kur ende nuk egzistonte njė pėrmbledhje e faunės dhe florės egzistuese nė vend.

Nė dhjetė vite tė gjata kėrkimi dhe pune plot entuziazėm dhe angazhim, Sabihaja eksploroi dhe studjoi tė gjithė faunėn ihtiologjike fluviale dhe detare nė ujėrat e Shqipėrisė, e bindur se studimet mbi peshqit do tė kishin njė rėndėsi tė madhe dhe njė vlerė ekonomike tė cmuar pėr vendin, qė ėshtė vecanėrisht i pasur. Bėri klasifikimin nė bazė tė taksonomisė, nė klasa, lloje dhe nėnlloje, duke pėrcaktuar zonat ku pėrhapeshin llojet kryesore tė peshqeve me vlerė ekonomike dhe studime tė shumta rreth riprodhimit dhe cikleve tė tyre biologjike.

Pas njė pune tė stėrmadhe nė pėrmbushjen e mijėra skedave, koleksione tė ekspozitave tė mbedhura nė dhjetra ekspedita, nga liqeni i Butrintit deri nė liqenjtė e Lurės, nga liqeni i Prespės deri nė detin Jon dhe Adriatik, si dhe nė lumenjtė mė tė rėndėsishėm,duke regjistruar dhe pėrpunuar ndėrkohė mijėra referenca bibliografike dhe fotografike, qė do tė kishin qenė njė ndihmė e madhe jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr tė gjitha vendet ballkanike kufitare.

Sabihaja ishte gati tė publikonte veprėn e saj voluminoze “Peshqit e Shqipėrisė”, por ja qė fati i saj ndėrthuret me atė tė Rosalind Franlin, sepse vepra e saj nuk u publikua kurrė nė emrin e autores sė vėrtetė, Sabiha Kasimati, por nė emrin e nėj shkencėtari rus Anatoli Poliakov, dhe tė dy sudiuesve fillestarė Ndoc Filipi e Ndoc Rakaj.

Sabiha Kasimati, krenare pėr idealet e saj iluministe, zgjodhi tė ndiqte njė shembull perėndimor edhe nė jetėn e saj. Ajo nuk u martua kurrė dhe jetonte vetėm nė njė apartament nė Tiranė, pasi kishte nevojė pėr hapėsirat e saj. Nė fakt ajo kishte shpesh vajtje-ardhje me shumė nga miqtė dhe mikeshat e saj intelektuale tė kohės, qė pėrbėnte njė mėnyrė diskutimi dhe ballafaqimi mes personazhėve kryesorė tė vendit. Sigurisht nuk ishin tė zakonta gratė shqiptare qė jetonin tė vetme (dhe nuk janė as sot), pa rėnė nė sy nė njė vend me mentalitet tė mbyllur dhe tė prapambetur. Pra bėhej pėrsėri fjalė pėr njė sfidė ndaj zakoneve dhe traditave tė shoqėrisė se atėhershme.

Ndėrkohė nė Shqipėri po instaurohej diktatura komuniste e Enver Hoxhės, ish shoku i klasės, i cili sic dihet tashmė, eliminoi cdo zė kundėrshtues nė vend, duke eliminuar fizikisht cilindo tė guxonte tė vihej kundėr regjimit tė tij tashmė totalitar de facto. Pjesa mė e madhe e intelektualėve qė kishin studjuar nė perėndim, u denua me vdekje, por ajo qė shqetėsoi sė tepėrmi biologen qe dėnimi me vdekje i profesorit tė saj Salahudin Toto dhe internimi i shoqes sė saj Musine Kokalari, shkrimtarja e parė shqiptare.

E njohur nga tė gjithė pėr karakterin e saj tė drejpėrdrejtė dhe guximtar, ajo i kėrkoi njė takim Enverit, ku pasi e qortoi si pėrgjegjėsin kryesor pėr vrasjet e intelektualėve, miqtė e tyre, duhet ti ketė thėnė: “ Ti po vret tė gjithė intelektualėt! Me cfarė ke ndėrmend ta ndėrtosh Shqipėrinė me kėpucarėt dhe teneqexhinjtė?!”

Nė vazhdim, duke mos pėrfillur rrezikun e sigurtė qė i vėrtitej tashmė, ajo vendosi tė shkonte tė takonte miqtė e saj tė internuar nė kampin e internimit nė Jubė. Disaprovimi i saj i qartė dhe disidenca, qė nuk u mundua kurrė ta fshihte, ndaj regjimit tė Hoxhės firmosėn edhe eliminimin e saj tė afėrt.

Ishte viti 1951 kur njė bombė ose mė mirė pak dinamit shpėrtheu nė oborrin e ambasadės ruse nė Tiranė, por nuk shkaktoi asnjė dėm, pėrvec thyerjes sė disa xhamave. Regjimi, nė bazė tė planeve dhe listave tė parapėrgatitura mė parė, urdhėroi arrestimin e rreth njėqind qytetarėve, tė akuzuar pėr bashkėpunim nė plasjen e bombės, prej tė cilėve rreth njėzet duheshin pushkatuar qė tė shėrbenin si shembull pėr kėdo tė guxonte akte tė tilla revolucionare.

Nė tė vėrtetė bėhej fjalė pėr njė justifikim bindės pėr tė eliminuar ata qė mendohej tė ishin tė rrezikshėm pėr regjimin. Dhe ja qė pėrfshihet edhe biologja Sabiha Kasimati, pranė emrit tė saj qe vėnė njė kryq i kuq qė nėnkuptonte pushkatim, me akuzėn se kishte marrė pjesė nė akte terroriste dhe se ishte nė shėrbim tė agjentaturave tė huaja.

Ajo mohoi tė gjitha akuzat qė ju bėnė gjatė hetuesisė, duke u pėrgjigjur: “ Jam kundėr pushtetit popullor sepse nuk pajtohet me ideologjinė time. Nuk kam menduar asnjėherė se me ane tė akteve revolucionare tė mund tė arrihej nė socializėm. Unė kam studjuar biologji dhe si rrjedhim jam evolucioniste. Evolucioni ėshtė nė naturėn e gjėrave. Dhuna nuk con nė socializem dhe aq mė pak nė demokraci, por vetėm dhe direkt nė shkatėrrim!”

E vecanta e kėtij rasti qėndron nė faktin se 23 intelektual u pushkatuan pa njė proces tė rregullt, i cili u mbajt nė mungesė, dmth pasi ishin eliminuar tashmė 23 persona. Nė natėn e 26 shkurtit 1951, tė lidhur me tela me gjemba, ata u pushkatuan njė nga njė diku pranė urės sė Beshirit dhe trupat e tyre u hodhėn tė gjithė nė njė gropė tė madhe tė hapur disa ditė mė parė. Sabiha Kasimati qe e vetmja grua e pushkatuar mes 22 burrave, dhe duke qenė pushkatuar e fundit, atė nuk e kapi plumbi direkt, por u mbyt me dhunė krah ulėrimave tė saj qė tmerruan tė gjithė banorėt e zonave pėrreth, deri sa dha frymėn e fundit.

Fundi i trishtuar i njė gruaje qė i kushtoi jetėn dijes dhe shkencės, por tashmė e braktisur nė harresė…“Mjerė ai popull qė ka nevojė pėr heronj! ” – Bertolt Brecht //HermesNews - ©2013//





Daniela Vathi