Video

03/05/2013 15:18:59

Terminali doganor i Tiranės, javėn qė vjen

Ky terminal do tė jetė i parametrave europiane dhe do tė zgjidhė radhėt e gjata nė zhdoganimet e mallrave tė ndryshėm






TIRANE - Terminali i ri doganor i Tiranės do tė jetė gati brenda javės qė vjen. Drejtori i Doganės pėr degėn e Tiranės, Bujar Vukaj, tha se ky terminal do tė jetė i parametrave europiane dhe do tė zgjidhė radhėt e gjata nė zhdoganimet e mallrave tė ndryshėm.

"Ambientet e reja tė ushtrimit tė aktivitetit tė degės doganore tė Tiranės do tė jenė gati javėn qė vjen. Do tė jetė njė terminal bashkėkohor, i parametrave evropiane, sa i takon procedurave tė pėrpunimit tė mjeteve, kapaciteteve, mbajtėse, pėrpunese dhe magazinuese", deklaroi Vukaj.

Ai vuri nė dukje se ky terminal tashmė ofron njė vend kontrolli fizik qė tė pėrballojė 15 trajlera nė njė kohė, duke mėnjanuar pritjen. "Ky terminal ka njė sipėrfaqe totale prej 75 mijė m2, me mbi 10 mijė m2 sipėrfaqe magazinash doganore dhe njė sipėrfaqe totale nė dispozicion tė administratės doganore prej 2200 m2", tha ndėr tė tjera Vukaj.

Me ndėrtimin e terminalit tė ri doganor, dogana e Tiranės transformohet nga disa zyra qė nuk pėrmbushin kushtet mė minimale nė njė godinė, e cila do tė ketė tė gjithė parametrat e kėrkuar ndėrkombėtarė.

HermesNews - ©2013