Video

02/05/2013 10:36:24

Agimi i Arte, kundėr policisė greke

Policia pėrdor gaz lotsjellės kundėr anėtarėve tė Agimit tė Artė, qė shpėrndanin ushqim falas






ATHINĖ - Policia greke pėrdori sot nė mėngjes gaz lotsjellės, nė sheshin Sintagma, pėr tė penguar pjesėtarėt e partisė neofashiste "Agimi i Artė" qė po organizonin njė aksion pėr ndarjen e ushqimit falas vetėm pėr qytetarėt grekė, njoftoi nga Athina korrespondenti i agjencisė maqedonase tė lajmeve, MIA.

''Policia sot nė mėngjes ishte nė shesh, pasi kryebashkiaku i Athinės, Jorgos Kaminis kishte kėrkuar nga ministri i Rendit publik, Nikos Dendias qė forcat pėr zbatimin e ligjeve tė ndėrhynin dhe ta pengonin partinė neofashiste pėr organizimin e kėsaj ngjarjeje'', tha ai.

"Agimi i Artė" paralajmėroi dje se po planifikonte ndarjen e ushqimeve para Parlamentit nė prag tė Pashkėve. Kaminis theksoi se ngjarja e bamirėsisė ishte e paligjshme. Ai theksoi se nuk do tė lejohen tė organizohen ngjarje qė nxisin urrejtje. "Agimi i artė" edhe vitin e kaluar organizoi njė ngjarje tė tillė nė sheshin "Sintagma".

HermesNews - ©2013