Video

30/04/2013 11:06:14

Qendra votimi nė ambiente private

KQZ pritet tė miratojė dy vendimet






TIRANĖ - Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve, nė mbledhjen e sotme pritet tė miratojė projekt-vendimin pėr ngritjen e disa qėndrave tė votimit nė ambientet private.

Mė herėt, KQZ miratoi ngritjen e qendrave tė votimit (QV) nė ndėrtesa private nė tre qarqe: Fier, Gjirokastėr dhe Vlorė.Akti i propozuar nga administrata zgjedhore parashikon qė nė total nė kėto tre qarqe tė ngrihen 104 QV nė ndėrtesa private, 73 prej tė cilave kanė qėnė nė tė njėjtat objekte private; 9 QV kanė qenė nė objekte private, por pėr kėto zgjedhje ėshtė propozuar tė vendosen nė objekte tė tjera private; ndėrsa 22 qendrat e tjera propozohen tė vendosen nė ndėrtesa private pėr herė tė parė.

Nga informacionet e ardhura nga kryetarėt e njėsive vendore rezulton se nė qarkun Fier janė propozuar pėr t'u ngritur 70 QV nė ndėrtesa private; nė qarkun e Vlorės 29 QV; ndėrsa nė qarkun e Gjirokastrės 5 qendra votimi nė ndėrtesa private.

Gjithasht, nė rendin e ditės sė sotme, ėshtė pėrfshirtė edhe shqyrtimi i projekt-vendimit pėr miratimin e Vėzhguesve tė Qendrės “Polit On”, pėr vėzhgimin e zgjedhjeve pėr Kuvend tė datės 23 Qershor 2013”. Sikurse nė mbledhjet e mėparshme, edhe sot KQZ do tė zhvillojė mbledhjen me katėr anėtarė.

HermesNews - ©2013