Video

30/04/2013 10:41:26

Territoret e vogla lirie dhe Alushi me paterica Galerie

nga Leonardo Voci






TIRANE - Vitet ’65-75, nė Europė dhe USA u pėrfaqėsuan nga konsolidimi i artit modern me pėrfaqėsues tė qartė, me shprehje tė fuqishme tė individualiteteve artistike nė tė gjitha format dhe ngjyrat, nga ato tė hapurat e deri ato tė ndėrthururat. Evidentimi i tyre u pa nėpėr Galeri dhe Muzeume nėpėr Atelie e mediume, nė revista letrare e kritika profesionale.

Piktorėt dhe skulptorėt qė pėrfaqėsonin rryma tė ndryshme artistike, ishin tė lidhur ngushtė dhe me realitetet e vrullshme tė ndryshimit, jepnin e merrnin dhe nga fushat e tjera tė artit dhe tė kulturės, letėrsisė dhe poezisė, duke u vendosur nė ballė tė zhvillimeve dhe tė konsolidimeve tė rrymave tė mirėfillta tė artit si dhe tendencave e rrugėve, qė arti krijues, ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm.

Kjo ėshtė pamja e shkurtėr dhe telegrafike ku ndodhej arti perėndimor nė kushte lirie shprehjeje dhe krijuese. Ndėrsa vendet e Lindjes dhe ato tė pazhvilluara u mbyllėn nė guackėn e vetizolimit, e ndėrtuan vetė, tė ashtuquajturėn rrymė tė realizimit socialist. Prania ideologjike nė mendimin krijues, butaforia dhe cinizmi artistik, mori pėrmasa pėrcudnuese dhe pėrshkallezuese sipas vendeve, nė rradhėt e izolimit.

Le tė kthehemi nė Shqipėrinė e kėtyre viteve ku artistėt nė tė gjitha fushat, kėrkuan tė cliroheshin nga zinxhirėt e vetizolimit tragjik komunist, por qė ranė prehė e menjėhershme e absurdit ideologjik komunist “ala shqiptar”. Bile arti dhe kultura u bė zėdhėnėse dhe shprehėse e idealeve tė pa skrupullta dominuese dhe diktuese tė krejt skenės artistike, duke e kthyer nė skllavė pėrcuese dhe vegėl qorre tė Partisė dhe diktaturės.

Ata qė guxuan tė kėrkonin pak liri haptazi, pėrfunduan nėpėr burgje. Ata qė u pėrshtatėn tinėzisht ishin vetėm 2 apo 3 gjeni. Kurse tė tjerėt u zvarritėn, duke lėpirė kockat, nė ruajtje tė krijimeve dhe shprehjeve tė realizmit shqiptar, duke provuar artin e vetėm ma tė pėrcudnuar, nė tė gjitha vendet e Lindjes, sipas motos “Me forcat tona, si nė rrethim”.

Nė qoftė se nė fushėn e muzikės u tentuan devijime artistike, ato u dėnuan prerė dhe menjėherė. Xhazi dhe rroku mikroborgjez ishte i “ huaj” pėr kulturėn e re idiote tė Tiranės politike, tė kėtyre viteve. Nė fushėn e letrave, Partia nė pushtet pėrzgjodhi vetėm njė Ismail, i cili e luajti rolin e viktimės nė mėnyrė gjirokastritce, i cili mbijetoi me lajka dhe fėrkime, me pengesa me ngjasme nga brenda, dhe botime jashtė, nė forma tinzare dhe tė hapura shprehjesh qė Partia i lejonte ashiqare.

Nė fushėn e pikturės dhe skulpturės, na shfaqet sot si kofini pas te vjelit Alushi ynė, nė rolin e viktimės nė mėnyrė tė trashė, naive, baballėkce.
Papritmas qėndron nė studio televizive, si fėmija me presh nė dorė, Alushi ynė piktor i filmit “Beni ecėn vetė”. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė nė moshėn e tretė, skenografi i atėhershėm, tė ketė nevojė sot, pėr dy paterica kuratorėsh italianė, profesorė mėsimdhėnės kalcone - ēorape tė grisura, qė thirren si miq privatisht dhe vetpėrdoren pėr arėsyetime e shpiegime, duke na lėnė shije tė hidhura pėr artin e kritikėn e porositur.

Ėshte pėr tė ardhur keq pėr Alushin qė mban kokėn e ulur para ekranit dhe publikut duke na u paraqitur herė si viktimė e herė si nevojtar. Kjo sikur nuk shkon sot nė vitin 2013, nė njė kohė kur shumė gjėra janė sqaruar dukshėm tashmė. Por le ti kthehemi analizes sė veprave tė artit dhe eksponatėve tė paraqitura dhe trumpetuara nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

A pėrfaqėsojnė imazhet dhe mendimet, rrymat e artit qė kuratorėt pretendojnė ? A pėrcjellin ndricimin dhe iluminizmin si dhe revoltėn e piktorit ? A kemi tė bėjmė me qėndrime artistike tė artikuluara kundėr regjimit tė atėhershėm ? Tė paktėn mua nuk mė rezulton aspak dhe as qė bėhet fjalė.

Tė rropatesh pas 40 vitesh, tė paraqitesh viktimė e sistemit nėpėrmjet 2 kuratorėve italianė, ėshtė vetėm ngushėllim pėr piktorin nė fjalė dhe palėt qė pėrfaqėsohen nė rrugė private dhe mbėshteten nė linjė zyrtare.

Tu thuash shqiptarėve se ky Alush, na mbush mendjen me ngjyra dhe piktura tė arrira artistikisht si askush tjetėr qėndrestar e pėrfaqėsues kryesor i rrymave tė artit botėror, nė Shqipėri, si rroksi mė i madh temash dhe vetmish, lirish dhe pėrndjekjesh, ėshtė jo vetėm e rėndė moralisht dhe artistikisht, por shprehje flagrante e mashtrimit tė publikut, e pėrpunimit tė pamundur intelektual.

Njė pacavure ekspozite, ti japėsh njė kantonacion tė fortė ideologjik, ėshtė e turpshme, pėr ata qė e promovojnė dhe e pakapėrdishme pėr bashkėkohėsit e atėhershėm dhe qėndrestarėt e vėrtetė tė artit shqiptar tė asaj kohe, tė cilėt paguan njė cmim qė ne sot, e gėzojmė kėtė liri.

Pėr sa kohė ne jetojmė nė liri artistike dhe demokraci ligjore, dhe piktura sot dhe mot nuk ėshtė vepėr kriminale, askėrkush s’tė ndalon, ta shfaqėsh mendimin tėnd nė telajo dhe me ngjyra. Ėshte detyrė e mediumit tė artit, qė merren me ngjyrėn dhe dritėn thjesht ti kujtojnė Alushėve e tė bijve, tė jenė mė tė sinqertė, me vehten dhe shoqėrinė, me kohėn e njerėzinė, tė lenė mėnjanė mjetet ndihmėse, sqarimet dhe arėsyetimet e pavėrteta.

Ngjyra dhe drita nė pikturė flasin vetė. Ėshtė shumė e thjeshtė tė kuptohet, qė kjo ngjyrė buron nga shpirti apo nga librat dhe kopjimet. Veprat e paraqitura nė kėtė ekspozitė flasin qartė, gjuhėn e tė kopjuarit keq, dhe tė interpretuara gabimisht nė kohė tė vonuar, qė ngjajnė mė shumė corapeve tė arnuara me penjėt e Alushit qė s’merret vesh nga vijnė, nga Rilindja italiane, apo nga piktura naive, deri tek impresionizmi dhe ekspresionizmi fillestar, tė cilat pėrfundojnė nė akuarele dhe portrete, natyra tė qeta dhe lule qė kėrkohen tė na shiten, si vepra tė ngjashme tė Van Gogut.

Ngjyrat e tij, ndricojnė vec shpirtin e varfėr dhe tė fikur artistik nė errėsirėn e bodrumit apo papafingos qė Alushi pretendon vetė se i krijoi i vetmuar, i pėrjashtuar, i survejuar e i pėrcmuar. Pikturat e varura sot nė Galerinė Kombėtare, qėndrojnė si tė verteta kokėforta, nė shesh tė mejdanit, ku Alushi me tė tijtė- 2 kuratorėt miq tė importuar, dhe dy tė bijtė- qė i janė ngjitė keqas Galerisė Kombėtare, na shfaqen sot, me korniza tė reja dhe tė shtrenjta dhe piktura te vjetra, tė varfra nė vlera, por qė quhen si tė reja atėherė, tė ruajtura me sakrifica dhe Ne, si vėzhgues mė tė plakur, qė duhet tė pranojmė, vuajtjet e shpirtit tė Alushit.

Pėr fat tė mirė, publiku shqiptar, dhe kuratorėt e paguar, kritikėt e artit, qė janė mėsuar tė zvarriten e tė zbythen, sepse nuk duan tė kenė telashe, nuk gjuajnė as me gurė si ekspozitėn e parė tė Van Gogot ne berberhane.
E drejta e drejtorllėkut nė Galerihane sot, duke vazhduar avazin “ bėmė baba tė tė ngjaj” si i ati dhe i biri, nuk quhet, konflikt interesi, nė rastin kur Alushi ekspozon nė GKA, dhe Drejtor ėshtė i biri.

Njerėzia dhe shqiptarėt duhet tė mbyllin sytė dhe veshėt, tė pranojnė se kjo piktura ėshtė desidente, se Alushi paska vuajtur. Kėto janė arėsyet qė bab e bir duhet me buajt privatisht. Por le ti kthehemi fakteve tė ekspozitės dhe vlerave tė eksponateve historike dhe viteve tė krijimit tė tyre, e tė shohim raportin e Alushit dhe artistėve tė tjerė piktorė profesionistė, qė shkėlqyen nė tė njejtėn kohė, e vit pėr vit.

Po ti referohem veprave tė krijuara nga piktorėt Aristotel Papa, Edison Gjergo, Edi Hila, Gazmend Leka, Danish Jukniu, me rezulton tjetėr pamje dhe realitete, tė tjera piktura tė arrira dhe pėrqasje tė mirėfillta artistike e pėrfaqėsuese tipike, tė rrymave bashkėkohore, ikje, krijime, vepra te pluhurosura dhe stivosura sot nėpėr Atelie e syndyqe, qė janė vėrtetė pėr tu admiruar e shijuar.

Po tė flasim pėr vizatime dhe nudo, karaktere dhe portrete tė disa skulptorėve qė s’na janė shfaqur qėllimisht nga Galeria Kombėtare, Alushėt –drejtorė,isha dhe tė tashėm, duhet tė skuqen pėr fshehjen dhe mos evidentimin e tyre.

Po tė analizojmė me kujdes veprat qė na janė paraqitur ti sodisim, dhe tu heqim mjegullnajėn zyrtare tė kuratorėve dhe drejtorėve, kėto vepra nė fakt, nuk pėrfaqėsojnė asnje rryme tė mirėfilltė artistike, janė krejt tė zakonshme qė cdo piktor fillestar, hedh nė letėr apo telajo, nė fillesat e tij. Nuk kemi asnjė mendim tė qartė dhe as guxim artistik, as pėrqasje filozofike dhe as revoltė ngjyre.

Kėto piktura tė varura nė mure, janė thjesht skematike, stil i lire, tė krijuara pas pune nė Kinostudio, pas orėve tė lodhshme tė punės, tė filmit “ Beni ecėn vetė”. Kėto vepra tė krijuara nė orėt e vona tė natės, apo nė pikė tė mėngjezit, janė aq normale saqė hedhja e ngjyrės sė kuqe nė telajo as qė guxon tė pėrzihet me blunė, nga frika e gabimit tė Alushit, para mėsuesit tė ngjyrave qė godet mendjen e topitur tė tij, dhe lepuri nė barkun e Alushit, i cili lodron nė fushėn me lakra jeshile, mavi, e tė bardha prej vitesh, qysh nga fėminia e deri mė sot.

Prandaj, megjithė respektin pėr kuratorėt italianė,qė lexuan shumė, e kuptuan pak, thanė pallavra e shkruan dokrra. Ne-tė shėtiturit nė Perėndim, s’mund ti pranojmė dhe tė hamė “sapunin pėr djathė”. Nė fakt veprat janė tė ruajtura mirė ,tė kuruara korrekt vizualisht, dhe tė kornizuara estetikisht.

Ambientet e ekspozimit janė tė pastra klinikisht, atmosfera e gezueshme, prania e mediave dhe gazetarėve ėshtė e tepruar me bollėk, dhe informuar me kujdesin e duhur nė funksion tė arritjes maksimale tė qėllimit.

Po tu shtojmė sukseseve tė Alushit dhe legjendat gazetareske “ala shqiptare” se shitja e njė pikture tė tij, ėshtė shitur 1-2 milion euro, nė njė Ankand pa emėr, dhe atyre qė “ gjoja” Ai ju ka shitur nė ankandet e bamirėsisė, nėn ombrellėn e GKA, nė Tiranėn politike zyrtare, atėherė del qė kritikėt e mėdhenj tė artit shqiptar sot si Abaz Hado, apo Ylli Drishti dhe Suzana Varvarica tė angazhuar e punėsuar nė GKA, s’kanė pse tė ndjehen aspak xhelozė,qė s’kanė shkruar pėr kėto fakte, qė tė gjithė i dinė, por askush nuk flet.

Historia shkruhet dhe bėhet, thuhet dhe mbetet vetėm nga ata, qė pasqyrojnė realitetet e kristalta, qė evidentojnė tė mirat dhe tė metat, dhe ju tregojnė brezave, tė vertetat dhe vlerat.

Kritika zyrtare e veprave tė artit, qė del e gatuhet nė GKA, i krahason veprat e atėhershme tė Alushit, herė me Ticianin, herė me Mattise, herė me Van Gog, etj, etj, herė tė lira e herė tė burgosura, pa qėnė autori nė fjalė as njė ditė nė burg. Tash ka vetėm njė problem tė “vockėl”.

Sepse piktorėt qė pėrfunduan nė burg tė atyre viteve si Ali Oseku dhe Maks Velo, qė realisht u burgosėn pėr guximin e tyre nė art, se tentuan hapur, rrymat moderne, bashkėkohore, duheshin tė pėrballeshin me ato vepra, po nė ambjentet e GKA - por regjimi diktatorial, jua sekuestroi, jua shkatėrroi, pakthyeshmerisht veprat.

Por ata, i rikrijuan, perseri, veprat, ma fuqimisht, nė kushtet e lirise krijuese, pas ‘ 90-tės. Megjithatė duhet tė jem i sinqertė profesionalisht, i pastėr, i drejtė dhe korrekt, se veprat nė pikture, tė ketyre dy artistėve tė fundit qė pėrmėnda , janė shumė herė mė tė arrira artistikisht.

Janė tė gjitha kėto arėsye artistike, historike, njerėzore, qė e dėmtojnė rėndė kėtė ekspozitė, dhe komprementojnė direkt artistin nė fjalė, kuratorėt dhe organizuesit, qė na shesin kėto “ Territore tė vogla lirie”, nė ambjentet dhe hapėsirat e Galerisė Kombėtare, e cila mbetet gjithmonė njė hapėsirė e pronės kolektive, e tė gjithė kombit shqiptar.

MTKRS dhe artistėt profesionistė, tė pavaruar, duhet tė reagojnė dhe ta sqarojnė publikun, kush janė vlerat artistike tė mirėfillta, dhe duhet tė ndalojnė manipulimet, qė kryhen nė kurriz tė publikut, dhe tė ndalojnė konfliktet e pastra tė interesit.



HermesNews - ©2013