Video

30/04/2013 09:57:14

Rriten eksportet minerale

Vetėm gjatė 3-muajve tė parė sivjet, u moren nga ky sektor mbi 1.8 miliardė lekė tė ardhura rentė minerare






TIRANE - Rritja e volumit tė eksporteve tė metaleve, mineraleve dhe naftės po rrit me shpejtėsi edhe tė ardhurat nė shtet nga renta minerare. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e pėrgjithshme e doganave, vetėm gjatė 3-muajve tė parė sivjet, u moren nga ky sektor mbi 1.8 miliardė lekė tė ardhura rentė minerare, njė rritje prej 45% mė shumė, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2012.

Volumet mė tė mėdha tė nxjerrjes sė mineraleve u shėnuan nė muajin mars, ku u mblodhėn mbi 720 milionė lekė. Efektin kryesor nė rritjen e rentės e japin karburantet, kryesisht kompania e nxjerrjes dhe eksportit tė naftės "Bankers Petroleum", si dhe kompania turke "Beralb, e cila eksporton bakėr nė tregun kinez.

Zhvillimi i sektorit minerar pėrmes dhėnies me konēension tė zonave mineralmbajtėse ka rritur tė ardhurat nė buxhet nga rnta minerare pėrgjatė 5 viteve tė fundit, me tendencė vjetore progresive pozitive. Tė ardhurat nga renta minerare, (taksa qė vjen nga aktiviteti i minierave) gjatė vitit 2012 shėnoi rritjen mė tė madhe tė 5 viteve tė fundit. Tė dhėnat mė tė fundit tė Drejtorisė sė Doganave tregojnė se, vjet, tė ardhurat nga renta minerare u rritėn 65% mė shumė se nė vitin 2011.

Vjet sektori minerar shėnoi rritjen mė tė madhe tė prodhimit dhe kryesoi nė total rritjen e eksporteve, duke kryesuar nė listėn e mallrave "made in Albania". Edhe tė dhėnat nga ALBEITI, njė organizėm e krijuar si nismė pėr transparencė nė industrinė nxjerrėse, financuar nga Banka Botėrore, tregojnė se tė ardhurat mė tė mėdha po vijnė nga industria minerare dhe e naftės.

Sektori minerar vjet rriti ndjeshėm prodhimin minerar me 13% mė shumė se nė 2011-tėn, ose 10.3 milionė ton minerale dhe investimet pėr ruajtjen e mjedisit. Burime zyrtare tė ministrisė sė Ekonomisė bėjnė tė ditur, se nė sektorin minerar u rrit me 28% niveli i punėsimit vjet, njė rritje mė e madhja e shėnuar pas shumė vitesh nė ketė degė tė industrisė.

Gjithashtu vjet u rrit ndjeshėm me 154% mė shumė se nė 2011-tėn dhėnia e lejeve dhe licencave pėr sektorin minerar, ku dominuan ato pėr mineralet e gurit, argjiles, etj. Vitin e kaluar investimet arritėn rreth 43 milion usd, me 10% rritje mė shumė, krahasuar me vitin 2011 si dhe njė tejkalim 3 milion usd, pasi sipas plan-zhvillimeve tė bisneseve, investimet e biznesit privat u llogaritėn mbi 40 milionė usd.

Pozitive mbetet fakti se vjet u rritėn ndjeshėm investimet pėr ruajtjen e mjedisit, objektiv prioritar pėr ministrinė, thanė burimet zyrtare tė METE-s. Sipas tyre, invstimet mjedisore u rritėn gati 7 herė mė shumė se nė 2011-tėn.

Tė ardhurat nga renta minerare qė vitet e fundit kanė shėnuar trend rritės, arritėn nė 9-mujorin e 2012-tės nė shumėn 3.663 miliardė lekė, ose 74% mė shumė se e njėjta periudhė e 2011. Ky ritėm ka shoqėruar tė ardhurat nga renta minerare dhe nė dy vitet 2010-2011 tė ardhurat nga renta minerare u rritėn 98%.

Nė fund tė vitit 2011 prodhimi i pėrgjithshėm minerar arriti 8.2 milionė ton produkte minerare, me 32% mė shumė se nė vitin 2010, ndėrsa tė ardhurat u dyfishuan dhe nga renta minerare u fituan rreth 10 milionė usd, ose 2.5 herė mė shumė se nė 2010-tėn.

Ndonėse dy vitet e fundit tregu minerar ėshtė pėrballur me periudha tė pėrkohshme tė rėnies sė ēmimeve, kryesisht tė ēmimit tė shitjes sė kromit, tė ardhurat nga renta minerare nuk u ulėn dhe eksportuesit e minerareve janė optimistė pasi ēmimet po rriten dhe pritet qė e tillė tė jetė dhe 2013-ta.

Konjuktura botėrore e favorshme ka ndikuar vitet e fundit nė rritjen e investimeve nga biznesi minerar dhe tė prodhimit. Nė vitin 2011 pėrpunimi i mineraleve shėnoi trend pozitiv dhe kapacitetet pėrpunuese tė mineralit tė bakrit u rritėn 170%, tė kromit 120% dhe gurėve dekorativė 70%.

Sipas plan-veprimit 3-vjeēar 2011-2014, ministria e Ekonomisė parashikon qė produkti minerar tė ketė rritje vjetore 5%, ndėrsa sipėrfaqja totale nė shfrytėzim, 860,56 km2.

Edhe treguesit e prodhimit vjetor tė minerareve janė rritur ndjeshėm vitet e fundit. Ndėrsa nė 2011 prodhimi minerar arriti nė 8.2 milionė tonė, nė 2010-tėn u prodhuan 5.9 milion ton, nga 2.27 milionė ton minerare qė u prodhuan nė 2005. Sektori minerar zė 8% nė Prodhimin e Brendshėm Bruto (PPB).

HermesNews - ©2013