Video

26/04/2013 14:46:04

2013-ta rekord turistėsh nė Greqi

Disa hotele kanė ulur ēmimet deri nė 45 pėr qind pėr tė tėrhequr klientė






ATHINĖ - Me pamjet e zakonshme tė protestave, grevave dhe manifestimeve tė dhunshme pėr shkak tė krizės qė preku rėndė vendin ballkanik, ēka i mbajti larg turistėt e huaj gjatė vitit tė kaluar, pėr kėtė vit Greqia pret njė numėr rekord tė tyre, deklaroi presidenti i Shoqatės sė Hoteleve tė Athinė-Atikės, Aleksandros Vasilikos nė njė konferencė shtypi, njoftoi faqja e internetit GreekReporter.

''Ajo qė ka ndodhur nė Greqi gjatė dy viteve tė kaluara, pavarėsisht nivelit, ka qenė nė faqet e para tė lajmeve nė tė gjithė botėn. Kjo ēoi nė rėnien me 5,5 pėr qind tė numrit tė turistėve nė vend'', thotė nga ana e saj agjencia e statistikave, ELSTAT.

''Numri i turistėve u ul nė 15,5 milionė, por duke parė qė pėr kėtė vit rezervimet, veēanėrisht ato nga SHBA janė rritur me 40 pėr qind, kjo tregon se turistėt po rikthehen'', shton ELSTAT. Ēmimet e ulura po na ndihmojnė, edhe pse 40 hotele nė Athinė janė mbyllur pėr shkak tė taksave tė larta'', thotė Vasilikos. ''Disa hotele kanė ulur ēmimet deri nė 45 pėr qind pėr tė tėrhequr klientė'', shton ai. ''Kėtė vit presim tė paktėn 17 milionė turistė'', thekson presidenti i Shoqatės sė Hoteleve tė Athinė-Atikės, Aleksandros Vasilikos.

HermesNews - ©2013