Video

25/04/2013 17:43:03

Egin Ceka sherr me Ramėn, kritikoi diplomacinė shqiptare jashtė

Diplomati shqiptar Egin Ceka debat me Edi Ramėn nė Vjenė. Berisha kėrkon hetim






VJENE - Pas njė takimi nė Akademinė diplomatike tė Vjenės, ku Edi Rama ishte thirrur pėr fjalim, diplomati shqiptar nė Vjenė Egin Ceka akuzoi Ramėn pėr realitetin e zymtė shqiptar, pas komenteve tė kryesocialistit pėr nivelin e ulėt tė pėrfaqėsimit tonė diplomatik. Kjo ka bėrė qė Rama dhe Ceka tė pėrplasen, sipas disa mediave, dhe fizikisht. "Rama e ka kapur diplomatin prej veshi dhe e ka goditur nė kokė", shkruan Civitas.

Deputetėt socialist e kanė quajtur Ceken "diplomat militant i Berishės" dhe ka kėrkuar shkarkimin e tij. "Tėrbimi jot ėshtė qė u prit nga krerė tė Austrisė, qė e takoi kreu i OSBE, pėr tė zgjidhur ato probleme qė t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet pėr tė dhėnė vizionin e tij mbi Shqipėrinė dhe midis probleme tė tjera shqiptarė tė nderuar, Edi Rama dėnoi, nė pėrgjigje, nepotizmin dhe mungesėn e profesionalizmit nė trupin diplomatik shqiptar", tha nė seancėn e sotme Gramoz Ruēi.

K/ministri Berisha iu pėrgjigj se "prekja e tjetrit me imunitet diplomatik, grushtimi i diplomatit, i njė punonjėsi nė detyrė pėrbėn njė vepėr tė rėndė penale". Ai kėrkoi ngritjen urgjente tė Komisionit Hetimor Parlamentar ditėn e Hėnė duke paralajmėruar se mazhoranca ka gati 30 dėshmitarė.

Autoritete zyrtare austriake tė "Renner Institut" qė organizuan takimin e Edi Ramės nė Vjenė mohojnė tė ketė ndodhur ndonjė incident. Pėr News 7, thuhet se "Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramen dhe ishin gati 140 veta ne salle ku Rama ju pėrgjigje pyetjeve dhe te interesuarve. Ēdo i ftuar kishte mundėsinė te pyeste dhe kėshtu aktiviteti pėrfundoi qetėsisht.
Persa i pėrket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo te tilla si ju thoni ne duam t’u themi se ne dijeninė tone nuk kemi asnjė info se ka ndodhur njė gjė e tille.” //HermesNews - ©2013//






































* Letra e Institutit "Renner"

Doriana Metollari