Video

25/04/2013 10:14:03

Fillon rikonstruksioni i rrugės Krumė-Kukės

Punimet e rinisura njė ditė mė parė, do tė pėrqėndrohen nė segmentin e ri prej 7 kilometrash Qafė Tobli- Myc Has, ku do tė hidhen shtresat e ēakullit dhe nėnshtresat e tjera






HAS - Pas njė periudhe ndėrprerjeje pėr mungesė fondi, punimet e rinisura njė ditė mė parė pėr rikonstruksionin tėrėsor tė aksit rrugor Krumė- Kukės, 31 kilometra, do tė pėrqėndrohen nė segmentin e ri Qafė Tobli-Myc-Has, nė njė gjatėsi prej 7 kilometrash.

Punimet e rinisura njė ditė mė parė, do tė pėrqėndrohen nė segmentin e ri prej 7 kilometrash Qafė Tobli- Myc Has, ku do tė hidhen shtresat e ēakullit dhe nėnshtresat e tjera. Po ashtu, do tė hidhet njė shtresė stabilizanti dhe do tė ndėrtohet njė urė e re nė dalje tė qytetit tė Krumės.

Ndėrsa nėnprefekti i Hasit, Ismet Jaku, bėn tė ditur se "tė gjitha proceset e punės kanė pėrfunduar, ndėrsa ka mbetur pėr t’u kryer edhe procesi i asfaltimit nė tė gjithė gjatėsinė e rrugės sė rikonstruktuar, gjė qė do tė mundėsojė pėrmirėsimin e ndjeshėm tė lėvizjes sė mjeteve nė kėtė aks rrugor".

Tashmė ka pėrfunduar zgjerimi i rrugės nė tė gjithė gjatėsinė e saj, duke e kthyer kėtė segment nga rrugė njė kalimėshe, nė dykalimėshe. Nė tė gjithė gjatėsinė e saj ka pėrfunduar edhe ndėrtimi i veprave tė artit si ura, tombino, etj.

Rikonstruksioni tėrėsor i kėtij aksi rrugor nisi nė muajin korrik tė vitit 2009, nga 3 firma ndėrtuese vendase, qė pėrfunduan rikonstruksionin e lotit tė parė me njė gjatėsi prej rreth 6 kilometrash. Mė pas punimet vazhduan nga firma "Geci", e cila punoi nė tė gjithė pjesėn tjetėr tė rrugės. Fondi pėr rikonstruksionin tėrėsor tė kėtij aksi rrugor arrin nė 15 milionė euro, akorduar nga buxheti i shtetit.

HermesNews - ©2013