Video

24/04/2013 09:36:44

FRD, njė 'sprovė' pėr qytetarin

nga Redan Bushati






TIRANE - Njė lėvizje e vėshtirė, sidomos nga pikėpamja elektorale, por qė mbart kartėn e moralit dhe pacėnueshmėrisė njollosėse. Fryma e Re Demokratike, njė parti e qendrės sė djathtė, qė drejtohet nga ish-presidenti i vendit Bamir Topi, ku nė pėrbėrje tė saj ka mjaft emra tė rėndėsishėm tė sė djathtės si Gazmend Oketa, Aleksandėr Biberaj, Besnik Mustafaj etj., bėri zgjedhjen mė tė drejtė, atė tė pritshme nė masė nga qytetarėt, por nga ana tjetėr tė gabuarėn, kjo e pėrllogaritur nė termat elektoralė.

Shqipėrinė e pas viteve ’90 e ka kapluar klima bipartizane, e cila nė njė demokraci tė brishtė si kjo e jona sjell dėme tė pallogaritshme. Mirėpo kjo s’do tė thotė qė partitė e tjera a priori janė mė konstruktive se kėta qė kanė formuar kėtė klimė tė tillė tė gjymtė. Megjithatė, sa mė shumė tė shtrihet mundėsia e pėrfaqėsimit, aq mė mirė do tė jetė pėr qytetarin, gjithmonė nė rast se vota nuk cėnohet. Nė kėtė kontekst FRD mbetet njė alternativė mė vete, e papėrlyer, e paprovuar mė herėt dhe mbi tė gjitha, sė paku nė dukje, me figura qė vijnė nga shtresat intelektuale tė shoqėrisė, nga ish-pronarė dhe ish tė pėrndjekur nė kohėn e monizmit.

Se cila ėshtė ndjeshmėria e qytetarėve ndaj kėsaj force tė re politike nė vendin tonė, kjo mbetet pėr t’u parė mė 23 qershor. Ama njė problem i mprehtė pėr kėtė subjekt politik do tė jetė masmedia, e cila e epur pas dy koalicioneve, qė kryesohen nga dy partitė mė tė mėdha nė vend, do tė mundėsojė njė kohė relativisht tė shkurtėr pėr kėtė “pol tė tretė”. Po ashtu, mospasja e komisionerėve nuk jep aspak garanci pėr mbrojtjen e votės sė FRD, nė njė klimė tė tillė mosbesuese ndaj proceseve zgjedhore nė vendin tonė.

Pėrpos kėtyre deficiteve tė mėdha, FRD ka njė elektorat bazė, i cili mė sė shumti vjen nga radhėt e tė zhgėnjyerve prej PD dhe nė tėrėsi prej tė ashtuquajturės e djathta shqiptare – njė lėkundje besimi dhe distancimi qė pėr hir tė sė vėrtetės ka nisur gradualisht, qysh pas zgjedhjeve tė vitit 1996. Pikėrisht kėtė pjesė tė terrenit do tė synojė FRD. Se sa efektive do tė tregohet, kjo varet mė sė shumti nga puna e bėrė dhe qė vijon tė bėhet nė bazat e partisė, kryesisht nė ato qarqe ku e djathta pėrbėn edhe shumicėn, si Shkodra, Kukėsi, Dibra, por pse jo edhe Tirana, Durrėsi etj.

Nė fund tė kėtyre radhėve tė pakta, si nė ēastin kur FRD ka publikuar pozicionin e saj elektoral nė kėto zgjedhje parlamentare, pa dashur tė bėj rolin e fallxhorit, gjykoj se kjo parti praktikisht nuk mund tė marrė mė shumė se 2-3 deputetė. Kjo pasi sistemi ėshtė i tillė, klima ėshtė bipartizane dhe kultura masive popullore nuk pėrqaset me njė alternativė tė re, e cila ndoshta mund tė pėrfaqėsojė siē duhet interesin qytetar.

HermesNews - ©2013