Video

23/04/2013 19:05:05

Durres, mė shumė ujė pėr zonat bregdetare

60 mijė banorė nė tė gjithė qarkun furnizohen me ujė nė mėnyrė tė pandėrprerė, ndėrsa ėshtė 3-4-fishuar koha e furnzimit pėr dhjetėra mijė banorė tė tjerė






DURRES - Furnizimi me ujė tė pijshėm i zonės bregdetare ka qenė objektivi kryesor i ndėrmarrjės sė Ujėsjellės- Kanalizimeve nė Durrės gjatė sezonit 2012-2013. Gjatė kėsaj periudhe nė bashkitė dhe komunat e qarkut janė shtruar rreth 141 km tubacione me njė investim tė pėrgjithshėm prej afro 600 milion leke, tha drejtori i kėsaj ndėrmarrjeje, Doklead Ademi.

Sipas tė njejtit burim, zona turistike nė plazhin tradicional dhe ajo e plazheve tė reja nė komunat me dalje detare nė Gjirin e Lalzit do tė kenė mė shumė ujė jo vetėm nė sasi, por edhe nė mėnyrė ritmike.

Drejtori Ademi shton se gjatė kėtij viti janė shtruar linja tė reja furnizimi nė zonėn e Shkėmbit tė Kavajės dhe tė plazhit tė Durrėsit, duke pėrmiresuar ndjeshėm situatėn e furnizimit, njėlloj si nė plazhet e reja nė Hamallaj, Shėn Pjetėr dhe nė Gjirin e Lalzit. Gjatė stinės sė verės nė vijėn bregdetare prej 62 km tė qarkut tė Durrėsit pushojnė mesatarisht 50-60 mijė vetė nė ditė.

Rreth 60 mijė banorė nė tė gjithė qarkun furnizohen me ujė nė mėnyrė tė pandėrprerė, ndėrsa ėshtė 3-4-fishuar koha e furnzimit pėr dhjetėra mijė banorė tė tjerė. Lidhja e 8 mijė kontratave tė reja, si dhe vjelja e detyrimeve tė faturimeve nga bizneset dhe familjet, kanė pėrmiresuar situatėn financiare tė Ujėsjellės-Kanalizime nė Durrės, tha drejtori Doklead Ademi.

HermesNews - ©2013