Video

23/04/2013 19:02:47

Euro mbiēmohet ndaj Lekut

Sipas kursit zyrtar tė Bankės sė Shqipėrisė, njė euro u kėmbye sot me 140.52 lekė






TIRANE - Monedha europiane euro, qė nga fillimi i kėtij viti ėshtė mbiēmuar me gati 0.7% ndaj lekut. Leku ka vijuar tė humbė pikė edhe gjatė ditės sė sotme kundrejt euros, duke bėrė qė monedha e pėrbashkėt tė shėnojė njė tjetėr rekord tė kėtij viti ndaj asaj vendase, ndėrkohė qė vijon tė kuotohet nė nivelet mė tė larta qė nga nėntori 2011.

Sipas kursit zyrtar tė Bankės sė Shqipėrisė, njė euro u kėmbye sot me 140.52 lekė. Kjo ėshtė dita e 12-tė radhazi qė monedha e pėrbashkėt mbiēmohet ndaj lekut. Nė tregjet ndėrkombėtare euro ra 0.1% nė $1.3041.Sipas aktorėve tė tregut, arsyeja kryesore e euros sė fortė nė tregun e brendshėm vijon tė mbetet kėrkesa e lartė pėr kėtė valutė nga bankat tregtare, qė blejnė pėr llogari tė klientėve tė tyre.

Megjithatė, pėrfaqėsues tė agjencive kryesore tė kėmbimit nė vend pohojnė se tashmė duket se ėshtė arritur niveli maksimal dhe ata nuk parashikojnė qė euro tė rritet pėrtej kuotės sė 140.6, teksa presin qė tė ketė njė ndėrhyrje nga ana e Bankės sė Shqipėrisė me shitje valute, ēka do tė qetėsonte tregun.

Ata gjithsesi parashikojnė qė gjatė ditėve nė vijim euro tė jetė e fortė nė bursat ndėrkombėtare, por mė shumė se me njė rritje tė mėtejshme tė monedhės sė pėrbashkėt nė tregun vendas, kjo do reflektohet me njė rėnie tė dollarit nė tregun vendas. Gjithsesi euro pritet tė mbetet e fortė edhe nė vend.Edhe dollari shėnoi rritje relativisht tė fortė gjatė ditės sė sotme, duke u kuotuar me gati 107.8 lekė.

HermesNews - ©2013