19/04/2013 18:13:00
Dy projektligjet e socialistėve pėr votėn e qytetarėve jashtė
Si mendoni tė zgjidhni ēėshtjen e votės sė emigrantėve pas 23 Qershorit ? Cfarė tė reje mendoni se do tė sjellė pėr integrimin europian vota e mbi 1 milion qytetarėve shqiptarė qė jetojnė jashtė ?
TIRANE - Kreu i socialistėve Edi Rama nėpėrmjet njė platforme online nė Facebook iu pėrgjigj pyetjeve mbi fushatėn elektoriale sė Hermesnews, nė lidhje me tė drejtėn e votės pėr qytetarėt shqiptarė qė jetjonė jashtė vendit. Kreu i selisė rozė pėrmendi projektligjin e propozuar dy herė pėr tė drejtėn e votės sė shtetasve shqiptarė. "Ne kemi formuluar dhe propozuar dy herė projekt-ligjin pėr votėn e emigrantėve. E kemi prezantuar kėtė projekt-ligj pranė Komisionit Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, nė vitin 2008 dhe nė vitin 2012. Propozimi ynė i detajuar, specifikonte mėnyrėn e votimit me anė tė postės sė personalizuar dhe gjithashtu koston e bashkėngjitur pėr tė mundėsuar votėn pėr ēdo shqiptar, kudo ku ai ndodhet nė emigracion. Por si nė vitin 2008, ashtu dhe nė vitin 2012, Kryeministri dhe Partia Demokratike e kanė rrėzuar propozimin e opozitės, pa dhėnė asnjė arsye pėr kėtė refuzim. Ne do ta aprovojmė kėtė projekt-ligj me maxhorancėn tonė tė re nė Parlament pas 23 qershorit."
HermesNews - ©2013