Video

19/04/2013 13:27:09

2,241 milion Lekė nga pushteti vendor pėr tre muaj

Referuar statistikave paraprake tė Ministrisė sė Financave mbi treguesit fiskal sipas buxhetit tė konsoliduar, tė ardhurat nga pushteti vendor llogariten 18.65 % e totalit prej 12.003 milionė lekė tė planifikuar pėr gjithė vitin 2013






TIRANĖ - Tė ardhurat nė buxhetin e shtetit nga njėsitė e qeverisjes vendore nė 3 muajt e parė kėtij viti llogariten 2.241 milionė lekė. Referuar statistikave paraprake tė Ministrisė sė Financave mbi treguesit fiskal sipas buxhetit tė konsoliduar, tė ardhurat nga pushteti vendor llogariten 18.65 % e totalit prej 12.003 milionė lekė tė planifikuar pėr gjithė vitin 2013.

Ndėrsa nė 3 muajt e parė tė vitit 2012 u mblodhėn 2,837 milionė lekė. Ndėrkohė, shpenzimet pėr buxhetin vendor (janar-mars 2013) kapin vlerėn e 6,265 milionė lekėve, kur nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2012 ishin 5,128 milionė lekė.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, tė ardhurat e tė cilave shkojnė nė buxhetin e shtetit, janė taksa mbi pasurinė, taksa mbi biznesin e vogėl dhe taksa lokale.

Nga taksa pėr pasurinė nė kėto tre muaj u arkėtuan 600 milionė, nga taksa mbi biznesin 507 milionė lekė dhe nga taksa lokale 1,134 milionė lekė.

HermesNews - ©2013