Video

18/04/2013 17:12:18

Helmohen punonjesit e fabrikes

Hengren sandwich te lyer me ilac minjsh





GJERMANI- Njezete e pese punonjes te nje fabrike ne Gjermani, raportohet se ndodhen ne spital pasi kane konsumuar sanduic, mishi i te cilit ishte i sperkatur me ilac minjsh. Sipas gazetes gjermane “Bild”, stafi i Mueller-Technik, nje kompani qe prodhon pjese kembimi per makina ne qytetin veri-perendimor te Stenifeld, ka konsumuar nga nje sanduic pasi e kane porositur.

Punetoret e kane pershktuar sanduicin si nje cope buke e vjeter dhe e thate perpara se te zbulonin disa pika me ngjyre vjollce ne zonen e mishit dhe te djathit. Sherbimi i emergjences menjehere ka kontaktuar spitalin, ndersa 250 vete jane cuar menjehere ne spital per sherbim anti-helmim.

Nderkohe, nje pjese e kampioneve te ushqimit jane cuar ne nje laborator ne Berlin nga ku do te konfirmohet edhe ilaci kunder minjve. Sipas punonjesve te spitali ku ndodhen aktualisht te helmuarit, nuk ka asnje gjendje urgjente dhe te semure rende.