Video

18/04/2013 16:04:19

PBDNJ ngrin veprimtarinė nė KQZ

Anėtari Jani argumenton qėndrimin e tij, i nxitur nga zhvillimet e fundit, 'ku maxhoranca aktuale, haptazi ka ndėrmarrė veprime qė cėnojnė pavarėsinė e kėtij institucioni, duke shkelur ligjin'






TIRANĖ - Pėrfaqėsuesi i propozuar nga Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut (PBDNJ), nė KQZ, Jani Jani, deklaroi tė enjten se 'ngrin' veprimtarinė e tij nė kėtė institucion, duke u solidarizuar kėshtu me dorėheqjet e dy anėtarėve tė propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Vendimi i komisionerit Jani parashikon mospjesėmarrjen e tij nė asnjė nga mbledhjet e KQZ-sė.

Pėrmes njė letre, anėtari Jani argumenton qėndrimin e tij, i nxitur nga zhvillimet e fundit, "ku maxhoranca aktuale, haptazi ka ndėrmarrė veprime qė cėnojnė pavarėsinė e kėtij institucioni, duke shkelur ligjin".

"Vlerėsoj aktin e dorėheqjes sė dy kolegėve tė mi si zgjedhje tė drejtė tė bindjes sė tyre. Pėr arėsye tė situatave tė krijuara dhe nė pritje tė njė reflektimi real, tė dukshėm tė politikės pėr tė hequr dorė nga tentativat pėr tė cėnuar pavarėsinė e kėtij institucioni, si dhe nė shenjė solidariteti me kolegėt e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarisė time formale nė KQZ", thotė Jani, nė letrėn e tij.



HermesNews - ©2013