Video

18/04/2013 15:27:55

Pese te arrestuar ne dy operacione

Kultivimi i bimėve narkotike nė bashkėpunim, akuza qe rendon mbi te arrestuarit






TIRANĖ - Nė dy operacione tė zhvilluara sot nga Policia sė Shtetit janė arrestuar pesė persona, katėr prej tyre me akuzėn e kultivimit tė bimėve narkotike dhe njeri i dyshuar pėr falsifikim dokumentesh.

Policia e Shtetit, me anė tė njė komunikate pėr shtyp, bėri tė ditur se nga strukturat e Departamentit kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda nė Policinė e Shtetit, pėrkatėsisht strukturat e Drejtorisė Kundėr Narkotikėve dhe Trafiqeve, si dhe strukturat e Drejtorisė kundėr krimit Financiar, nė bashkėpunim dhe me strukturat e Prokurorisė, gjatė ditės sė sotme janė finalizuar 2 operacione policore, nė sajė tė tė cilėve u bė i mundur arrestimi i 5 shtetasve.

Keshtu, nė sajė tė operacionit tė koduar “Pisha”, tė realizuar njėkohėsisht nė rrethet e Tiranės dhe tė Tropojės, nga strukturat e luftės kundėr narkotikėve dhe trafiqeve pranė Drejtorive tė Policisė sė Qarqeve Tiranė dhe Kukės, nė bashkėpunim me forcat RENEA, si dhe Prokurorinė e rrethit Gjyqėsor Tropojė, ėshtė bėrė i mundur arrestimi i shtetasve Filip Gjeloshaj, 38 vjeē, i cili njihet si person me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore, i kėrkuar disa herė pėr krime tė rėnda kundėr personit dhe kundėrshtim tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, Nikollė Mulaj, 66 vjeē, Rinard Progni, 22 vjeē dhe Besnik Mėshaj, 35 vjeē, nga Tropoja.

Arrestimi i kėtyre shtetasve ėshtė bėrė i mundur nė kuadėr tė njė procedimi penal tė vitit 2012, nėn akuzėn e kryerjes sė veprės penale tė “kultivimit tė bimėve narkotike tė kryer nė bashkėpunim”. Pas njė hetimi tė shtrirė nė harkun kohor tė rreth 9 muajve, tė kryer nga strukturat e Policisė sė Shtetit nė bashkėpunim me Prokurorinė, ka rezultuar se kėta shtetas janė autorėt e dyshuar tė kultivimit tė njė sasie tė konsiderueshme tė bimėve narkotike, nė 6 parcela, nė Komunėn e Lekbibajt. Ndaj 4 shtetasve tė sipėrcituar, Gjykata e rrethit Tropojė, ka caktuar masėn e sigurisė “arrest me burg”, nė sajė tė materialeve dhe provave tė grumbulluara gjatė kėtij hetimi.

Po gjatė ditės sė sotme, nga Drejtoria Kundėr Krimit Financiar nė Policinė e Shtetit, nė bashkėpunim me Njėsinė Task Forcė pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, u finalizua me sukses operacioni policor “Topografi”, nė kuadėr tė tė cilit u bė i mundur arrestimi i shtetasit Sulejman Metani, 58 vjeē, banues nė Shkodėr, mė detyrė Inspektor nė Policinė Ndėrtimore tė Qarkut Shkodėr.

Nė sajė tė hetimeve intensive dhe mjaft profesionale tė kryera, pėr njė periudhė 6-mujore, ka rezultuar se ky shtetas nė bashkėpunim me persona tė tjerė, ka falsifikuar dhe paraqitur pranė Agjencisė sė Kthimit e Kompensimit tė Pronave, njė dosje pėr kthim prone, pėr pėrfitimin e njė prone shtetėrore prej 43 mijė m² nė bregdet, nė zonėn turistike tė Velipojės.

Bazuar nė materialet e grumbulluara nė kuadėr tė kėtij hetimi nga strukturat e Policisė sė Shtetit, nė bashkėpunim me Njėsinė Task Forcė, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, ka vendosur masėn e sigurimit “arrest me burg” pėr shtetasin Sulejman Metani, si i dyshuar pėr kryerjen e veprės penale “falsifikim i dokumenteve nė bashkėpunim mė shumė se njė herė”.

Komunikatė pėr shtyp