Video

17/04/2013 15:22:58

FMN, inflacioni 0,8 % negativ kėtė vit pėr Greqinė

Papunėsi e lartė pėr dy vitet e ardhshme






ATHINĖ - Nė njė raport tė Fondit monetar ndėrkombėtar pėr rritjen ekonomike nė botė thuhet se ekonomia greke do tė pėsojė njė rėnie prej 4,2 pėr qind kėtė vit dhe do tė demonstrojė njė normė pozitive rritjeje me 0,6 pėr qind gjatė vitit tė ardhshėm.

"Fondi Monetar Ndėrkombėtar pret njė inflacion negativ prej 0,8pėr qind kėtė vit dhe 0,4 pėr qind nė 2014-n", njoftoi faqja greke e internetit GreekReporter.

Papunėsia do tė jetė qėndrueshmėrisht e lartė nė tė dy vitet. Sipas njė analize tė bėrė nga FMN-ja, norma e papunėsisė do tė jetė 27 pėr qind pėr 2013-n dhe nė 2014 pritet njė rėnie e pabesueshme me 26 pėr qind.

Pėrsa i pėrket eurozonės, FMN-ja nėnvizon se pavarėsisht prespektivės ekonomike nė pėrmirėsim, qė vihet re muajt e fundit, vendet e zhytura nė borxhe nuk duhet tė pushojnė pėrpjekjet e tyre pėr konsolidimin fiskal.

HermesNews - ©2013