Video

16/04/2013 09:28:32

Policia nė alarm pėr atentate tė reja nė SHBA

Ndėrkohė qė sytė e mbarė botės ishin drejtuar nga Koreja e Veriut dhe kėrcėnimet pėr njė luftė bėrthamore nė Azi, njė atentat me markė, me siguri terroriste, u rikthye pėr tė goditur zemrėn e Amerikės






BOSTON - Policia e Bostonit, qė ka konfirmuar dy shpėrthime tė ndodhura nė startin e njė maratone tė zhvilluar dje, po vazhdon verifikimet dhe inspektimet pėr ndonjė tjetėr mekanizėm shpėrthyes qė mund tė jetė vendosur nė Mandarin Hotel, njė hotel me pesė yje nė Back Bay. Policia konfirmoi se pas dy shpėrthimeve tė ndodhura nė vijėn e startit tė maratonės kanė mbetur tė vdekur tre persona dhe janė plagosur mbi 100 tė tjerė. Pėr momentin, ashtu siē edhe e sintetizoi presidenti amerikan, Barack Obama, vendi i tij nuk ka ende njė pėrgjigje. Burime nga Shtėpia e Bardhė nuk pėrjashtojnė as faktin qė atentati mund tė jetė i markės vendase.Megjithatė, disa orė pėrpara atentateve nė Boston, galaksia e faqeve xhihadiste tė internetit kėrcėnonte pėr sulme kundėr Amerikės, Francės dhe vendeve evropiane pėr mbėshtetjen ndaj ndėrhyrjes ushtarake nė Mali apo pėr pėrdorimin e avionėve pa pilot nė Afganistan dhe Pakistan.

HermesNews - ©2013