Video

16/04/2013 09:17:44

Hija e Al-Kaedės terrorizon SHBA-nė

Nga Claudio Accogli






ROMĖ - Ndėrkohė qė sytė e mbarė botės ishin drejtuar nga Koreja e Veriut dhe kėrcėnimet pėr njė luftė bėrthamore nė Azi, njė atentat me markė, me siguri terroriste, u rikthye pėr tė goditur zemrėn e Amerikės. Pėr momentin, ashtu siē edhe e sintetizoi presidenti amerikan, Barack Obama, vendi i tij nuk ka ende njė pėrgjigje.

Burime nga Shtėpia e Bardhė nuk pėrjashtojnė as faktin qė atentati mund tė jetė i markės vendase.

Megjithatė, disa orė pėrpara atentateve nė Boston, galaksia e faqeve xhihadiste tė internetit kėrcėnonte pėr sulme kundėr Amerikės, Francės dhe vendeve evropiane pėr mbėshtetjen ndaj ndėrhyrjes ushtarake nė Mali apo pėr pėrdorimin e avionėve pa pilot nė Afganistan dhe Pakistan.

''Atentatet e ardhshme tė Al-Kaedės do tė jenė tė fuqishme dhe tronditėse dhe do tė bėhen nė SHBA, Francė dhe nė Europė'', ėshtė teksti i njė mesazhi tė publikuar nė galaksinė e faqeve xhihadiste tė internetit, tė bėra publike disa orė mė parė nga organizata qė monitorojnė ekstremizmin islamik nė internet.

Ky njoftim u mor seriozisht edhe nga SITE, organizata kryesore qė monitoron mesazhet nga kjo galaksi. "Sulmet nė Boston mund tė jenė tė al-Kaedės, por edhe tė TTP-sė, grupi kryesor taleban nė Pakistan, qė kėrkon tė hakmerret ndaj sulmeve tė avionėve pa pilot qė shkaktojnė humbje tė konsiderueshme mbi grupet talebane", tha SITE.

Kėtyre kėrcėnimeve, ditėve tė kaluara, u janė shtuar edhe ato tė AQIM-it, filialit afrikanoverior tė al-Kaedės qė ka rifilluar fatvat kundėr Perėndimit dhe Francės, nė veēanti, duke bekuar sulmet kamikaze pėr hakmarrje ndaj ndėrhyrjes ushtarake nė Mali.

Shefi i al-Kaedės, Ayman Zawahri, nė mesazhin e parė audio qė nga nėntori i kaluar bėri apel pėr xhihad kundėr ''programit satanik tė SHBA-sė'' qė bekohet nga ''kriminelėt e mėdhenj nė Uashington, Moskė dhe Tel Aviv''.

Zawahri festoi mė vonė fitoret e xhihadistėve, tė tillė si ata tė Jabaht al Nusra, grupit qė dyshohet se sekuestroi katėr gazetarė italianė tė liruar dy ditė mė parė nė Siri, dhe ato tė al-Kaedės nė Irak duke kėrkuar luftėtarėt tė bashkoheshin nė njė luftė tė shenjtė nė Siri, madje edhe nė Somali.

Si pėrgjigje ndaj tė gjithė kėsaj, xhihadistėt filluan sulme tė pėrgjakshme nė Mogadisho, Faluxha dhe Bagdad. Shėrbime tė ndryshme sekrete kishin njoftuar gjatė javėve tė kaluara edhe pėr sulme tė individėve tė veēantė me bomba artizanale si edhe me autobomba kundėr grumbullimeve masive tė njerėzve. ''Pėr tė gjitha ata do tė ketė njė vend nė parajsė'', kishin siguruar shefat e al-Kaedės.

HermesNews - ©2013