Video
15/04/2013 16:57:29
Kapiteni ushtarak i Korese se Veriu
Jeta ime brenda dhe jashte vendit diktatorial
LONDER - Joo-il Kim, eshte nje ish funksionar i larte i mbrotjes se Korese se Veriut. Tashme ai jeton ne New Malden. Ai rrefen per jeten e re ne Britani dhe statusin politik te vendit te tij. Historia e tij eshte ajo se cfare la, por pas mberritjes ne Britani, nisi nje jete te re shume te lumtur.
Cfare ju beri te linit familjen dhe te rrezikonit jeten pas arratisjes ne vitin 2005?
Pas ekonomise teper te keqe ne fund te viteve 90-te dhe filliviteve 2000, njerezit ishin duke vdekur urije dhe jo vetem civilet por edhe ushtaret. Ata qe nuk doni te vdisnin urije ia mbathen nga radhet e ushtrise. Njerezit e zakonshem ne Korene e Veriut nuk jane te lire te udhetojne neper vend. Por si nje kapiten ushtarak, une kisha privilegjin te udhetoje gjithekund dhe te gjeja njerezit qe ia mbathnin.
Une e dija se dicka nuk po shkonte ne ate shoqeri, por vdekja e motres sime nga uria duket se e qartesoi mendjen time. Me ne fund vendosa te arratisem. Ia mbatha pasi kalova kufirin per ne Kine Ndodhesha prane lumit ne kufi me 26 gusht 2005. Mberrita dy dite me pare, por per shkak te henes se plote dhe ndricimit te madh prita derisa u erresua per shkak te reve. Notova ne lume per kater ore dhe me ne fund mberrita ne Kine nga ku me shume mundime nisi jeta ime e re.
Si eshte jeta jote ne Britani?
Normalisht, refugjatet nga Koreja e Veriut ne Britani kane nje pune stabel dhe fitojne para, por jeta ime eshte pak ndryshe. Une vazhdoj te kem probleme me gjuhen dhe per kete vazhdoj te punoj ne nje zyre avokatie per te drejtat e njeriut dhe per te ndryshuar shoqerine ne Korene e Veriut. Kur isha ne Korene e Veriut, une gjithnje e dija se Londra ishte shume me smog, por ne nuk kishim pare asnjehere nje gje te tille.
Cfare te surprizoi nga jeta jashte Korese?
Ne Korene e Veriut ka nderprerje te shumta energjie dhe eshte shume erresire. Madje nuk mund te ikesh naten verdalle. Por ne Kine ishte nje tjeter bote. Kudo ndricim dhe drita qe nuk fikeshin kurre. Ne Korene e Veriut malet jane te hirta dhe te zhveshura. Nuk kane shume gjelberim pasi njerezit i presin pemet per tu ngrohur. Por ne Angli shoh gjithe kete gjelberim ngado.
Si ka qene jeta ne shtepine tende?
Ne Korene e Veriut nuk ka shume gjera qe te perkasin ty. Gjithekush jeton ne nje shtepi qe jepet nga qeveria. Ne rastin tim, une jetoja ne nje shtepi me dy kate. Nena ime ishte mesuese ne nje qender kujdesi. Babai im ishte shofer per civilet ne aviacion. Vellai im i madh ishte kapiten ushtrak dhe motra ime ishte ushtarake ne nje fabrike raketash.
Je ne djeni se cfare u ka ndodhur prinderve te tu?
Une e di se ata jane nen kontroll nga regjimi dhe se nuk jane te lire te levizin ngado. Njerezit brenda vendit ma kane thene kete. Normalisht, kur nje banor nga Koreja e Veriut arratiset, informacioni per te shkon ne qeveri. Me pas ata ndalojne familjen e tij dhe e cojne neper kampe politike izolimi. Por rasti im eshte pak ndryshe. Meqe isha ushtrak i larte, ndihma nga jashte nuk me ka munguar prandaj qeveria nuk mund te beje cfare te doje me prinderit e mi.
Cfare mendoni te beni me gazeten tuaj online?
Ideja per te hapur gazeten time ne internet ka qene prej kohesh. Dua te ndihmoj me gjithcka njerezit ne Korene e Veriut, pasi ata nuk kane informacione. Une dua te bej ndryshime qe njerezit te kuptojne te verteten e jetes se tyre dhe jeten qe behet jashte vendit te tyre kaq te izoluar. Por problemi qendron edhe ne faktin se komuniteti nderkombetar gjithashtu, nuk di shume informacione ne lidhje me Korene e Veriut.
Ne Korene e Veriut nuk ka informacionin me minimal dhe shtepite normale madje nuk kane nje telefon, pervec disave ne Pyongyang. Por edhe problemet e shumta te energjise sjellin probleme te medha ne informacion. Jane tre menyrat per te ndare informacionin ne vend. Une kam njerez qe jetojne atje, mund ti quaj korrespondente, ose te perdor balonat duke fluturuar neper male. Por ka rreth 20.000 persona qe kalojne neper Korene e Veriut nepermjet lumenjve.
Cfare mendoni ne lidhje me situaten e tanishme? Si mund te perfundoje?
Atje ka disa provokime per te nxehur situaten, por nuk ka asnje sulm berthamor. Une besoj se ky eshte provokimi me i forte i bere ndonjehere. I gjithe komuniteti nderkombetar eshte I interesuar te mos kete nje lufte te re. E gjithe kjo nga regjimi i vendit behet per te mbajtur regjimin. Ata kane frike se regjimi mund te permbyset nga ndonje force e jashtme. Per shkak te ketyre faktoreve, ata jane duke zhvilluar programin berthamor.
Cfare mendoni per komentin e George Galloway te bere nje dite me pare?
Une nuk kam degjuar asnjehere me pare per te. Por une besoj se ai as qe e ka idene e Korese se Veriut dhe historine koreane. Ai theksoi se SHBA-ja sulmoi Korene, por kjo nuk eshte e vertete. Koreja e Veriut sulmoi Korene e Jugut dhe ne fillim madje SHBA-ja as qe ishte e perfshire. Ne momentin qe Koreja e Jugut u sulmua, ishte SHBA-ja ajo qe filloi te mbroje jugun. Une nuk dua ta quaj ate nje idiot, por ne kete bote ka shume njerez qe nuk ia kane fare idene per Korene e Veriut dhe historine koreane.