Video

15/04/2013 09:23:48

Parlamenti pritet tė votojė anėtarin e ri tė KQZ-sė

Parlamenti shtyu pėr mė 15 Prill shqyrtimin e kėrkesės pėr lirimin nga detyra tė anėtarit tė KQZ-sė, Ilirian Muho, dhe zgjedhjen e anėtarit tė ri, qė do tė pėrzgjidhet mes dy kandidaturave tė propozuara nga republikanėt, Klement Zguri ose Patriot Ēoba






TIRANĖ - Parlamenti pritet tė votojė tė Hėnėn kėrkesėn e PD-sė pėr lirimin nga detyra tė anėtarit tė KQZ-sė, tė propozuar nga LSI, dhe zėvendėsimin e tij me njė pėrfaqėsues nga Partia Republikane. Kėrkesa e shumicės, e miratuar mė 10 prill nga komisioni i Ligjeve, u kundėrshtua ashpėr nga opozita, e cila e konsideroi njė veprim antiligjor dhe goditje tė rėndė pėr standardet demokratike. Nė kėtė kėrkesė PD argumenton se me largimin e LSI-sė nga koalicioni i djathtė u pėrmbysėn raportet nė KQZ dhe pėr pasojė edhe nė komisionet e tjera tė nivelit tė dytė, gjė, qė, sipas saj, e kalon nėn kontrollin e opozitės gjithė procesin zgjedhor, duke paralajmėruar manipulime. Njė ditė mė parė anėtari i KQZ, Ilirian Muho, deklaroi se nuk do tė japė dorėheqjen nga kjo detyrė, sikurse e kėrkon maxhoranca, pasi ėshtė nė ushtrim tė plotė tė kompetencave tė tij ligjore dhe kushtetuese.

HermesNews - ©2013