Video

15/04/2013 08:46:49

Dritan Prifti, jam 'viktimė' e Ramės

'Opozitėn e shoh nė pushtet, por nuk shoh asnjė ndryshim nė qeverisje'






TIRANE - Z. Prifti, tashmė qė kanė kaluar mė shumė se njė javė nga koalicioni Rama- Meta, a ka kaluar nė gojėn tuaj shija e baltės pėr tė pėrtypur njė marveshje tė tillė ?

S’besoj se do mė kaloj kjo shije pėr shumė kohė. Pėrpara se tė shfaqja nė emirion “Fiks Fare” videon e Metės, Rama mė ftonte ēdo natė pėr tė mė mbushur mendjen ta shfaqja atė. Nė fillim mė kėrkoi takim tė fshehte tek hoteli i Tan Lepurit nė plazh nė Durrės. Ishte dhe Gramoz Ruci e Tom Doshi nė atė takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit nė Tiranė. Pastaj dhjetėra herė nė Pezė. Pastaj tek hoteli i Dash Pezės. Pastaj tek shtėpia e Tom Doshit disa herė. Kemi ngrėnė e pirė nėpėr lokale tė ndryshme. Mė ka premtuar qiellin, vetėm tek shfaqja atė video kundėr Metės. Donte ta shfaqte njė ditė dhe mė parė. Ju lut vete Top Channel qė ta shfaqte. Unė nuk pranoja ta shfaqja nė Dhjetor sepse kishte pėrmbytje tė mėdha nė Shkodėr dhe mė dukej shumė cinike dhe mungesė respekti pėr ata njerėz qė vuanin nė Shkodėr. Gjithė shteti ishte pėrqėndruar pėr tė ndihmuar tė pėrmbyturit.

Rama ngulte kembė tė nxirrnim videon, por unė pranova vetėm kur ikėn pėrmbytjet. Kur botoi Kurbanin, Rama me telefonoi dhe mė pyeti nėse mė pėlqen pėrshkrimi qė i ka bėrė Metės. Pyeste dhe qeshtė. Kur kujtoj ato kohė, mė vjen ndot nga hipokrizia qė shoh sot. Mbas denoncimit tim me video, por edhe nė Prokurori e Gjykatė tė Ilir Metės, mbas shembujve tė pafund tė korrupsionit tė zyrtarėve tė LSI-sė nė qeverisje 4 vjeēare me Berishėn, Partia e Metės ishte e sakatuar nė sytė e elektoratit.

Nuk e kuptoj arsyen pse Rama po e ringjall kėtė force politike. LSI sot ėshtė me pak se 2% nė sondazhe dhe nuk do merrte pothuaj asnjė deputetė nė kėto zgjedhje. Nuk e kuptoj ēfarė e shtyu Ramėn qė ti ofroj Metes 4 vende deputetėsh brėnda listave tė PS-sė. Nuk e kuptoj pse duhej Rama ti hiqte gjithė kartėn morale opozitės pėr kėto zgjedhje, duke e bėrė veten thellėsisht pis. Rama e pastroi Berishėn nga pjesa mė e pėrfolur e qeverisjes 4 vjeēare. Rama ka shokuar nė maksimum elektoratin e majtė me kėtė lėvizje, aq sa njė pjesė e madhe e tij nuk shohin mė arsye pėr tė votuar. Nė sytė e socialistėve tė thjeshtė, Berisha, Meta dhe Rama tani janė prej njė brumi dhe nuk motivojnė, nuk japin shpresė, nuk ofrojnė ndryshim.

Aktualisht nė opinionin publik duket se janė tė shumtė zėrat qė po kėrkojnė ta justifikojnė kėtė koalicion mė qėllimin e vetėm tė largimit tė Sali Berishės nga pushteti, ju i qėndroni kėsaj teze ?

Kjo lėvizje i ka dhėnė shpresė Berishės pėr tė rifituar zgjedhjet. Aleati i tij LSI-sė nuk kishte asnjė shpresė tė merrte ndonjė mandat nė koalicion me Berishėn. Duke kaluar majtas me PS-nė, LSI ka arsye tė rimashtrojė tė majtėt, tė marr ndonjė votė mė shumė. Une jam i bindur, si drita e diellit, se Meta ėshtė akoma nė marrėveshje tė fshehtė me Berishėn. Votat qė do marr majtas, ai pėrsėri do ti ēoj tek Berisha. Jam i sigurtė qė pas zgjedhjeve, Meta do ti kėrkoj Ramės tė bėhet Kryeministėr. Pas refuzimit nga PS dhe Rama, kjo do ti jap Metės motivin e duhur tė shkoj pėrsėri tek Berisha. LSI ėshtė si Kali i Trojės brėnda koalicionit tė majtė, ėshtė aty pėr ta shkatėrruar tė majtėn, pėr tė asgjėsuar pjesėn e shėndoshė tė PS-sė, dhe pėr ti shėrbyer vetėm vetes nė kėtė histori.

Rama e ka argumentuar marveshjen me njė rrethimin, qoftė dhe nėpėrmjet komisionerėve, tė Berishės nė zgjedhjet e ardhshme. Besoni ju se kėto kanė qenė motivet e bashkimit Rama-Meta, apo Rama ėshtė ndikuar njė nga njerėz tė caktuar brėnda PS-sė tė cilėt me kėtė marveshje duket se shpėtojnė LSI-nė ?

Kjo nuk ėshtė ēėshtje komisioneresh, as ēėshtje rrethimi. Rama ka frikė dhe nuk pėrballet dot me Berishen. I duket se Meta do ta ndihmojė, por gabohet. Duke futur Metėn nė kėtė koalicion, Rama ka rrethuar veten pėr tė mos bėrė kurrė hajėr politikisht.

Z. Prifti nėse do tė rikthehemi vitit 2009, ju ishit ndėr tė parėt qė deklaruar votėn tuaj pro Partisė Demokratike, si tė thuash ishit kombari i koalicionit qeveritar. Sot, pas katėr vitesh, a jeni bėrė pisham pėr kėtė qėndrim ?

Sigurisht qė jam bėrė pishman, por dua tė sqaroj se nuk jemi nė tė njėjtat kushte. Atėhere LSI nuk ishte nė njė koalicion me PS-nė dhe nuk kishte asnjė detyrim ndaj saj. PS-e na futi ne deputetėt e LSI-sė nė njė greve urie dhe na la tė vdisnim, vetėm pėr tė ndryshuar Kushtetutėn nė favor tė Sali Berishės. Duhet te kemi parasysh se PD-ja pas zgjedhjeve tė 2009 kishte 70 deputetė tė sigurtė, dhe qėndrimi i LSI-sė majtas sillte vetėm krizė. Do kishim krizė tė vazhdueshme, mungesė qeverisje, zgjedhje tė pėrsėritura. Mbi tė gjitha do kishim humbur shansin e madh tė heqjes se vizave pėr shqiptarėt nėse nuk do ishte krijuar njė qeveri stabėl.

Z. Prifti, a ka kanė ndryshuar mendimet tuaja sa i pėrket Kryetarit tė Partisė Socialiste, qė e keni quajtur publikisht njė njeri tė droguar, dhe kryetarit tė LSI-sė, pėr tė cilin, falė jush, ēdo njeri e di qė ėshtė lideri qė ecėn me bllok dhe penė nė dorė ?

Njohja ime pėr Edi Ramėn ėshtė thelluar nė krahasim me kohėn kur kam bėrė ato deklarata. Nė atė kohė kisha njė mendim tepėr negativ pėr Ramen ēka i kam shprehur dhe publikisht. Nė aspektin intelektual Rama mbetet njė aktor. Nuk kupton asgjė nga qeverisja. Ėshtė njė piktor qė sdo sjell asgjė tė re pėr shqiptarėt nėse behet kryeministėr. Kam pasur shpesh biseda me atė, dhe jam i bindur qė ai ska as konceptet mė bazike ekonomike, mėson disa gjėra pėrmėndėsh dhe reciton nėpėr ekrane. Rama besoj do tė jetė eksperimenti i fundit nė politikėn shqiptare. Mbasi ta pėsojmė edhe prej tij, nuk besoj se shqiptarėt do tė zgjedhin sėrish nė krye njerėz kaq tė cekėt, kaq tė paaftė dhe pa asnjė bazė morale. Kurse pėr Metėn nuk kam asnjė gjė tė re pėr tė shtuar.

Nė situatėn e sotme politike, mendoni se jeni i vetmi qė e pėsuar nga denoncimi I LSI-sė. Kėtu kam parasyshė qėndrimet tuaja nė janar tė 2011 ?

Meta bėri njė marrėveshje me Ramėn pėr tė mė eleminuar mua nga kandidimi nė PS. Ai i vuri kusht Ramės largimin tim nga listat e PS-sė, sepse ndryshe ai nuk afrohej nė koalicion me PS. Unė kėtė e kam ditur tė paktėn prej 1 viti. Nėqoftėse kjo do ndihmojė nė largimin e Berishės, do jem i lumtur.

Sot kur Meta ėshtė nė aleancė me Ramėn, ndieni se keni gabuar nė denoncimin e njė vidioje qė ēoi nė organizimin e njė demonstrate ku mbetėn tė vrarė katėr persona ?

Denoncimi im nė atė video ngriti nė kėmbė opozitėn dhe i dha asaj kartėn e luftės kundėr korrupsionit. Opozita kishte dėshtuar nė gjithė aksionet politike tė mėparshme. Dėshtoi me bojkotin e parlamentit, dėshtoi me grevėn e urisė nė bulevard pėrpara kryeministrisė, dėshtoi me ndėrkombėtarėt. Publikimi i videos bėri aė qė nuk e bėnė 40 deputetė tė PS-sė tė shtrirė nė grevė pėrpara kryeministrisė. Ky publikim i dha opozitės kartėn morale pėr t’u gjendur pėrsėri nė krye tė popullit opozitar. Demonstruesit i vranė armėt e Gardės sė Republikės, dhe une s’kam asnjė lidhje me kėtė. Bashkimi me Meten, i ka hequr PS-sė dhe opozitėn kartėn e 21 janarit. Rama e tradhtoi kėtė kauzė pėrfundimisht.

Z. Prifti nė zonėn e Fierit dihet se ju keni njė ndikim jo pak tė rėndėsishėm, a ėshtė nė qėllimet tuaja kandidimi pėr deputet nė zgjedhjete 23 qershorit ?

Unė nė qarkun e Fierit kam afėrsisht 10,000 vota si individ. Kėto vota i kam marrė nė tė gjitha zgjedhjet e mėparshme, duke kandiduar nga parti e vogėl si LSI. Jam duke e menduar kandidimin, por dua tė jem i sinqertė me ju. Nuk besoj se do kandidoj nė kėto zgjedhje, sepse ndjehem krejt i paaftė tė mbroj votat e mia. Nuk kam komisioner dhe nuk i garantoj dot votuesit e mi, se mund tia mbroj votėn e tyre. Arsyeja ėshtė kaq e thjeshtė, dhe kaq denoncuese pėr demokracinė tonė.

Mos do tė thotė kjo qė mbetet i hapur opsioni i pėrfshirjes nė ndonjė koalicion, qoftė dhe me partitė e vogla ?

Do ta mendoj kėtė edhe pak ditė.

Z. Prifti, ju jeni ndėr politikanėt qė keni pasur kurajon tė denonconi qoftė politikanė tė pėrfshirė nė korrupsion, po ashtu dhe segmente tė krimit tė organiziar. A ju vjen keq pėr kėto denoncime duke patur parasyshė qė me vendim gjykate gjithėkush ka dalė pastėr nga kėto histori ?

Vetėm Z. Meta doli i pafajshėm me vendim gjykate. Denoncimet e tjera kanė pėrfunduar me burgosje, si rasti i trafikut tė naftes virxhinia.

Z. Prifti, a mund tė kem njė pėrshkrim tė situatės sė sotme politike, dhe a e shikoni opozitėn nė pushtet pas zgjedhjeve tė 23 qershorit ?

Opozitėn e shoh nė pushtet, por nuk shoh asnjė ndryshim nė qeverisje krahasuar me kėtė qė kemi sot. (Tema)

HermesNews