Video

14/04/2013 14:54:03

Gjendja aktuale e medias shqiptare

Ekskluzive. Xhorxh Plevneshi flet per median ne vend





Prej vitesh i eshte futur botes se medias. Dhe duket se punen e tij e ka te lidhur me mikrofonin. Madje nga bisedat me te, duket se televizionin nuk e ka fare qejf. “Nuk e gjej veten te jem para kameras se televizionit. Por ndihem shume mire para mikrofonit te radios”. Xhorxh Plevneshi, tashme i njohur per te gjithe per shkak te zerit te tij teper te mprehte mikrofonik, ne boten e radios ka preferuar mbi te gjitha te punoje me transmetimin e lajmeve. Ka nisur prej disa kohesh te jete redaktor pergjegjes per edicionet e lajmeve ne Radio Tirana dhe kjo pune po i jep jo pak pergjegjesi. Evoluimi i medias shqiptare nga ana profesionale dhe teknologjike. Media aktuale ne Shqiperi dhe perballja me median online. Te gjitha keto, vijne ekskluzivisht per Hermesnews.

Cili eshte problemi me i rendesishem i gazetarise shqiptare sot?
Per mendimin tim, pas 18 vitesh ne tregun mediatik shqiptar, ne median shteterore por edhe ate private, problemi me i rendesishem i gazetarise se sotme ne vendin tone, eshte mungesa e theksuar e profesionalizmit tek ata qe pretendojne te bejne gazetarin. Thene kjo, asesi nuk dua te hedh poshte arritjet ne fushen e gazetarise shqiptare qe lidhen me futjen dhe persosjen e teknologjise bashkekohore ne prodhimin dhe transmetimet radiofonike dhe televizive.

Desha te shtoj, se ne tregun mediatik vihen re edhe prurje interesante gazetaresh te rinj por mjaft te talentuar ne ate qe bejne. Tjeter problem per mendimin tim, eshte edhe drejtimi i mjaft mediave private nga pronare qe nuk kane asnje lidhje me kete fushe dhe qe nuk marrin shume ne konsiderate keshillat e profesionisteve qe kane prane. Gjithsesi, arritjet nuk mund te mohohen.

Cilat janė influencat e raportimin nė mediat shqiptare?
Infuencat? Ajo qe bie menjehere ne sy nese merr telekomanden ne dore dhe ben nje kalim neper stacione te ndryshme, pa shume mundim mund te vesh re pozicionimin e te gjitha mediave te njerit krah apo te krahut tjeter te politikes shqiptare. Ka nje ndarje thuajse te njejte te mediave majtas dhe te atyre qe perkrahin dhe mbeshtesin partite e djathta. Asnje nuk mund ta mohoje nje gje te tille apo te pretendoje se ka edhe media te cilat jane asnjanese. Te tilla une nuk mund te shquaj ne morine e televizioneve dhe radiove qe jane ne tregun shqiptar.

Nese flasim per influencat pozitive, ka edhe te tilla. Nder to mund te permendim edhe ndikimin e mediave te huaja ne ato vendase, perfshire idete interesante te pershtatura mjaft mire per tregun tone mediatik. Por nuk eshte e veshtire te konstatosh edhe kopje te shemtuara te programeve te ndryshme televizive, te cilat eshte me mire te mos i shohesh qe te kesh ndjesine e mire te atyre origjinale qe kemi pare ne mediat jashte kufijve. Edhe skenografia e mediave televizive, si dhe menyra e prezantimit te programeve te ndryshme, mund te them se jane ndikuar pozitivisht nga mediat e huaja.

Sa dhe si ka dale lajmi/informacioni ne Shqiperi nga kornizat e vjetra, duke folur edhe per kohen e komunizmit?
Sa i perket daljes nga kornizat e komunizmit, te te berit lajm, eshte nje fare autocensure qe vepron tek cdo gazetar. Kjo nuk mund te mohohet absolutisht. Me se ka lidhje? Natyrisht qe nuk lidhet me kornizat e dikurshme te partise shtet, por eshte e diktuar nga vete politika redaksionale e cdo medie, private apo shteterore qofte. Nese pronari e ka pozicionuar djathtas median e tij, edhe gazetari natyrshem qe do t’i sherbeje ketij qellimi dhe nuk ka shanse te dale jashte kesaj kornize te diktuar.

Nese ka deshire te shkruaje pro politikes majtas, nuk ka rruge tjeter pervecse te nderroje median per te cilen punon. Autocensura vepron edhe ne rastet e pasqyrimit te lajmeve jopolitike. Nese gazetari eshte duke transmetuar live nje ngjarje tronditese qe mund te kete ndikim negativ emocional por jo vetem, atehere ai perzgjedh te shpjegoje me fjale dhe jo me pamje detaje tronditese te kronikes.

Si po ndikon interneti ne transformimin e informacionit ne Shqipėri?
Ashtu si ne cdo sfere tjeter, edhe ne median radiofonike por edhe ate te shkruar, ndikimi i internetit eshte i padiskutueshem. Natyrshem mund te me pyesesh, a ka ndikuar pozitivisht apo negativisht. Do te thoja pozitivisht, nese flasim per burimet e pafundme te informacionit qe te ofron si dhe shpejtesine me te cilen ti mund te marresh ate qe do. Eshte nje lehtesi mahnitese qe i ofrohet brezit te sotem te gazetareve, pa diskutim. Mjafton te kerkosh ne google per ate qe je i interesuar dhe te ofrohen mundesi te shumta zgjedhjeje. Pare ne kete prizem, ekziston edhe mundesia e dembelosjes, nese mund te shprehemi keshtu, te gazetareve. por kjo varet se sa gazetari kerkon nga vetja dhe nuk lidhet me mundesine qe te ofron interneti, ne realizimin sa me mire te lajmit per te cilin je duke punuar.

Si po ndikon interneti ne rolin e zedhenesit ne Shqiperi? A po zbehet ai?
Pyetja nuk ka nevoje per pergjigje, Madje do te shtoja, rendom ndodh qe nje lajm te cilin zedhenesi duhet ta jape i pari, ti e ke marre tashme nga interneti dhe e ke kopsitur edicionin. Mungon vetem zeri dhe pamja e bukurosheve qe sfilojne para gazetareve.

Si e shikoni te ardhmen e mediave shqiptare? Mendoni se shpejt do te kalojne online, duke pare shtrirjen qe ka marre interneti?
Nuk mendoj se interneti mund te zevendesoje median “normale”, e cila natyrshem ka perparesite e saj. Gjithsesi per kete teme mund te kete pergjigje te ndryshme nga persona te ndryshem,

Cilat jane pese gjerat qe nje gazetar teknologjik sot duhet t’i kete patjeter, duke folur per gazetarin e shtypit, televizionit dhe internetit?
Mendoj se pa perkushtim ne fushen e gazetarise nuk mund te behesh kurre gazetar. Se dyti, pergatitja profesionale dhe bagazhi kulturor. Se treti, nese je ne ekran per mendimin tim, pervec ketyre me lart, patjeter duhet te jesh terheqes -e per shikuesit edhe me pamjen tende.

Zeri radiofonik, per mendimin tim eshte thelbesor per nje gazetar te radios. Nese ai nuk e ka kete, sado te arrire ta kete emisionin e tij eshte e sigurte qe do te humbase nje pjese te mire te audiences. Edhe e kunderta ka vlere, nese zeri eshte radiofonik dhe i terheq degjuesit, edhe nje emision i zakonshem mund te thithe shume me teper degjues se sa do te terhiqte i njeti emision por i prezantuar nga nje gazetar me ze te cjerre apo te shurdher. Se pesti, pergatitja e panderprere. Por nuk mjafton te lundrosh vetem ne internet, per te qene vazhdimisht ne kontakt me te rejat e fundit.

Edison Myrteza