Video

13/04/2013 18:43:43

Konfindustria kėrkon falje fiskale pėr vitin 2012

Mosshoqėrimi i uljes sė taksave me falje fiskale do tė pakėsonte ndjeshėm arritjen e qellimit pozitiv tė vendimit nė fjalė tė ekzekutivit te bizneset dhe qytetarėt shqiptare






TIRANE - Konfindustria, duke mbėshtetur parimisht si njė veprim tė drejtė uljen prej 50% tė taksave tė regjistrimit tė makinave pėr bizneset dhe qytetarėt i kėrkon qeverisė, qė tė pėrfshije nė projekt ligjin e dėrguar nė Kuvendin e Shqiperise njėkohėsisht edhe nje falje e fiskale pėr pagesat pėrkatėse deri nė vitin 2012.

"Mosshoqėrimi i uljes sė taksave me falje fiskale do tė pakėsonte ndjeshėm arritjen e qellimit pozitiv tė vendimit nė fjalė tė ekzekutivit te bizneset dhe qytetarėt shqiptare", thuhet ne njoftimin pėr shtyp tė Konfindustrisė.

Konfindustria, vijon njoftimi vlerėson, se ulja e ndjeshme e mirėpritur e taksave pėr makinat e pėrdorura, pėr tė dhėnė ndikim tė prekshėm dhe tė drejtpėrdrejtė pėr bizneset dhe qytetarėt pėrfitues dhe njėkohėsisht pėr buxhetin e shtetit ėshtė e nevojshme, qė tė shoqėrohet nga falja e plotė fiskale e detyrimeve tė mėparshme deri nė vitin 2012.

Detyrimet e taksave pėr makinat e pėrdorura nė vend kanė qenė tepėr tė larta krahėsimisht vendeve tė tjera parė nivelin ekonomik tė bizneseve dhe qytetarėve shqiptare dhe njėkohėsisht vėshtirėsive tė krizės globale, qė ka pėrfshirė prej vitesh ekonominė shqiptare.

Gjithashtu ėshtė pėr tu shėnuar si arsye bindese shtese, qė mbėshtet vendimin e ekzekutivit pėr uljen e taksave tė makinave tė pėrdorura dhe njėkohėsisht kėrkesėn e Konfindustrisė pėr faljen fiskale tė taksave deri nė vitin 2012 vlerėsimi, se shqiptarėt jane me diferencė tė ndjeshme mė tė ulėt pėr nga zotėrimi i makinave pėr banore jo vetėm me standartin e vendeve tė BE( 4-5 herė), por edhe me tė gjitha vendet e Rajonit (2-3 here).

"Pėrgjysmimi i nivelit te taksave shoqeruar me nje falje fiskale te tyre deri ne vitin 2012 do te ishte lehtesim i ndjeshėm pėr bizneset sidomos ato, qė kanė njė numer tė madh mjetesh nė pėrdorim dhe njėkohėsisht edhe pėr qytetarėt shqiptare, duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė rritjen e nivelit tė motorizimit tė vendit si kusht i domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik"-pėrfundin deklarat e Konfindustrise.

HermesNews - ©2013