Video

12/04/2013 16:17:54

Propaganda dhe kori i gjinkallave tė parisė sė Tiranės

nga Grid Rroji






TIRANE - Ēfarė ėshtė propaganda ? Propaganda ėshtė njė formė predikimi e cila ka filluar tė pėrdoret fillimisht nga Kisha Katolike pėr tė promovuar doktrinėn kristiane kur Papa Gregori XIV krijoi Bashkėsinė e Shenjtė tė Pėrhapjes sė Besimit (Sacra Congregatio de Propaganda Fide). Origjina e fjalės vjen nga latinishtja propagare, qė do tė thotė pėrhapje, masivizim i mesazhit. Megjithatė, teknikat e bindjes sė masave nga grupe tė caktuara me qėllime pak a shumė politike kanė zanafillė qė nga lashtėsia. Qė nga Pisistrati, Sofistėt, Platoni e Aristoteli, Makiaveli, Volteri dhe Rusoja e deri tek Napoleoni shtetarė dhe mendimtarė kanė pėrdorur dhe perfeksionuar mjetet propagandistike tė pėrhapjes sė mesazhit. Mė tej, gjatė Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore u vunė bazat e propagandės moderne, kurse Lenini dhe Mao i perfeksionuan teknikat e saj dhe agjitacionit duke e kthyer propagandimin nė njė shkencė tė organizimit politik.

Zhak Elyli e pėrkufizon propagandėn si “njė bashkėsi teknikash tė pėrdorura nga njė grup njerėzish tė organizuar tė cilėt synojnė tė krijojnė pjesėmarrje aktive apo tė pavullnetshme tek njė masė njerėzish tė kushtėzuar nga manipulime psikologjike”. Thėnė thjesht, propaganda ėshtė shpėrndarja e informacionit shpesh tė rremė por edhe me aspekte tė sė vėrtetės, nė mėnyrė tė pandėrprerė e me tė gjitha mjetet e mundshme. Propaganda pėrdoret nga grupe njerėzish pėr tė kushtėzuar psikologjikisht masėn e gjerė e pėr ta bėrė popullin tė sillet nė mėnyrėn qė kėrkojnė ata. Nė politikė kjo bėhet pėr tė kushtėzuar jo vetėm sjelljen e zgjedhėsve dhe edhe pėr tė drejtuar preferencat e tyre drejt njėrės apo tjetrės palė. Pėr shembull, anti-komunizmi ėshtė shndėrruar nė njė nocion qendror tė mbėshtetėsve tė partisė demokratike ndonėse Sali Berisha ishte komunist para se tė bėhej demokrat dhe bashkėpunėtorėt e tij janė shumica me prejardhje nga nomenklatura. Nė tė njejtėn mėnyrė, militantėt e disiplinuar socialistė bėjnė be se janė anėtarė tė njė partie tė majtė ndonėse tė gjithė drejtuesit e tranzicionit janė milionerė e grabitės sė pasurisė sė pėrbashkėt. Asnjėri nga paradokset e pėrshkruara mė sipėr nuk mund t’i bindė ata se faktet tregojnė tė kundėrtėn. Me pak fjalė, kur propaganda funksionon, e vėrteta vdes, faktet nuk kanė mė vlerė.

Qė tė funksionojė dhe ta mbajė masėn popullore tė painformuar e tė trullosur propaganda duhet tė plotėsojė kėto kushte: 1) tė jetė totale, ose tė mbulojė tė gjitha aspektet e informimit dhe tė jetės shoqėrore; 2) tė jetė e organizuar dhe profesionale, pra tė bėhet nga njerėz tė cilėt e dinė se ē’po bėjnė dhe veprojnė me plan tė qartė dhe efektiv; dhe 3) tė jetė e vazhdueshme dhe e pandėrprerė nė njė cikėl pėrsėritės tė cilit askush nuk mund t’i shpėtojė. Kjo bėhet me anė tė bashkėbisedimit, mediave tė shkruara, televizionit, kulturės, artit dhe nė nivelin e kafenesė orientale me anė tė thashethemnajės. Nė kushtet e sotme, mediat kontrollohen nga palėt e parisė dhe ndonėse ka dallime midis palėve, ato nuk janė tė mbėshtetura nė ideologji tė qėndrueshme. Pėr shembull, kur Sali Berisha bėri aleancė me Ilir Metėn mė 2009ėn “mediat e djathta” lavdėruan aftėsinė politikėbėrėse tė tij, ndėrsa tė majtat thėrritnin “kapni ujkun”. Nė kushte tė njėjta, nė 2013ėn pozitat janė kryekėput tė kundėrta. “Mediat e majta” po bėjnė hara-kiri tė pėrditshėm pėr tė justifikuar “Rametėn”, ndėrsa “tė djathtat” zbuluan papritmas moralin. Tė dyja palėt kanė qartėsisht objektiv madhor ruajtjen e sistemit edhe pse mundohen tė favorizojnė palėt pėrkatėse pėr pushtet. Sė dyti, propaganda e tranzicionit ėshtė e organizuar, gazetat e secilės palė dalin me tituj tė ngjashėm e tė koordinuar dhe shpeshherė dėgjon qytetarė qė thonė se “nuk mėsohet gjė nga gazetat”. E megjithatė gjithkush lexon dhe shikon kanalin televiziv pėrkatės duke e pėrforcuar rolin qė luan propaganda nė sjelljen e tyre. Sė treti, propaganda ėshtė tashmė e pandėrprerė. Pėrveēse ka zaptuar pjesėn mė tė madhe tė hapėsirės mediatike, politika kushtėzon fuqishėm ēdo aspekt tė shoqėrisė. Paria ka pėrqafuar parimin “hajdut ėshtė vetėm ai qė kapet”, mediat e pėrforcojnė duke ndėrtuar mitet fallso tė tė fortit, degjenerimit moral dhe qejfit pa fre. Mė tej, kooptimi i shoqėrisė civile e ka privuar qytetarin nga njė tjetėr burim mbėshtetės kundėr propagandės. Shoqėria civile ėshtė e ndarė dhe i shėrben me besnikėri palėve tė parisė.

Njė historik i shkurtėr i teknikave tė propagandės gjatė tranzicionit.

Si kanė pėrparuar teknikat e parisė sė Tiranės gjatė viteve? Paria e Tiranės ka qenė qė nė krye tė herės plotėsisht e ndėrgjegjshme se sistemi oligarkik dhe hajnor qė ka ndėrtuar nuk mund tė mbijetonte pa njė themel tė fortė propagandistik. E dalė nga shkolla leninisto-maoiste e ish Partisė sė Punės, pjesėtarėt e saj ishin tepėr tė familjarizuar me teknikat e propagandės qė pėrdorte shteti komunist, tė cilat ishin jo vetėm tė sofistikuara por edhe shumė efektive. Mirėpo, ndryshimi qė solli Lėvizja Studentore jua ka komplikuar punėn sepse tashmė tregu mediatik nuk ėshtė mė monopol, dhe nuk munden tė pėrdorin dhunėn e hapur pėr tė nėnshtruar tė pabindurit si dikur. Ndaj edhe ata kanė pėrdorur njė seri teknikash shumė tė sofistikuara pėr tė mbajtur popullin shqiptar nė terr e tė topitur.

Pas rėnies sė regjimit monist, sistemi i mėparshėm i mjeteve tė informacionit publik ra nė dorėn e pushtetit tė ri. E pėrbėrė nga ish intelektualė tė regjimit dhe pjesė nga profesorati universitar, e ngjizur dhe edukuar me frymėn leniniste tė informacionit publik, dhe e gjindur pėrpara njė aparati tė konsoliduar por tejet tė varfėr nga ana materiale paria e re zgjodhi vazhdimėsinė e mjeteve tė propagandės tė pėrdorura nga regjimi i vjetėr duke dominuar tregun veēanėrisht nėpėrmjet Televizionit Publik. Duhet theksuar qė shumica fshatare e popullsisė kishte krijuar refleksin propagandastik qė t’a merrte informacionin vetėm nga burimet zyrtare. Qysh herėt, pala e parisė qė ishte nė minorancė filloi t’i adaptohej kushteve tė reja duke krijuar mjetet e veta tė informimit siē ishin gazetat. Pas krizės sė 97’tės paria konstatoi se ekzistonin kushtet qė mjetet e propagandės tė bėnin njė hop cilėsor. Kjo pėrkon me krijimin e televizioneve tė para private tė cilat u konceptuan si vegla tė palėve tė cilat shėrbenin pėr ta vizualizuar mesazhin propagandistik. Me kalimin e kohės, kėto u bėnė jo vetėm pėrēuese besnike tė mesazhit politik tė palėve por edhe tė metanarrativės ekonomiko-shoqėrore qė nė gjuhėn popullore shprehet “Hani, pini, vidhni e vrisni. Bėni qejf se tė gjithė do vdesim”. Kjo pasqyrohet jo vetėm tek banaliteti dhe mungesa e informacionit tė emisioneve politike por edhe nė pėrqafimin e spektakleve si Big Bradher dhe Ezel.

Paria ka krijuar kėsisoj njė realitet paralel me dy nivele, njėrin pėr vete dhe tjetrin pėr popullin. Nė nivelin e vet, paria merret vesh mė sė miri pavarėsisht sharjeve dhe fyerjeve nėpėr ekrane televizive. Menjėherė pas debateve debatuesit i shkelin syrin njėri tjetrit me nėnkuptimin “i ka politika kėto”. Mė tej, shumica e tyre kanė prejardhjen e njėjtė dhe lidhen me mijėra fije tė dukshme e tė padukshme me njėri tjetrin. Pra, nė nivelin e vet paria bėn teatėr pork a mirėkuptim tė plotė mes palėve. Nė nivelin e popullit paria mbjell tmerr, frikė nga kundėrshtari, dhe hasmėri pėr vdekje. Ajo nuk ngurron tė merret me familjen, tė ekspozojė aferat e pista tė secilės palė por deri aty sat ė mos derdhet ēorba, si dhe tė krijojė pėrshtypjen se lufta mes tyre ėshtė pėr jetė a vdekje. Kėsisoj, militant socialist nuk e pi kafen nė tė njėjtin lokal me demokratin e katundit tė vet, por dy deputetėt e zonės i gjen shpeshherė duke ndarė thela tė tortės publike, duke ndėrhyrė pėr aksh biznesmen, apo duke kėrkuar aksh tender. Ndryshimi midis atyre qė janė nė pushtet dhe atyre tė opozitės ėshtė qė opozitarėt marrin njė pjesė disa herė mė tė vogėl. Por marrėdhėnia pėrmbyset kur ndėrron pushteti. Nga ana e vet media kryen roline pėrsėritėsit dhe shumuesit tė mesazhit sepse ngado qė tė shkosh nuk do gjesh asnjė grimė gazetarie tė mirėfilltė por copėza fjalėsh tė ushqyera me kujdes nga palėt e parisė.

Propaganda sot dhe kori i gjinkallave tė parisė sė Tiranės.

Me zhvillimet teknologjike tė kohėve tė fundit praktikimi i propandės bėhet mė i vėshtirė por jo i pamundur. Nga njėra anė bėrja e propagandės ėshtė vėshtirėsuar sepse ka shumė burime nė rrjet tė cilat nuk mund tė kontrollohen. Por ēdo problem e ka zgjidhjen e tij. Paria ka ndėrtuar shtresezime tė panumėrta mediash nė rrjet tė cilat e bėjnė aq tė komplikuar dhe aq tė larmishme panoramėn sa ėshtė bėrė tashmė e vėshtirė edhe pėr pėrdoruesin e internetit pėr tė zgjedhur burimet e duhura. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm qė propaganda funksionon nė nivelin emocional dhe jo atė racional kėto janė disa nga teknikat propagandistike qė pėrdor paria :1) sulmet personale deri nė ekstrem. Siē ka thėnė Gėbelsi, njė sulm i pafre i pavėrtetė ėshtė shumė mė efikas se sa njė sulm i moderuar i vėrtetė. Kėto shumėfishohen me anė tė korit tė gjinkallave gjithologe tė cilėt nuk mendojnė se ka fushė ku nuk mund tė japin mendim. Pra nė vend qė tė merremi me idetė e udhėheqėsve na thuhet se “Edi Rama ka tėrhequr njė vizė” dhe “ Sali Berisha ėshtė me ilaēe psikiatrie”. Nė qoftė se kjo debatohet tek Fevziu nga Ēili dhe Ēim Peka nga njė krah, dhe Muēi Puēi Rrushi Rrapatushi dhe Lorenc Vangjeli mė anė tjetėr kjo lloj qasjeje legjitimohet; 2) kornizimi i kundėrshtarit ėshtė njė nga metodat mė efikase sepse e bėn pjesėtar tė rromuzit pikėrisht viktimėn. Nė vend qė tė pyetet pėrfaqėsuesi politik se cilat janė idetė e tij, kundėrshtarėt me finokėri krijojnė debate false mbi ēėshtje dytėsore. Nė momentin qė media i merr dhe shumėfishon kėto debate, politikani detyrohet tė pėrgjigjet, duke lėnė mbasdore idetė e veta. Pėr shembull, me daljen e Aleancės Kuqezi nė fushė paria pėrhapi idenė se ky ishte njė krijim i Turqisė. Edhe nė qoftė se kjo nuk ka baza vėrtetėsore ēdo parti serioze duhet t’I japė pėrgjigje akuzės pėr tradhti kombėtare, aq mė tepėr njė parti nacionaliste. Pra nė vend qė tė shpjegonte pozicionet e saj kombėtariste AK-ja u detyrura qė tė rrinte nė mbrojtje e tė mohonte njė gjė sot, njė nesėr, njė pasnesėr; 3) Mė pas loja vazhdon me anė tė teknikės sė “tokės sė rrėshkitshme” ose kalimit nga njė degė nė tjetrėn pėr tė mos i lėnė bashkėbiseduesit mundėsi tė shprehet. Kėsisoj e vėrteta nuk bėn pjesė nė debatet politike sipas modelit “ti bėj pyetjet qė do, unė jap pėrgjigjet qė dua”. Njė shembull ėshtė taktika elektorale e demokratėve nė kėto zgjedhje, tė cilėt kurdo qė dikush i pyet a ėshtė abuzuar nė aksh ministri nxjerrin lista me hajdutė socialist tė cilėt kanė vjedhur gjatė pushtetit tė tyre 2001-05!; 4) njė nga taktikat mė tė frytshme pėr tė dėmtuar kundėrshtarėt politikė ėshtė marrja pėr tė mirėqenė se nuk ka rrugė tjetėr pėrpos imoralitetit tė parisė sė Tiranės. Pėr shembull, justifikimi i gjinkallave tė radhės sė Edi Ramės pėr marrėveshjen e ngjalave ėshtė nė gjuhėn popullore “ky stan kėtė bulmet ka”; 5) Mė e ulėt ende ėshtė teknika e krijimit tė dasive tė rreme si veriorė/malokė dhe jugorė fushorė, ortodoksė qytetarė e myslimanė katundarė, apo mė e ulta klanet e dala nga regjimi i kaluar/elitė dhe populli katundar.

Nė vend tė pėrfundimit.

Pėr ta pėrfunduar, paria e Tiranės i pėrdor tė gjitha mjetet e mundshme pėr tė mbajtur popullin e vet nėn njė sundim demagogjik me anė tė propagandės sė shfrenuar. Ajo i njeh mirė rregullat e bėrjes sė propagandės efikase dhe pėrdor pa mėshirė korin e laraskave tė opinionistėve, analistėve, gazetarėve dhe tė ftuarve televizivė profesionistė. Mirėpo me zhvillimin e teknologjisė shqiptarėt e kanė njė rrugėzgjidhje. E vėrteta ka shumė mėnyra pėr tė dalė, megjithė tentativat e parisė pėr tė manipuluar turpshėm edhe Fejsbukun dhe Tuiterin. Paria nuk mund tė manipulojė shumicėn e blogjeve ku shprehet mendimi intelektual shqiptar si nga brenda dhe nga jashtė vendit. Paria nuk mund tė kontrollojė shprehjen e mendimeve tė njerėzve hapur nė Fejsbuk nga rehatia e anonimatit. Me anė tė gjinkallave ajo mundohet t’i quajė kėto pasoja tė mosqytetėrimit tė popullit, por kushdo qė e njeh sadopak sociologjinė e di qė ato janė mekanizma shkrehės tė njė populli qė nuk sheh rrugėzgjidhje nga drejtuesit e vet. Paria nuk mund t’i parandalojė nismat qė lindin nė internet si Vota e Bardhė e cila u bėn thirrje atyre qė nuk e gjejnė veten tė pėrfaqėsuar nga paria t’i vendosin njė kryq fletės sė votimit e t’ a bėjnė atė tė pavlefshme. Ndaj, edhe jam i bindur se megjithė vėshtirėsitė ditė mė tė mira do vijnė pėr shqiptarėt.



shinasi.wordpress.com