Video

12/04/2013 16:11:26

Tiranė, ēfarė u bė dhe jo nė Bashki ?

Intervistė me kryebashkiakun e Tiranės Lulzim Basha






Sot ne themi Bulevardi qė ndėrtoi Zogu, bulevardi qė ndėrtoi Enveri. Si ndjehesh kur tė thonė mbas 100 vitesh se ky ėshtė bulevardi qė ndėrtoi Lulzim Basha ?

Kjo ėshtė njė vepėr madhore, e cila ėshtė monumentale pėr historinė e qytetit tonė . Nė kėtė kuptim ėshtė njė vepėr pertej individit. Vetė projekti ka qėnė I parashikuar para shumė kohėsh me fillesat e qytetit modern tė Tiranės. Ėshtė ekzekutuar njė pjesė gjatė mbretėris, pjesa nga Korpusi Universitar deri tek stacioni I trenit, dhe pastaj ka mbetur nė njė farė mėnyre duke kufizuar edhe shtrirjen veriore tė qytetit. Deri ne vitet 90 kur qyteti filloi te organizohej nė pjesėn veriore si rezultat I flukseve te banorėve nga e gjithė Shqipėria qė u vendosėn atje. Pėr banorėt e vjetėr te Tiranės ajo mbahet mend si njė tokė bujqėsore nė terėsi, ndėrsa sot nga ēdo pikvėshtrimi qė e sheh duket se ke tė besh me njė qytet tė ri, me nje Tiranė tė dytė. Dhe nė kėtė Tiranė tė dytė ka sfida tė mėdha tė urbanizimit dhe formalizimit, sfida tė cila Bashkia e Tiranės pėrballet cdo ditė me projekte, me ndėrhyrje, me mirėmbajtje. Por sfida kryesore pėr ta futur kėtė pjesė tė territorit tė Bashkisė sė Tiranės nė mėnyrė tė denjė nė qytetin modern europian tė Tiranės. Sot dhe pas 100 vitesh ėshtė projekti I bulevardittė ri dhe lumit tė ri tė Tiranės. Emri I projektit ėshtė Bulevardi verior dhe lumi I ri I Tiranės. Domethėnie e kėsaj vepre ėshtė futja nė gjirin e qytetit e njė territori tė Bashkisė i cili sot pėr nga standartet , pėr nga mundesite e banoreve qė jetojnė aty, pėr nga infrastruktura ėshtė vėtėm pjesėrisht pjesė e qytetit.

Natyrisht bulevardi dhe rehabilitimi urban I tė gjithė zonės ėshtė njė e katėrta qė i nėnshtohet njė plani urban tė bėrė nga njė nga studio mė prestigjoze tė botės. Si kudo nė Shqipėri , vecanarisht gjatė kėtyre 8 viteve tė intesifikimit tė investimeve nė infrastukturėn shqiptare investimi nė vepra publike I paraprin zhvillimeve nė fushėn private. SI kryetar I Bashkisė sė Tiranės qė nė ditėt nė kėtė detyrė kam vėnė theksin pėr tė pėrparėsuar pjesėt publike tė kėtij investimi qė ėshtė pikėrisht aksi nga stacioni I trenit tė bregu I lumit , nga “Bregu I lumit” tek “Parku I Paskuqanit” dhe aksi tjetėr nga” Ura e Brrarit” te “Ura e Kamzės”. Ju, si media, e keni mbuluar njė seri etapash qė na cuan deri ketu ,konkursi nderkombėtar me shtatė studio prestigjoze ku u pėrzgjodhėn dy finalist. Studio Grimshaė ka pėrfunduar tėrėsisht punėn pėr pjesen e bulevardit nga stacioni I Trenit deri te bregu I Lumit. Qytetit tė Tiranės I mungojne investimet infrastrukturore dhe kjo pjesė e bulevardit ėshtė njė shtylle kurrizore ekonomike , shoqerore, kulturore , artistike , sportive , qytetare.

Vepra tė tilla duke pėrfshire historine europiane te pesė apo dhjetė viteve tė fundit nė qytete tė njohura tė Europės , vepra te tilla marrin njė kohė tė jatė planifikimi. Dhe njė nga meritat kryesroe ėshtė se afro njė viti e gjysėm formuloi njė zgjidhje tė qėndrushme moderne e afatgjatė pėr kėtė pikėpyetje tė mbetur mbi kokėn e Tiranės tė shekullit 21 prej afro 12 vitesh. Paralelisht me nisjen e hartimit tė projektit vume ne levizje tė gjithė energjite e Bashkisė sė Tiranės pėr tė gjetur financimet. 7 milion euro ėshtė faza e parė e grandit tė Qeveris Kataris e cila ėshtė konfirmuar ditėn e marte per te filluar hapat e ndertimit. Brenda Prillit nis procesi I zhvendosjes se linjės sė tensionit tė lartė. Ėshtė njė punė e cila do tė kryejė dy funksione. Fillimisht do tė hapė trasenė bashkė me hekurudhėn, dhe do tė zhvendosė njė prioblematike tė qytetarėve siē ėshtė zhvendosja e tensionit tė lartė.

Do tė ketė ceremoni Z. Basha ? Cili do tė jetė personi i cili do vendos i pari tullėn ?

Sigurisht qė do tė ketė njė ceremoni. Tė them tė drejtėn, kjo nuk ėshtė menduar. Unė jam i fokusuar tek vlera qė ka kjo tek qytetarėt.

Si kanė qėnė kėto 20 muaj si Kryetar i Bashkisė sė Tiranės ?

Plot me sfida, ku sfida kryesore ka qėnė rikthmimi i Bashkisė sė Tiranes nė njė njėsi shėrbimi tė qytetarit e jo nė njė repart politik. Kjo ėshtė njė sfidė e fituar pėr shkak tė shumė faktorėve. Sė pari qėndrimi im I prerė si kryetar I bashkisė duke iu larguar cdo beteje politike nė thelb e tė kthej nė beteja tė mia, betejat e sfidat e qytetarėve te Tiranės. Kjo demostrohet nga axhenda e Bashkisė sė Tiranės sot. Sė dyti, po tė shohėsh debatin nė Kėshillin Bashkiak, ėshtė njė debat i cili i orientohet vlerave pėr qytetin dhe interesin tė qytetareve. Dhe shpesh herė debate nga kėshilltarėt e opozitės merr nota politike. Po tė shohėsh rekordin e vendimeve dhe projekt vendimeve qė administrata i paraqet kėshillit do tė shikoni se ka njė masė tė madhe konsensusi qė vjen duke u rritur. Ka njė ndėrgjegjėsim nga vetė kėshilli se mė i rėndėsishėm se debati politik, ėshtė pėrparėsimi i interesave tė qytetit. Kėshilli Bashkiak ia ka dale ta sfidoje kėtė sfidė dhe Keshilli Bashkiak ia ka dalė tė pėrshatatet me njė realitet tė ri tė njė Bashkie nė funksion tė shtetit e qytetarėve.

Sfida tjetėr e rėndėsishme e Bashkisė ėshtė zhvendosja e vėmendjes nė ēėshtjet ekonomike dhe tė punėsimit. Kjo ėshtė njė risi, qė ėshtė sjėllė nė Bashkinė e Tiranės nė kėto 20 muaj. Nė fjalimin tim tė parė, gjatė fushatės elektorale, theksova se ky do tė ishte njė prioritet i punės sime. Dhe pati njė skepticizėm deri nė cinizėm, ku u tha qė pushteti vendor nuk meret me suigurimin e vendeve tė punės. Ne, jo vėtėm jemi marė me tė, por kemi pėrparėsuar nė disa fronte. I pari, krijimi i njė klime mė tė lehtėsuar pėr sa i pėrket taksės dhe tatimeve. Nė shtator tė 2011 janė hequr 60 taksa e tarifa e janė reduktuar brenda marzheve tė mundshme tė gjithė taksat e tjera. Afro 15 muaj mė vonė, ku unė propozova e u miratua ulja me 30 % taksa e artizanatit, votimi ishte unanim. Sepse kjo politikė e uljes sė taksave u provua sukseshėm. Sipas tė dhėnave tė tatimeve qėndrore, numri i atyre qė paguajnė kontribute shoqėrore si tė punėsuar apo vėtėpunėsuar nė periudhėn Gusht 2011- Nėntor 2012, u rrit me 8149 tė punėsuar . Ndėrsa numri i bizneseve tė reja u rrit me 3351. Kjo shifėr ėshtė diferenca mes rritjes bruto dhe atyre qė kanė humbur vendin e punės. NėTiranė, gjatė kėsaj kohe u krijuan mbi 37 mijė vende tė reja pune dhe afro 28 mijė qytetarė humbėn vendet e tyre tė punės. Kėta tė punėsuar me gjasa nuk pėrbėjnė tėrėsinė e tė punėsuarve sepse siē ju e dini nė Shqipėri ka njė ekonomi informale. E njėtja gjė vlen dhe pėr biznesin. Janė 3351 biznese tė reja.

Sa biznese janė mbylluar ?

Janė mbylluar afro 5 mijė biznese dhe janė hapur 8 mijė e 500 biznese tė reja.

Basha si mund tė mbyllen 8000 e tė happen 5000 ?

Nė ēdo vend, ka biznese tė cilat mbyllen pėr arsye tė ndryshme. Rėndesi ka diferenca, nesė ėshtė pozitive apo negative. Ne, nė Tiranė, rregjistruam 3351 biznese tė reja nė fusha tė ndryshme. Ne nė Tiranė kemi kthyer fokusin te zhvillimi ekonomik dhe punėsimi dhe kjo ėshtė vėrtetuar se ka funksionuar. Kjo ėshtė njė arritje e njė vizioni tė ri ne Bashkinė e Tiranės. Dje, ne ndamė grantin e parė prej 2500 Dollarėsh pėr njė numer te rinjsh tė qytetit. Thelbi i kėtij ushtimi, ku ne bashkėpunuam me qeverinė japoneze, ėshtė ky nė cilin Bashkia e Tiranės vendos para nė funksion tė rritjes e te konsolidimit te biznesit te vogel. Financimi i tyre ėshtė bėrė i vėshtirė pėr shkak tė skepticizit.

Bashkia e Tiranės ka vendosur fondet e veta si garanci pėr bankat qė tė kreditojnė qytetarė tė Tiranės nga mosha 30 vjeē. Ky ėshtė hapi mė ndėrhyres pėrsa i pėrket politikave tė punėsimit. Marrja e pėrgjegjėsive pėr ndėrlidhjen mė tė mirė tė punėdhėnėsit me punėkėrkuesin. Ka nisur kjo industri edhe nė Tiranė, por janė tė pamjaftueshme pėr tė lidhur kėrkesėn e punėdhėnėsve me ofertėn nė tregun e punės. Bashkia e Tiranės ka hapur njė zyrė karriere nė dhomėn e tregtisė dhe Industrisė, ku roli i saj ėshtė tė ushqiej tė dhėna nga bota universitare tek biznesi. Por shumė shpejt ata mund ta bėjnė kėtė dhe online nė njė faqe tė posaēme falas.

Cfarė nuk keni bėrė nė kėto 20 muaj ?

Ju thash qė nė fillim, qė kėto 20 muaj kanė qėnė plot me sfida. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se asnjė problem tė mos mbetet jashtė vemendjės sė Bashkisė. Dhe roli i drejtuesit ėshtė qė tė ketė njė pėrqasje harmonike nė dedikimin e burimeve pėr tė zgjidhur problemet. Bashkia merr burimet financiare, njerazore edhe i hedh ne prioritet qė duhen zbatuar. Objektivat e mia nė kėto 20 muaj, kanė pėrparėsuar me ritmin qė unė kam dėshiruar.

Sa ndikim do tė ketė rezultati nė 23 Qershor nga puna qė ju keni bėrė nė Bashkinė e Tiranės ?

Nė tė gjitha fushat do tė kishim ecur me tė njėjtin ritėm nesė nuk do tė kishim zėvėndėsuar luftėn poltike, konfliktin politik qė karakterizonte Bashkinė e Tiranės me qeverisjen qėndrore me njė frymė bashkėpunimi, partneriteti. Ka ndikuar fakti se mazhoranca ka qėnė e njėjtė si nė Bashkinė e Tiranės ashtu dhe nė Qeveri, njė dialog i pėrhershėm mes Qeverisė e Bashkisė, dhe ndergjegjėsimi se lufta politike nuk ka vend nė Bashkinė e Tiranės. Ajo qė ne presim , eshtė se njė frymė e tillė tė vazhdojė. Pushteti vendor e ka suksesin e vet nė varėsi tė punės qė ndėrton me Qeverinė qėndrore.

Nė situatėn e re, ku LSI ėshtė larguar nga koalicioni me PD, ēfarė ndodh nė Bashkinė e Tiranės ?

Ne vazhdojmė punėn. Nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Bashkiak keshillatrėt e LSI-sė kanė bashkuar votat me kėshilltarėt e PD-sė pėr tė gjitha ēėshtjet e parashtruara.

A ka pasur dorrėheqje tė pėrfaqėsueve tė LSI ?

Ka pasur njė dorėheqje tė Petrit Vasilit, nėnkryetar i LSI-sė. Partitė politike marin vendimet e tyre, LSI-ja ka marrė njė vendim nė raport me koalicionin me PD nė nivel qėndror dhe ka lėnė tė kuptohet se vendimet nė nivel lokal do tė meren nga strukturat lokale. Janė ata qė hedhin hapat e tyre.

Ju jeni Kryetar Bashkie falė dhe votave tė LSI-sė. Si do tė funksionojė ky ish aleat me PD-nė kur ju jeni Kryetar Bashkie dhe aleat me PS kur janė nė opozitė ?

Unė nuk merem me parashikime. Ju dhe kolegėt tuaj, mund tė bėni njė detyrė mė tė mirė se unė. Unė mund tė them se sot jam i lumtur se nė Tiranė nuk ka mė axhendė konflikti politik.

Kundėrshtarėt tuaj politik janė pėrfaqėsuesit e Kėshillit Bashkiak tė opozitės, Aldrin Dalipi i cili ka ngritur disa probleme. Ku mė kryesori ėshtė ai i parkimit nėntokėsor, taksės sė antenave. Si i komentoni ju kėto akuza ?

Secila prej ketyre akuzave ka marė pėrgjigjen e plotė. Dhėnia e lejes sė ndėrtimit pėr parkimin nėntokėsor ėshtė vonuar pėr shkak tė rishikimit tė projektit nė mėnyrė tė tillė qė tė respektojė tė gjithė kriteret e Instituti tė monumenteve tė kulturės. Pra parkimi do tė fillojė menjėherė pasi tė liēensohet.

Taksa e antenave, si u arrit deri nė anullimin nga Kryeministri Berisha ?

Anullimi nuk u bė nga Kryeministri Berisha por nga Prefekti. Ne kemi synuar pėrmes kėsaj takse tė veēantė tė kufizojmė ato efekte tė mundshme tė antenave nė shėndetin publik. Mbushja e arkės sė Bashkisė pėrmes kėsaj take mund tė mos ketė qėnė rruga e duhur. Ndoshat propozimi pėr vendosjen e taksės sė antenave mund tė kishte patur njė debat mė tė gjėrė pėrpara se tė arrinte nė Kėshillin Bashkiak.

Po ēėshtja e kazinove ?

Ėshtė vendosur njė taksė mbi kazinotė e cila dhjetėfishohet nė Qershor. Dhe qėllimi i kėsaj takės ėshtė tė detyroj zhvendosjen e kazinove nė njė zonė pranė kombinatit tė Autotraktorėve. Sot ka pasur njė taksim tė ēdo metri katror tė kazinove. Nėse kėto kazino e shohin se duan tė paguajnė 10-fishin e taksės e tė mos zhvendosen atėhere kėto burime financiare do t'i vėmė nė funksion tė njė fushate masash propogantistike qė synojnė limitimin e efekteve negative te bixhozit nė shoqėrit e familjet e Tiranės. Nėse zhvendoset do tė thoė se kjo taksė fiskale ia ka arritur qėllimit.

Po puna e karrotrecėve nė Tiranė, i cili mbetet njė shqetėsim ?

Ka ligj, ka ca rregulla siē ndodh kudo nė botė.

Ju keni konstatuar se ka abuzime ?

Unė kam pasur njė fluks ankesash qė janė trajtuar nga strukturat pėrkatėse siē ndodh nė Romė, nė Berlin. Por nuk ka asnjė rast kur makina ėshtė marė nė kundėrshtim me rregullat.

Si janė marėdhėniet tuaja me Z.Meta pas largimit tė tij nga koalicioni ?

Ky ėshtė njė vendim politik i marė nga LSI, qėndrimi i PD ėshtė bėrė publik nga Kryeministri dhe unė skam mė ctė shtoj apo tė heq. Marrėdhėniet politike mes IlIR Metės janė marėdhėniet politike mes njė anėtari tė PD dhe Kryetarit tė LSI. Ndėrsa marėdhėniet personale nė njė kultutė tė rė politike nuk kanė pėrse tė influencohen nga vendimet politike dhe pėr sa kohė politika synon tė jetė transparente nuk ka pėrse tė ndikojė nė marėdhėniet personale. Kjo ėshtė sot praktika ne Europė dhe drejt asaj duhet tė shkojmė.

PD po ndjek stilin tuaj nė kėtė parafushatė tė zgjedhjeve tė 23 Qershorit. A do tė angazhoheni nė zgjedhjet politike me 23 Qershor dhe cili do tė jetė roli juaj ?

Unė jam anėtar i Kėshillit dhe i Kryesisė sė PD dhe kam peshėn e rėndėsinė time nė ēdo apekt tė rendėsishėm, veēanarisht nė zgjedhjet kombėtare. Por nė tė njėtėn kohė jam edhe Kryetar i Bashkisė sė Tiranės, qė do tė thotė qė Bashkia do tė vazhdojė tė kryej detyrat e saj dhe unė si Kryetar i saj. Por qė do tė vazhdoj tė jap edhe kontributin tim pėr vazhdimėsinė e onjektivave tė shpallura nėpėrmjet njė bashkpunimi midis Bashkisė sė Tiranės dhe Qeverisė.

A ėshtė shmangur klientelizmi nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit dhe tenderat e rrugėve pasi opozita doli me njė listė biznesesh qė nuk kanė pėrfituar dhe ajnė bllokuar ?

Nė Bashkinė e Tiranės nuk ka leje ndėrtimi ndaj cdo pretendim se ka klientelizėm nė dhėnien e lejeve ėshtė pretendim nė dhėnien e dickaje qė nuk ėshtė dhėnė. Ka njė zhvillim nė kėtė fushė qė ėshtė plani urbanistik, ku njė nga funksionet kryesore ėshtė transparenca me anė tė sė cilės I mbyllet dera sekserėve tė famshėm tė Bashkisė sė Tiranės nė kohė mė tė pėparshme. Plani urbanistik I jep fund pushtetit tė Kryetarit nėpėrmjet lejeve tė ndėrtimit dhe ahp njė epokė tė re transparence edhe nė fushėn e ljeve tė ndėrtimit.

Gjatė fushatės ka pasur njė axhendė projektesh tė planifikuara sipas njė kalendari si hipotekim shtėpish, zgjatim bulevardi, tramvaj tė cilat nuk kanė nisur. Sa garanci jepni se kėto projekte do tė pėrfundojnė sidomos nėse ndryshon edhe pushteti qėndror ?

Nuk ėshtė e vertėtė se nuk kanė nisur. Bashkia ka dėrguar pėr hipotekim 5883 apartamente me pėrfitues 24322 qytetare. Me aktin normative tė qeverisė ėshtė hapur rruga e hipotekimit edhe pėr 260 objekte tė tjera. Ka qėnė njė pjėse qė ka kėrkuar bashkėpunimin e qeverisė dhe qeveria I ka hapur rrugė dhe ne brėnda kėtij muaji do tė pėrfundojmė edhe dhėniene e lejes pėr kėto objekte. Ndonėse ndėrtuesit apo ish-ndėrtuesit janė bėrė pengesė. Pėr tramvajin, Qeveria franceze dhe Bashkimi Europian po financojnė projektin. Unė besoj se parteriteti mes Bashkisė sė Tiranės dhe pushtetit vendor do tė vazhdojė sepse besoj se qytetarėt e Tiranės tė lodhur nga konflikti politik do tė votojnė me mencuri. Nė interesin e tyre eshtė vazhdimi I pushtetit nga PD.

* Intervista ėshtė dhėnė pėr emsionin "Debeti nė Channel One"

Intervistoi Roland Qafoku