Video

12/04/2013 14:26:59

Luljeta Nuzi, gruaja qė u jep shpresa qytetarėve nė Britani

Intervistė me drejtuesen e programit Shpresa






LONDER - “Asgjė nuk ėshtė e pamundur nė jetė qoftė kjo nė emigrim apo ne vendin tėnd, fati ėshtė nė duart e gjithsecilit nga ne. Mos prisni fuqi tė magjishme qė tė vijė nga qielli, nga zoti, nga rastėsia pėr tė plotėsuar ėndrrat tuaja, kėrkojini kėto fuqi tek vetja, energjitė tuaja, zemrat dhe mendjet tuaja”. – Kėto fjalė nuk i ka thėnė Margaret Thatcer por njė grua shqiptare qė i ngjan asaj pėr vendosmėrinė dhe forcėn qė ka pėr t’i ēuar gjėrat deri nė fund.

Luljeta Nuzi, drejtuesja e “Shpresa Programme” prej vitesh ka ndėrmarrė reforma konkrete me projektet e saj pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė integrimin e tyre nė Angli. Njė grua e thjeshtė dhe plot energji qė asnjėherė nuk pėrpiqet tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pasi sipas saj “puna flet vetė”. Dhe puna qė “Shpresa Programme” ka bėrė gjithė kėtė kohė ka folur aq shumė sa ka tėrhequr vėmendjen e personaliteteve dhe institucioneve mė tė rėndėsishme nė UK. Nė vitin 2006 asaj ju dha ēmimi “Queens Award” nga vetė Mbretėresha Queens Elizabeth pėr t’u ndjekur mė pas me ēmime tė njėpasnjėshme si Marrja e ēmimit, bronz, gold dhe mė pas “special distinction” pėr mėsimdhėnie gjatė viteve 2009-2012. Marrja e ēmimit “Community of the year” nė 2012, “Migrant women of the year” dhe “Peace Award” nė 2012, etj.

Ēfarė ju ka shtyrė tė merrni vendimin pėr tė emigruar nė UK ?

Dėshira pėr njė vend mė tė sigurtė, mė tė mirė dhe mė me shumė mundėsi mė shtyu pėr tė emigruar.

Kur vendoset tė emigroni a e mendonit se do tė bėnit karriere dhe tė arrini rezultate tė tilla ?

Karriera nuk ka qenė kurrė njė qėllim nė vetvete pėr mua. Gjithmonė jam pėrpjekur, kam luftuar dhe punuar pėr tė bėre mė tė mirėn e mundshme pėr veten, familjen time dhe pėr kėdo qė kam pasur pranė. Kam mbaruar shkollėn e lartė pėr inxhinieri elektrike, profesion qė kur studioja mendoja se do ta ushtroja gjithė jetėn time, po e vėrteta ėshtė se ka mbi 10 vjet qė po bėj njė profesion krejt tjetėr. A do tė vazhdoj kėtė profesion gjithė jetės time? Pėrgjigja ime ėshtė - Nuk e di!

Shumė gra e shohin tė pamundur tė gjejnė veten dhe pozicionin e tyre nė njė vend tė huaj - ju si ja keni dalė ?

Ka shume njerėz, gra, burra, tė rinj, tė reja qė nuk e gjejnė veten e tyre edhe nė vendin ku kanė lindur jo me nė njė vend tė huaj. Kjo ka te beje me pozicioni nė shoqėri, me ėndrrat e gjithė secilit prej nesh , planet pėr tė ardhmen qe kemi nė momente tė ndryshme tė jetės. Shpesh ndalem dhe shikoj jetėn time, ajo ėshtė krejt e thjeshtė e karakterizuar nga njė qėndrim pozitiv ndaj saj, me njė balancė pėr t’u admiruar e midis tė shkuarės, tė tashmes dhe tė ardhmes dhe me rregulla krejt tė thjeshta. Fokusohem nė atė se si ta arrij qėllimin apo synimin qė i ve vetes nė atė moment dhe jo nė atė se ēfarė mė pengon pėr tė arritur qėllimet qė i vė vetes. Gjithmonė kam shumė plane, tė cilat janė njė kombinim planesh afatshkurtra (mujore), afat mesme (vjetore deri nė tre vjet) dhe afatgjata mbi tre vjet tė cilat ecin paralel si shina treni. Suksesi i planeve afatshkurtra bėhet burim energjish pėr tė kaluar tek ato afatmesme, dėshtimi bėhet mėsim qė duhet adresuar sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe pėr ta kthyer nė mėsim dhe pozitivitet. Zgjedh tė punoj me ata qė janė tė sinqertė dhe qė japin maksimumin e tyre pėr tė mirėn e punės. Fokusohem dhe shpenzoj energjitė e mia me ata qė e vlerėsojnė punėn qė unė bėj, ata qė mė kritikojnė nė mėnyrė konstruktive. Dėnimi mė i madh ėshtė ai qė iu jap atyre qė gėnjejnė, shpifin ose xhelozojnė - i fal dhe nuk harxhoj kohėn time tė ēmuar duke folur pėr ta ose menduar pse e bėjnė njė gjė tė tillė. Ofroj ndihmė, kėshillime, kohė tek tė gjithė ata qė me kėrkojnė njė gjė tė tillė ose qė unė kuptoj se kanė nevojė pėr ndihmė pa pritur asgjė prej tyre si shpėrblim. Punoj shumė, shikoj te maksimizoj efektet e punės, synoj dhe punoj pėr tė dhėne mė tė mirėn e mundshme, shpesh duke sakrifikuar veten( kohėn time tė lirė, gjumin etj)

Si ka lindur "Shpresa Programme"? Dhe pėrse e keni quajtur "Shpresa" ?

Shpresa Programme ka lindur si njė nevojė e brendshme pėr tė gjetur zgjidhje te shumė problemeve me tė cilat familja ime dhe shumė familje tė tjera po pėrballeshin nė vitet e para tė emigrimit kėtu nė Angli. Si psh fillimisht orientimi, gjetja e shėrbimeve qė ofroheshin pėr tė gjithė ne si ndihma sociale, shkollimi, pėrgjegjėsitė dhe tė drejtat ligjore si qytetar, e mė pas integrimi me dinjitet, mėsimi i gjuhės shqipe pėr fėmijėt dhe tė rinjtė, promovimi i kulturės shqiptare, krijimi i njė imazhi pozitiv pėr komunitetin tonė, punėsimi, tė qenit aktiv nė komunitetin lokal dhe mė gjerė, luftimi i padrejtėsive. Nuk e kam quajtur unė shpresa, nė nėntor tė 2002 mė se 120 veta morėn pjesė ne themelimin e kėsaj organizate dhe e quajtėm Shpresa, si emrin mė tė pėrshtatshėm pėr tė reflektuar ēfarė tė gjithė dėshironim ky institucion tė bėhej, njė burim shprese pėr tė gjithė ata qė do tė binin nė kontakt me tė. Njė institucion qė do tė kthente besimin tek institucionet

Cilat janė arritjet me tė mėdha qė ju keni shėnuar me "Shpresa Programe"

Krijim si Compani nė 2003. Marrja e zyrės sė parė nė janar tė 2003. Punėsimi i tre Punonjėsve nė vitin 2004. Pjesėmarrja ime nė pritjen e shtruar nė No10 nga ish kryeministri Z. Tony Blair pėr punėn e bėrė nė komunitet dhe rolin aktiv qė kishte luajtur Shpresa nė 2004 dhe 2006
Marrja e ēmimit prestigjioz nė 2006: “Queens Award “ tė dhėnė nga vetė Mbreteresha Queens Elizabeth. Ftesa e tė gjithė stafit, nga Mbreteresha nė pritjen e mbajtur nė Buckingham Palace nė vitin 2006, e 2 anėtarėve tė boardit drejtues nė 2007 dhe mė pas e imja nė 2008. Marrja e godinės 3 katėrshe, 11 zyra dhe 3 dhoma trajnimi nė 2007.

Mbajtja e eventit nė parlamentin Anglez publikimi i raportit mbi impaktin e punės sė “Shpresa programme” prej 7 viteve nė 2009. Marrja e ēmimit «Community of health” nė 2008 e cila u rinovua pėrsėri nė 2012 pėr tre vite tė tjera. Marrja e ēmimit, bronz, gold dhe mė pas special distinction pėr mėsimdhėnie gjatė viteve 2009-2012. Marrja e ēmimit “Community of the year” nė 2012, “Migrant women of the year 2012”, “peace award” 2012
Marrja e ēmimit “ekspert in volunteering” in 2013.

Shpresa tashmė ofron njė nga modelet mė efikase tė punės pėr integrimin e komuniteteve duke kombinuar punėn nė bashkėpunim me” can do attitude” dhe pėrkushtim Ēdo jave nga shėrbimet e saj pėrfitojnė mbi 600 njerėz, mbi 50 ofrojnė punė vullnetare nė shkolla tė ndryshme dhe komuna tė ndryshme tė Londres. Pėr me tepėr lexo nė www.shpresaprogramme.com.

Shume njerėz tė suksesshėm kanė sekretet dhe strategjitė e tyre - si ka qenė nė rastin tuaj? Keni diēka pėr tė ndarė me ne ?

Nuk mendoj se kam sekrete apo strategji por kam disa parime shumė tė thjeshta. Dėgjoj shumė, fol pak, kupto, vepro. Fokusohu nė ndryshimin qė do tė sjellėsh me punėn tėnde dhe jo ne atė ēfarė do tė mendojnė tė tjerėt pėr tė. Punėn e sotme kurrė mos e lėr pėr nesėr. Nuk ka asgjė tė paarritshme. Tė gjithė ata qė kanė kontribuar sadopak nė suksesin tėnd lejoji tė jenė pjesė e kėtij suksesi me pak fjale ji mirenjohese. Pėrdor tė shkuarėn pėr tė mėsuar, tė tashmen pėr tė jetuar, tė ardhmen pėr t’u pėrsosur. Humbjet ktheji nė mėsim jo pendim

Tani mbas kaq vite ku arritjet e tua shėnojnė pikun, cfarė ju ka mbetur akoma pa realizuar ?

Shpresa ėshtė bėre njė institucion i cili merret si modeli mė i mirė nė komunitet pėrfshirė punėn nė partneritet, ofrojmė kualitetin maksimal, eshte insitucioni ku njerezit besojne. Kemi akoma shumė pėr tė bėrė : ēdo vit ne dėgjojmė pėr 2 muaj me radhė ēfarė pėrdoruesit duan qė “Shpresa” tė ofrojė pėr ta. Qėllimi i “Shpresės” ėshtė qė anėtarėt e komunitetit tonė tė kenė mundėsi tė marrin tė gjithė shėrbimet pėr tė cilat ata kanė nevojė. Kėtė e bėjmė nė dy mėnyra, e para duke krijuar lidhje mes pėrdoruesve nė nevojė me institucionet pėrkatėse dhe duke edukuar tė dyja palėt si tė arrijnė tė kuptojnė dhe ndihmojnė njėri tjetrin, psh vite mė parė ne filluam njė program pėr tė adresuar shėndetin mendor tė grave shqiptare, sė pari gjetėm se ēfarė i pengonte ato tė pėrdorin shėrbime tė cilat ishin nė offer, mė pas pėrzgjodhėm njė institucion qė ishte shumė i pėrafėrt me mėnyrėn e punes se “Shpresės” dhe i ndihmuam ata qe tė krijonin besim dhe te pėrmirėsonin mėnyrėn e punės duke i kėshilluar qė tė punėsonin njė terapiste shqiptare, tė ofronin shpenzimet e transportit pėr ato gra tė cilat nuk mund tė udhėtonin, si edhe tė krijonin mundėsi pėr childcare. Tashmė ky projekt ka mbaruar dhe shėrbimi vazhdon tė ofrohet nga Women’s Therapy centre. Tashmė po fillojmė tė adresojmė dhunėn nė familje, sapo kemi zgjedhur organizatėn partnere dhe po kėrkojmė mundėsitė financiare qė tė ofrojmė shėrbimin qė duam

Projekti pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Projekti tjetėr tek i cili kemi pėr mė tepėr se 5 vjet qė po punojmė ėshtė gjetja e njė kualifikimi pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Vetėm vjet nė Nėntor ne kemi marrė dritėn jeshile dhe na ėshtė kėrkuar diēka konkrete pėr ta bėrė realitet kėtė ėndėrr tė tė rinjve shqiptarė. Ne si komunitet duhet tė gjejmė £100000 pėr tė regjistruar gjuhėn shqipe si GCSE. Ēfarė nėnkupton kjo ėshtė se tė gjithė tė rinjtė e moshės 14-16 vjeēare do tė kenė mundėsi ta mėsojnė gjuhėn shqipe nėpėr shkollat e tyre dhe ta japin provim, rezultatet e tė cilit njihen nga Universiteete kety ne Angli. Kjo bėn tė mundur qė ky shėrbim kaq i rėndėsishėm pėr mbrojtjen e gjuhės e kulturės tonė tė jetė i mundshėm nė te gjithė shkollat angleze.
Sic e permenda edhe pak me lart projekti i mesimi plotesues tek shpresa ka marra cmimin me te lart ne Mbreterine e Bashkuar te quajtur “Special disctintion” te cilin e kane marre vetem 5 shkolla midis te pakten 3000 te tillave qe jane ne MB. Per modelin e punes shume efikas dhe reputacionit te krijuar ne tashme ndihmojmė qė komunitete tė tjera tė trajnohen nga ne dhe tė replikojnė modelin tonė.

Ē’mund tė na thoni diēka pėr Luljetėn si nėnė - a jeni e kėnaqur ?

Te jesh nėnė, prind ėshtė ndjesia mė e bukur nė botė. Tė menaxhosh planet qe ēdo nėnė thur pėr fėmine e saj, tė pranosh me pozivitet zgjedhjet qė fėmijėt bėjnė kur ato nuk pėrputhen me planet e prindėrve , t’i duash ata pa kushte dhe ēdo sekond dhe tė jesh aty sa herė ata kanė nevojė pėr ty, tė kafshosh gjuhen sa herė qe do tė doje t’i urdhėroje qė ata tė ndjekin verbėrisht urdhrat e tua, planet qė ti ke bėrė pėr ta si prind jane sfida. Kam punuar shumė me veten dhe punoj qe te jem nje degjuese e mire, te fitoj besimin e tyre qe ata te vijne tek une per cdo gje qofte gezim apo problem.Sot Deni, Daniel dhe Kevin janė shokėt e mi, kolegėt e mi tė vegjėl, pasqyra ime. Ata janė barometri qė mė tregon mua se kohet kanė ndryshuar dhe se e kaluara ime nuk mund tė jetė tashmja e tyre. Suksesi i tyre, lumturia e tyre janė dehja ime, gėzimi im.

Cilat janė projektet tuaja nė tė ardhmen ?

Mė pėlqen shumė historia e Jack Petchey-it, njė njeri qė nga pa pune ėshtė bėrė shumė i pasur dhe ka ngritur njė fondacion ku sponsorizon me mijėra tė rinj ēdo vit qė tė bėhen leaders. Do tė doja shumė qė tė kisha mundėsi t’a bėja njė gjė tė tillė pas 20 vitesh. Dhe mė pas tė krijoja njė projekt qė ofronte ndihme mjeksore falas , vizita etc falas pėr njerezit qe kishin semundjen e kancerit nė te gjithė fshatrat e Shqipėrise dhe Kosovės si dhe ofronte projekte informimi dhe edukimi rreth tyre. Ajo qė dua mė shumė nė kėtė moment ėshtė tė bėj tė mundur realizimin e enderres se te rinjve shqiptar me te cilet kam punuar per me shume se 5 vjet ;Rregjistrimin e gjuhes shqipe si IGCSE, nga Cambringe insitute. Tashme e vetmja gje qe na ka mbetur eshte sigurimi i £100.000 qė janė financat qė Cambridige Institute na ka kėrkuar pėr tė bėrė tė mundur zhvillimin e librave dhe metodikave, si edhe pėr provimet e gjuhės shqipe kėtu nė MB. Dhe me kete gjuha jone e bukur shqipe do te jepet ne shkollat Angleze si gjuhe e huaj.

Cili ėshtė mesazhi qė i pėrcillni tė gjitha grave shqiptare kudo qė janė nė emigrim apo nė vendin e tyre ?

Asgjė nuk ėshtė e pamundur nė jetė qoftė kjo nė emigrim apo ne vendin tėnd, fati ėshtė nė duart e gjithsecilit nga ne. Mos prisni fuqi tė magjishme qė tė vijė nga qielli, nga zoti, nga rastėsia pėr tė plotėsuar ėndrrat tuaja, kėrkojini kėto fuqi tek vetja, energjitė e juaja, zemrat dhe mendjet tuaja.
Punoni fort per t’i arritur synimet tuaja. Mos lini asnje t’u thote se ju nuk mundeni. Zgjidhe shokun mė tė mirė se vetja dhe kurrė mos rezervo ndihmėn pėr ata qė kanė nevojė pėr tė. //HermesNews - ©2013//




Intervistoi Flutura Zhuta