Video

12/04/2013 13:59:28

Pheniani kėrcėnon Tokion

Duke i cilėsuar si provokuese deklaratat e Tokios pėr interceptimin e njė rakete qė do tė lėshohej nga Pheniani, agjencia shtetėrore koreanoveriore e lajmeve, KCNA tha se njė veprim i tillė rrezikonte 'ta zhyste' Japoninė 'nė flakėt e luftės bėrthamore'






PHENIAN - Koreja e Veriut kėrcėnoi sot Japoninė pėr raprezalje bėrthamore nėse kjo e fundit pėrfshihej nė njė farė mėnyre nė njė konflikt tė mundshėm nė Gadishullin Korean.

Duke i cilėsuar si provokuese deklaratat e Tokios pėr interceptimin e njė rakete qė do tė lėshohej nga Pheniani, agjencia shtetėrore koreanoveriore e lajmeve, KCNA tha se njė veprim i tillė rrezikonte ''ta zhyste'' Japoninė ''nė flakėt e luftės bėrthamore''.

Nderkohe, ministria koreanojugore e Mbrojtjes deklaroi sot se dyshonte nė kapacitetin e Koresė sė Veriut pėr lėshimin e njė rakete balistike me kokė bėrthamore, ashtu si kishte konfirmuar njė ditė mė parė njė zyrtar amerikan duke cituar njė raport tė shėrbimit sekret ushtarak.

"Koreja e Veriut ka kryer tre prova bėrthamore, por mbeten dyshime qė Koreja e Veriut tė ketė prodhuar njė kokė bėrthamore mjaftueshmėrisht tė vogėl dhe tė lehtė qė mund tė montohet nė njė raketė'', deklaroi pėr shtypin zėdhėnėsi i ministrisė, Kim Min-Seok.

''Por, Koreja e Veriut po drejtohet drejt kėsaj etape, ku mund tė prodhojė njė kokė tė vogėl bėrthamore pėr ta vendosur nė njė raketė'', shtoi zėdhėnėsi.


HermesNews - ©2013