Video

11/04/2013 18:09:54

Monti ėshtė pozitiv me Indinė

Marėdhėniet me shtetin indian mund tė pėrmirėsohen






LONDĖR - Kryeministri italian nė detyrė, Mario Monti u shpreh sot pozitivisht lidhur me njė pėrmirėsim tė marrėdhėnieve tė Romės me Nju Delhin mes replikave dhe divergjencave lidhur me ēėshtjen e dy marinsave italinė qė po pėrballen me njė proces gjyqėsor pėr vrasje nė Indi, e mbiquajtura ''ēėshtja maro''. "India ka vlerėsuar vendimin e Italisė pėr rikthimin nė Nju Delhi tė dy marinsave, pasi qeveria italiane mori disa garanci", deklaroi Monti, gjatė njė konference nė samitin e ministrave tė Jashtėm tė 'G 8'-ės, nė Londėr.

Monti ka marrė edhe funksionet e ministrit tė Jashtėm tė Italisė, qė nga dorėheqja e muajit tė kaluar tė Giulio Terzit lidhur me vendimin e qeverisė pėr rikthimin nė Indi tė Massimiliano Latorre dhe Salvatore Girone qė tė pėrballen me akuzat pėr vrasjen e dy peshkatarėve, Valentine (aka Gelastine) dhe Ajesh Binki, pasi gabimisht kishin besuar se kėta tė fundit ishin piratė, ndėrkohė qė po patrullonin nė mbrojtje tė njė anijeje tregtare nė brigjet e Keralas, nė shkurt tė vitit 2012.

HermesNews - ©2013