Video

11/04/2013 16:14:11

27,2% papunėsia nė Greqi

Rajonet mė tė prekura mbeten rajoni i Epirit nė veriperėndim (29,2 pėr qind), ndjekur nga Atika, qytet i Athinės (28,4 pėr qind) dhe Maqedoni-Thrakė (verilindje) me 28,2 pėr qind






ATHINĖ - Pėrqindja e papunėsisė nė Greqi ka vazhduar tė regjistrojė rritje nė muajin janar duke arritur nė 27,2 pėr qind kundėr 26,4 pėr qind nė muajin dhjetor dhe 21,5 pėr qind njė vit mė parė duke prekur kryesisht tė rinjtė, njoftoi sot Autoriteti grek i Statistikave (Elstat).

Tek moshat mė pak se 24 vjeē, rreth gjashtė nė dhjetė tė rinj, 59,3 pėr qind janė tė privuar nga puna dhe tek tė rinjtė e moshės 25-34 vjeē, mbi njė e treta, rreth 34,2 pėr qind, sipas Elstat.

Gratė janė mė tė prekura se burrat, rreth njė e treta mes tyre, 31,4 pėr qind kundėr 23,9 pėr qind pėr burrat. Qė prej muajit dhjetor 2012, numri i tė papunėve ėshtė rritur me 95 709 ndėrkohė qė nė njė vit, me 281 048.

Rajonet mė tė prekura mbeten rajoni i Epirit nė veriperėndim (29,2 pėr qind), ndjekur nga Atika, qytet i Athinės (28,4 pėr qind) dhe Maqedoni-Thrakė (verilindje) me 28,2 pėr qind. Shpėrthimi i papunėsisė nė Greqi ka ndodhur si pasojė e krizės sė borxhit nė vitin 2010 dhe politikave shtrėnguese tė vendosura nga kreditorėt e vendit, zona euro dhe FMN.

HermesNews - ©2013