Video

11/04/2013 15:22:07

Jeton vetem ne pyll per 27 vjet

Askush nuk e dinte ekzistencen e tij me pare





SHBA- Quhet Christopher Knight dhe per gati 30 vjet ka jetuar ne brendesi te pyejeve ne zonen Maine ne veri-lindje te SHBA-se pa patur asnje kontakt me qeniet njerezore. Burri, tashme 47 vjec, duket se eshte pikasur nga disa roje te pakta te zones, te cilet kane zbuluar rremujera te vogla dhe vjedhje te ndryshme ne zonen ku jetonte Knight.

Nje radio per te degjuar muziken Rock
Historine e Knight e ka treguar britanikja “The Guardian”. Per te mbijetuar, 47 vjecari kishte bere mijera vjedhje neper shtepite dhe magazinat rreth baneses se tij. Kishte vjedhur mbi te gjitha ushqime, por edhe mjete te tjera sidomos gatimi dhe materiale per te jetuar ne pyll. Por kur ka hyre ne ambjentet e nje ndertese per personat me aftesi te kufizuara, atehere eshte dhene alarmi dhe per Knight duket se ka perfunduar izolimi i gjate.

Pasi eshte arrestuar, policia ka theksuar se “kampi i tij”, ishte nje tende e ndertuar mes dy pemesh, me nje krevat, nje bombol gazi per te gatuar, lavatrice dhe materiale per radio dhe bateri te cilat ai i perdorte per te qene ne kontakt me lajme dhe per te degjuar muzike rock.

Pershendetja e fundit ne vitet 90-te
Banoret e zones e dinin prej vitesh prezencen e tij dhe e kishin pagezuar me emrin “Heremiti i pikes se veriut”. I kerkuar nga policia, 47 vjecari ka vendosur te mos flase me asnje person qe nga vitet 90-te. Vetem nje person ka arritur ta shohe kur ai ka kaluar vetem disa metra larg tendes se tij duke e pershendetur me dore. Ky ishte edhe takimi i fundit me nje njeri qe nga viti 1986, kohe qe kur Knight vendosi te jetonte ne pyll.

Knight nuk kishte shkuar ne shtepi qe kur ishte ne moshen 19 vjecare dhe gjate gjithe ketyre viteve ka mbijetuar duke vjedhur neper shtepite perreth edhe pse disa nga banoret kishin lene mjete te vogla jetese per te personalisht, sidomos gjate kohes se dimrit kur temperaturat ne Maine shkojne deri ne -12 grade nen zero.

Te tjere ne fakt kane deklaruar se nuk e kane patur fare idene e ekzistences se tij. Kur Knight eshte arrestuar, ndodhej ne nje vend te fresket dhe mbante ende syzet e viteve 80-te. Eshte akuzuar per vjedhje ushqimesh dhe objektesh me vleren e 238 dollareve dhe gjoba qe duhet te paguaje per te qene i lire eshte 5.000 dollare.

Edison Myrteza