Video

11/04/2013 15:19:00

A ėshtė fjala nė krizė ? Njė interpretim i shoqėrisė shqiptare

Ditari i Dom Gjergj Metes, ish zėdhėnės i Kishės Katolike Shqiptare, kohėt e fundit autor i pėrmbledhjes me publiēistikė Ditar Periferie. 'Njė ripėrtėritje shpirtėrore qė nis nga familja natyrore e pėrhapet nė shoqėri do tė krijonte klimė mė tė qetė e do tė shtynte politikbėrėsit drejt veprimeve mė tė pėrgjegjeshme'






Ju jeni cilėsuar nga mediat, njė personazh dhe njė ndėr njerėzit mė aktiv tė Kishės Katolike shqiptare, nėpėrmjet daljeve tuaja nė ekran. Ēfarė ju bėn kaq tė ndryshėm ?

Nuk mendoj se kjo mė bėn tė ndryshėm. Unė jam njė prift katolik qė jeton misionin e tij tė shpalljes sė Ungjillit brenda Kishės Katolike dhe nėpėrmjet mjeteve tė komunikimit. E kam pasur kėtė gjė dhe si detyrė zyrtare pasi kam qenė tre vjet zėdhėnės i Kishės Katolike nė Shqipėri.

Ungjilli, sot shpėrndahet dhe online. A besoni se nė tė ardhmen Papa do tė flasė vetėm online ? Kisha katolike do tė flasė online ? Si mendoni ēfarė vendi ka interneti nė gjithė kėtė tė ardhme ?

Unė mendoj se interneti apo mjetet e komunikimit nė pėrgjithėsi janė mjete ndihmesė pėr tė pėrēuar diēka. Nė kėtė prizėm kėto mjete sigurisht qė ndihmojnė nė pėrēimin e Ungjillit tek tė gjithė njerėzit. Kisha Katolike nė fakt i vlerėson shumė mjetet e komunikimit, aq shumė saqė ēdo vit ajo kremton njė ditė tė veēantė kushtuar mjeteve tė komunikimit shoqėror. Sikurse ju e dini Papa ėshtė i pranishėm nė Twitter, Vatikani dhe shumė Kisha lokale kanė dhe websitet e tyre. Po ashtu shumė priftėrinj e njerėz tė angazhuar nė Kishė pėrdorin rrjetet sociale. Pra ka njė pėrdorim tė gjerė tė mjeteve tė komunikimit shoqėror. Thėnė kjo, kėto mjete nuk mund tė zėvendėsojnė asesi takimin personal, sy me sy e zemėr me zemėr, pasi Ungjilli para se tė jetė njė komunikim, ėshtė njė takim, ai i Zotit me njeriun. E kėshtu takimin personal nuk mund ta zėvendėsojė asnjė mjet tjetėr. Dikė qė e do e dėgjon nė telefon, apo flet nė chat, por ama kjo nuk ėshtė e mjaftueshme derisa ta takosh e tė rrish me tė.

Po shkojmė drejt njė izolimi shoqėror ?

Fjala ka problemet e veta sigurisht. Mendoj qė ajo nuk ka vdekur, por ėshtė shituar (shitimi ėshtė plagosje). Kjo sepse personat lexojnė gjithnjė e mė pak, por edhe sepse shkruajnė gjithnjė e mė pak e gjithnjė e mė keq. Nė kėtė pikė komuniikimi virtual ka ndikuar shumė. Ka virtualizuar komunikimin midis njerėzve. Do tė thotė se ai nuk ėshtė shumė real. Pas njė chati mund tė fshihet gjithkush, mund tė fshihen ndjenjat, emocionet, thellėsia e shikimit, trishtimi i syve etj etj. Kurse takimi personal i jep mė shumė vlerė fjalės, por dhe heshtjes. Fjala ėshtė nė krizė, por ajo ka ende shpresė pėr aq kohė sa njeriu do tė ketė nevojė tė shprehė tė pashprehshmen, misterin e vetvetes dhe tė Zotit. Pėr ne tė krishterėt pastaj Fjala e Hyjit ėshtė bėrė e gjallė, ėshtė bėrė njeri.

Ju mendoni se politika shqiptare ėshtė le tė themi njė drejtuese e mirė e qytetarėve shqiptarė drejt integrimit ?

Pėr kėtė po pėrgatis njė shkrim kėto ditė. Mendoj qė politika shqiptare ka probleme tė thella. Ajo vuan nga konfliktualiteti i skajshėm qė nė fakt pėrshkon nė mėnyrė diagonale krejt shoqėrinė tonė. Por nė mėnyrė tė veēantė politika vuan nga makiavelizmi i cili nuk ėshtė vetėm thjesht fakti qė pėrdoret ēdo mjet pėr tė arritur qėllimin, por veēanėrisht mkiavelisti ėshtė ai i cili kamuflon sjelljen e tij gjoja i frymėzuar nga ndjenja altruiste qė nė tė vėrtetė janė pėrmbushje e dėshirave egoiste.

Atėherė ka ardhur koha e lėvizjeve qytetare, si nė Itali ?

Unė jam klerik dhe nė fakt nuk kam pėr detyrė tė jap zgjidhje konkrete. Ato i gjejnė faktorėt politik. Italia ėshtė tjetėr gjė dhe ēdo krahasim ēalon. Eshtė tjetėr realitet, tjetėr histori e tjetėr formim. Ne jemi tjetėr gjė e duhet tė gjejmė zgjidhje brenda veēorisė tonė.

Zgjidhja ėshtė katolicizmi ?

Unė nuk e thashė. Sigurisht doktrina sociale e Kishės Katolike ka elemente tė vlefshėm pėr njė angazhim politik serioz qė ka si synim tė mirėn e pėrbashkėt, por Kisha katolike nuk ka zgjidhje politike. Ato u takojnė partive. Njė frymėzim i krishterė ėshtė sigurisht njė shtysė e fortė pėr njė angazhim serioz. Kjo frymė e krishterė mund tė jetė e pranishme nė ēdo formacion politik e aty mund tė japė kontributin e tij. Nė Shqipėri pastaj katolikėt duhet tė angazhohen tė sjellin nė res publica njė frymė dashuri, solidariteti e altruizmi, sidomos aspiratat e tė mirės dhe drejtėsise.

A mendoni se qytetarėve shqiptarė do t’u vlente nėse do tė pėrqėndroheshin mė tepėr tek vetveja dhe mė pak ndaj lojerėve tė politikės ?

Mendoj qė qytetarėt duhet tė vetėdijėsohen mė shumė akoma. Njė ripėrtėritje shpirtėrore qė nis nga familja natyrore e pėrhapet nė shoqėri do tė krijonte klimė mė tė qetė e do tė shtynte politikbėrėsit drejt veprimeve mė tė pėrgjegjeshme. Fryma qytetare e pjesėmarrjes politike duhet tė jetė e pranishme sidomos nė momentin e votimit dhe zgjedhjes sė pėrfaqėsuesve.

Ju keni botuar njė libėr, qė quajtur Ditar Periferie . Ka tė bėjė me njė pikėvėshtrim tuajin jashtė Tiranės ? Pse "Periferi" ?

Libri ėshtė pėrmbledhje nė vite e pibliēistikės sime. Meqė aty kam vėnė dhe datat kur janė shkruar e kam quajtur ditar. Periferia ka tė bėjė me faktin qė pjesa thelbėsore e atyre shkrimeve kanė lindur ndėrkohė qė unė shėrbeja si prift nė periferi tė Tiranės, nė Kamėz. Por periferia nė fakt ėshtė njė koncept mė shumė se sa urban apo gjeografik. Sikurse ka thėnė dhe Papa Francesku, ka dhe periferi ekzistenciale. Edhe me kėto periferi sikurse janė varfėria, divorci, vetėvrasja e intelektualit, aborti etj kanė nevojė pėr praninė shėruese tė Ungjillit, dmth tė dashurisė sė Zotit. Periferia ku jam unė ėshtė nė tė vėrtetė qendėr pasi prej kėtu pulson njė jetė e jashtėzakonshme, gjallėri e energji. Spesh periferi janė mė shumė qendrat ku sheh frenetizėm, fytyra tė rishtuara, stres etj.

Ēfarė do tė shkruani nė librat e tjerė ?

Nuk e di nėse do tė shkruaj mė. Unė nga profesioni pėrveēse prift, jam edhe jurist pėr Kishėn Katolike. Do mė pėlqente tė shkruaja shumė gjėra. Tė shohim. Gjėrat juridike me tėrheqin, por edhe bota e brendshme e njeriut.


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Intervistoi Doriana Metollari