Video

11/04/2013 10:08:30

Kuvendi shtyn miratimin per KQZ

Kėrkesa e miratuar dje nga komisioni i Ligjeve u kundėrshtua ashpėr nga opozita, e cila e konsideroi njė veprim antiligjor dhe goditje tė rėndė pėr standardet demokratike






(16:01) Nė konferencėn e kryetarėve, me propozim tė Gramoz Ruēit, kryetar i grupit socialist tė opozitės, palėt ranė dakord me konsensus qė kjo kėrkesė tė pėrfshihej nė kalendarin e punės sė parlamentit dhe tė votohej nė seancėn plenare tė ditės sė hėnė.

Kėrkesa e shumicės, e miratuar dje nga komisioni i Ligjeve, u kundėrshtua ashpėr nga opozita, e cila e konsideroi njė veprim antiligjor dhe goditje tė rėndė pėr standardet demokratike. Ndėrkohė, para fillimit tė seancės sė sotme kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, reagoi ashpėr, duke e cilėsuar kėrkesėn e maxhorancės "njė sjellje diversantėsh".

Ndėrsa, grupi i PS-sė, i mbledhur paradite, vendosi tė votojė kundėr zėvėndėsimit tė anėtarit tė LSI nė KQZ. Seanca e sotme pėrfshin diskutimin e njė sėrė projektligjesh, mes tyre ndryshimet nė ligjin "Pėr pagat dhe shpėrblimet e zyrtarėve tė institucioneve tė pavarura", disa shtesa nė kodin civil dhe nė kodin e procedurės civile, etj.


TIRANĖ - Kuvendi pritet tė votojė tė enjten nė seancė plenare kėrkesėn e PD-sė pėr lirimin nga detyra tė anėtarit tė KQZ-sė, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zėvendėsimin e tij me njė nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Ēoba.

Kėrkesa e miratuar dje nga komisioni i Ligjeve u kundėrshtua ashpėr nga opozita, e cila e konsideroi njė veprim antiligjor dhe goditje tė rėndė pėr standardet demokratike. Ndėrsa, pėr maxhorancėn largimi i LSI-sė nga koalicioni qeverisės sjell nevojėn e balancimit tė komisioneve zgjedhore.

Kalimi nė opozitė i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim prishi balancat nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, duke vendosur raportin 4 me 3 nė favor tė komisionerėve opozitarė. Po ashtu, edhe komisionet zonale kontrollohen 4 me 3 dhe disa 5 me 2 po nga opozita.

Sipas maxhorancės, prishja e kėsaj barazpeshe pėrmbys sistemin ligjor tė menaxhimit tė zgjedhjeve dhe paralajmėron manipulimin nga opozita.
Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj kėsaj situate, duke deklaruar se aleanca PS-LSI kishte qėllim pėrmbysjen e ekuilibrave nė KQZ.

"Parim themelor i raporteve ka qenė dhe mbetet respektimi i marrėveshjeve. Ėshtė vendosur qė KQZ do tė jetė e balancuar, qeveria shumicė me raportin 4-3. Qėllimi i Ramės ishte pėrmbysja e maxhorancės nė KQZ", deklaroi dje kryeministri Berisha, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike.

HermesNews - ©2013