Video

11/04/2013 09:17:20

SHBA, Korea po luan me zjarrin

'SHBA-ja ėshtė e gatshme t'i bėjė ballė ēdo tė papriture', theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel






SEUL - SHBA i bėri thirrje Koresė sė Veriut tė ndėrpresė lojėn me zjarrin dhe tė heqė dorė nga lėshimi i raketave qė ajo ka si qėllim tė kryejė si kundėrpėrgjigje ndaj sanksioneve ndėrkombėtare dhe nė kuadėr tė pėrkeqėsimit tė situatės nė Gadishullin Korean.

Koreja e Jugut dhe aleati i saj amerikan vendosėn dje nivelin e tyre tė alarmit pėrballė kėrcėnimit nga Koreja e Veriut qė ishte gati pėr tė kryer njė ose disa prova me raketa nė afrim tė pėrvjetorit tė lindjes sė themeluesit tė vendit, mė 15 prill.

''Komanda e integruar nga forcat amerikane dhe koreanojugore vendosi nga 3 nė 2 nivelin e alarmit nga kėto forca duke sinjalizuar njė kėrcėnim jetėsor'', theksoi njė gazetar ushtarak pėr agjencinė koreanojugore tė lajmeve Yonhap.

Niveli 1 i alarmit i korrespondon gjendjes sė luftės. Kjo shkallė ka tė bėjė vetėm me mekanizmat e mbikėqyrjes dhe shėrbimeve sekrete ushatarake dhe jo me vendosjen nė alarm operacional tė ushtrive.

''Njė lėshim rakete mund tė ndodhė nė ēdo moment duke nisur qė nga ky moment'', deklaroi shefi i diplommacisė koreano-jugore, Yun Byung-Se, para Parlamentit nė Seul.

''SHBA-ja ėshtė e gatshme t'i bėjė ballė ēdo tė papriture'', theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel. "Me retorikėn e saj tė ashpėr, Koreja e Veriut po luan me zjarrin dhe nuk ndihmon nė qetėsimin e njė situate tė paqėndrueshme'', deklaroi ai pėr shtypin nė Washington.

"Vendi ynė ėshtė i gatshėm t'i bėjė ballė ēdo tė papriture, ēdo lloj veprimi qė mund tė ndėrmarrė Koreja e Veriut, ēdo lloj kėrcėnimi'', shtoi Hagel.

HermesNews - ©2013