06/04/2013 12:56:12
E moshuara vdes nga rrahjet e tė birit. Ende nuk dihen shkaqet
Babi i tre fėmijėve, i ve para njė viti, akuzohet pėr vrasjen e nėnės Mereme
DURRĖS - Njė 51 vjeēar, nga fshati Kullė i Durrėsit, ka goditur me mjete tė forta nėnėn e tij, nė banesėn e kėsaj tė fundit, e cila ka humbur jetėn pėr shkak tė plagėve tė marra. Ngjarja ka ndodhur mėngjesin e shtunės, nė fshatin Kullė, 30 km nė veri tė Durrėsit, kur 51 vjeēari Lefter Pashai, banor i kėtij fshati, pėr motive ende tė paditura, ka vrarė nė banesėn e saj nėnėn e tij 70 vjeēare, Mereme Pashai, duke e goditur atė me mjete tė forta. Burime tė Policisė sė qytetit bregdetar thanė sot se, 51 vjeēari Pashai, babai i tre fėmijėve, njė vit mė parė kishte mbetur i ve, pas vdekjes sė bashkėshortes sė tij. Nuk dihen motivet qė e detyruan 51 vjeēarin tė kryente krimin. Referuar burimeve, Pashai ėshtė shoqėruar nė mjediset e Komisaratit tė Policisė sė Shijakut, ku po merret nė pyetje nga oficerėt e Policisė Gjyqėsore dhe prokurori i ēėshtjes.
HermesNews - © 2013