Video

05/04/2013 10:10:48

Tre raste pedofilie nė 24 orė

Policia arrestohet tre shtetas pėr abuzim me tė mitur






TIRANE - Brenda 24 orėve 3 raste pedofilie. Sot nė mėngjes policia e Vlorės ka bėrė tė ditur se ka arrestuar njė 63-vjeēar pasi kishte ngacmuar njė 13-vjeēare. Vajza ėshtė ngacmuar nė ambientet e lokalit ku punonte e ėma e tė miturės. Autori Gėzim Rustemaj, ishte banues nė Vlorė. Ai akuzohet pėr vepra tė turpshme me njė 13-vjeēare.

Dje janė arrestuar dy persona, njė nė Divjakė dhe tjetri nė njė fshat tė Tiranės, pasi kishin tentuar tė abuzonin seksualisht me tė mitur.

Njė 59-vjeēar nga fshati Pinet i komunės Ndroq ėshtė arrestuar, pasi mėsohet se ka kryer veprime tė turpshme me njė 9-vjeēare me inicialet R.B.

Pas denoncimit tė familjarėve tė sė miturės, forcat e komisariatit nr. 6 nė kryeqytet kanė arrestuar 59-vjeēarin Xhavit Biduli, i njohur si person me prirje pedofilie.

Ndėrsa rasti tjetėr i pedofilisė ėshtė shėnuar nė qytetin e Divjakės. Njė i moshuar ėshtė arrestuar nė flagrancė, duke abuzuar seksualisht me njė djalė tė mitur.

Sipas burimeve nga policia bėhet me dije se 70-vjeēari po kryente marrėdhėnie me njė 15-vjeēar, dhe tė dy kėta persona kishin ardhur nga Librazhdi.

Ky nuk ėshtė rasti parė i pedofilisė i shėnuar kohėt e fundit nė vendin tonė. Vetėm para dy javėsh u shėnua dy raste tė tjera pedofilie nė kryeqytet, ku dy tė moshuar kishin tentuar tė kryenin marrėdhėnie seksuale me dy djem tė mitur.

HermesNews - ©2013