Video

04/04/2013 18:11:38

Vlora rrit prodhimin e drithėrave

Nė Qarkun e Vlorės numėrohen 29031 ferma bujqėsore tė orientuara nė kultivimin e bimėve tė arave






VLORE - Gjatė tre viteve tė fundit, prodhimi i drithėrave tė bukės, veēanėrisht i grurit, nė Qarkun e Vlorės ka shėnuar rritje tė vazhdueshme. Mirela Koēi, drejtoreshė Ekzekutive e Agjencisė sė Zhvillimit Ekonomik Lokal (AULEDA), duke ju referuar tė dhėnave tė njė studimi thotė se, kjo ėshtė rrjedhojė e disa faktorėve, ku pėrfshihen, struktura e fermave bujqėsore dhe rritja e interesimit tė fermerėve pėr kėto kultura.

Nė Qarkun e Vlorės numėrohen 29031 ferma bujqėsore tė orientuara nė kultivimin e bimėve tė arave, ku rezultojnė 174605 parcela bujqėsore tė mbjella me bimė tė kėsaj kategorie, ndėrkohė qė nė 23287 rezultojnė si aktivitete tė pėrziera me bimė arash dhe blegtori, 25102 nė pemtari etj.

Kėshtu, gjatė vitit tė kaluar, vetėm nė rrethin e Vlorės u prodhuan gjithsej 16110 tonė drithra, nga tė cilat pjesėn mė tė madhe e zinin gruri dhe misri respektivisht me 9410 dhe 5100 tonė, ndėrkohė qė nė vitin 2008 sasia e pėrgjithshme e grurit arriti nė 6100 tonė. Nė njė analizė mė tė detajuar, krahasuar me vitin 2008 prodhimi i grurit pothuajse ėshtė dyfishuar, ēka ėshtė rrjedhojė e rritjes sė interesit tė fermerėve pėr kėtė kulturė bujqėsore.

Nga ana tjetėr, gjatė vitit 2012 nė rrethin e Vlorės u mbollėn gjithsej 3886 hektarė me drithra, nga tė cilat 2091 hektarė me grurė, 930 hektarė me misėr dhe pjesa tjetėr kultura tė tjera nga kjo familje. Kjo u shoqėrua edhe me rritje tė konsiderueshme tė rendimentit, nga tė cilat prodhimi i grurit shėnoi njė tregues mesatar prej 45 kv/ha, ndėrsa ai i misrit 54.8 kv/ha. Nė total, nė shkallė qarku, duke pėrfshirė edhe rrethet Sarandė e Delvinė, u mbollėn 6349 hektarė me drithra buke, kryesisht me grurė dhe misėr me njė sasi tė pėrgjithshme prej 43091 tonė, nga tė cilat 9957 tonė grurė.

Po ashtu, rezultojnė tė dhėna interesante edhe nė zėra tė tjerė, siē ėshtė kultivimi dhe prodhimi i perimeve, veēanėrisht nga serat. Rendimenti dhe sasia e pėrgjithshme e prodhimit nga serat kanė tregues shumė mė tė mirė krahasuar me perimet e fushės. Kėshtu, rendimenti mesatar qė sigurohet nga serat ėshtė rreth 650 kv/hektar, ndėrkohė qė pėr perimet e fushės ky tregues ėshtė rreth 3.5 herė mė i ulėt.

Mjaft fermerė vlonjatė po e orientojnė prodhimin e perimeve drejt serave. Kjo pėr shkak tė leverdisė ekonomike qė ka kjo praktikė. Aktualisht, nė shkallė qarku serat zėnė njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 18.14 hektarėsh, nga 11 hektarė qė ėshtė kjo sipėrfaqe pėr rrethin e Vlorės. Nga ana tjetėr, nė krahasim me vitin 2005, sipėrfaqja e serave pėr qarkun dhe rrethin e Vlorės, rezulton tė jetė rritur me pothuajse dy herė. Aktualisht, nė qarkun e Vlorės prodhohen gjithsej 35152 tonė perime nė vit, nga tė cilat 1564 tonė sigurohen nga serat. Mes tyre vendin kryesor e zenė domatet dhe mė pak, trangujt, sallata, spinaqi, barbunjat.

Studimi i mėsipėrm ėshtė pjesė e projektit "Miniaturization Technology" (Sinergjitė e kėrkimit dhe inovacionit pėr tė rritur zhvillimin ekonomik te Adriatikut, IPATECH), pjesė e thirrjes sė dytė tė IPA Adriatic Cross-border Cooperation, nė programin e financimeve 2007- 2013 tė Bashkimit Evropian. Ky projekt synon, mes tė tjerash, zhvillimin e qėndrueshėm tė subjekteve nė sektorin agroushqimor, ofrimin e teknologjive tė reja dhe realizimin e produkteve tė garantuara e mė cilėsi tė lartė, nė zona tė ndryshme tė vendit dhe tė rajonit, ku pėrfshihet edhe Vlora.

Gjithashtu, pėrmes tij synohet forcimi i kėrkimeve dhe risive te kompetencave nė sektorin agroushqimor, nė mėnyrė qė tė kontribuojnė nė konkurrencėn dhe rritjen e qėndrueshmėrisė ekonomike tė bizneseve, tė vendosura nė zonėn e bashkėpunimit, qė operojnė nė kėtė sektor, veēanėrisht mikro bizneset dhe ndėrmarrjet e vogla rurale. Nė rajonin e pėrfshirė nė kėtė projekt, do tė pėrmirėsohen niveli i bashkėpunimit dhe kėrkimeve nė sektorin agroushqimor, si dhe do tė realizohet transferimi i teknologjive dhe shkėmbimi i pėrvojave mė tė mira.

Nė kėtė projekt, qė shtrihet nė njė hapėsirė tė gjerė rajonale, me pėrfaqėsues nga Shqipėria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Italia, Greqia, etj, vlerėsohet me rėndėsi tė veēantė krijimi i njė rrjeti ndėrkombėtar ndėrmjet sipėrmarrėsve, instituteve kėrkimore dhe institucioneve, pėr tė pėrcaktuar strategjitė e pėrbashkėta pėr marrėveshje mė tė mirė me tregjet dhe produktet e globalizimit. Ndėrkohė, do tė jetė objektiv kryesor nevoja pėr tė prodhuar produkte agroushqimore tė sigurta dhe tė cilėsisė sė lartė, mbrojtja e mjedisit gjatė proceseve tė prodhimit dhe tė pėrpunimit, qasja nė risi nga pėrdoruesit final, kryesisht bizneset mikro dhe bizneset e vogla rurale.

Gjatė 30 muajve janė planifikuar dhe do tė zhvillohen njė sėrė aktivitetesh nė zonat pilot, siē janė analizat e fokusuara nė sektorin agroushqimor dhe nė teknologjitė e pėrdorura kryesisht nė zonat e pėrfshira nė projekt, evidentimi i praktikave mė tė mira dhe zonave tė ekselencės pėr tė lehtėsuar transferimin e pėrvojave, krijimi i mjeteve tė nevojshme pėr tė shpėrndarė nė mėnyrė efektive informacionet e marra me teknologjitė nė dispozicion. Po ashtu, do tė realizohet krijimi i 3 qendrave agroushqimore tė risive, pėr tė lehtėsuar afrimin e teknologjive tė reja. Ndėrkohė, me mjaft rėndėsi vlerėsohet eksperimentimi i planifikuar, i cili do tė zbatohet nga tė gjithė partnerėt, me makineri qė punojnė me burimet e ripėrtėritshme tė energjisė dhe tė aftė pėr tė pėrpunuar produkte tė sigurta dhe me cilėsi tė mirė.


HermesNews - ©2013