Video

04/04/2013 15:56:26

Kur lajmi ndėrthuret me ndjeshmėrinė brenda dramės njerėzore

Flet pėr HermesNews, gazetarja dhe prezantuesja e emisionit Urbanika Mirjeta Ngjela (Xhaja): vėshtirėsitė dhe emocionet e njė emisioni qė trajton peripecitė e jetės sė pėrditshme. Publiku kėrkon mė tepėr nga ēfarė ofrojnė institucionet sot. Brenda dhe jashtė tragjedive, nė sytė e njė shteti qė hesht






Pėrse ky model emisioni ?

Urbanika ėshtė emisioni ku gazetaria shkon pėrtej lajmit e fillon tė ndėrthuret me ndjeshmėritė njerėzore. Ėshtė njė rikonceptim i ngjarjeve tė aktualitetit tė cilat ndryshe nga dhėnia e lajmit tė parė, fillojnė tė shihen si ngjarje qė burojnė nga histori njerėzore, nga detaje qė kalojnė kufijtė duke u kthyer nė fenomene. Edhe ngjarjet e rėnda e shokuese, nė Urbanika tentohet tu jepet konteksi social, sepse cdo ngjarje buron nga diku ku ka njerėz.

Ēfarė influence kanė intervistat qė ju realizoni nė opinion ?

Nėse flasim pėr atė se cfarė mendon publiku, ne e testojmė nėpėrmjet telefonatave nė redaksinė e emisionit. Ato janė pafund sa herė qė historitė njerėzore shpėrthejnė nė studio me gjithė vertetėsinė e tyre. Unė shoh qė edhe nė faqen e emisionit Urbanika nė Facebook, ku vendoset cdo ditė puntata e rradhės me shpjegimin pėrkatės, numri i shikuesve tė emisionit online ėshtė mjaftueshėm i lartė. Shpesh dėgjojmė qytetarė qė qajnė ndėrsa na telefonojnė sepse historia qė kanė dėgjuar ėshtė e ngjashme me tyren dhe duket sikur kanė gjetur veten. Pastaj nėse kalojmė tek pjesa institucionale, edhe pse na ndjekin minutė pas minute, sėrish reagimi zyrtar ėshtė i ftohtė. Ka neglizhencė nė trajtimin profesional tė problematikave qė njerėzit kanė. Reagimet qė mė cudisin mė shumė janė ato nga policia. Gjithmonė nuk kanė asgjė pėr tė thėnė pėr asnjė rast nga qindra raste qė kemi trajtuar deri tani. Pėr tė mos thėnė pėr disa institucione tė tjera ku tė punėsuarit nė to, thjesht marrin rrogėn, por nuk e kanė idenė se pėr ēfarė u flet kur kėrkon pėrgjigje pėr njė problematikė tė caktuar.

Cila ėshtė e veēanta e emisionit ?

Tė zhytesh nė zemėr tė ngjarjes. Aty ku ndėrthuret lajmi me tė njerėzishmen. Urbanika transmetohet nė njė televizion informativ, dhe formati I kėtij emisioni brenda strukturės informuese tė televizionit, kėtė synon, tė shkojė pėrtej lajmit, e tė hyjė thellė nė zemrėn e njerėzve pėr tė kuptuar tė gjithė sėbashku se pėrse njė ngjarje e caktuar ka ndodhur.

Cili ka qenė momenti mė prekės gjatė emisionit ?

Kohėt e fundit pėr mua ka filluar tė jetė shumė e rėndė ēdo puntatė e emisionit. Imagjinoni tė dėgjosh njė baba nė studio tė cilit i kanė vrarė djalin e vetėm volejbollist tė talentuar qė tė thotė “...ma shikon kėtė kapele qė kam mbajtur kur erdhėt tė mė xhironit me kamera tek lagjia? Nuk e mbaj sepse nuk kam flokė, por kur eci nė rrugė shpesh mė vjen tė qajė, dhe kėshtu kapelja ėshtė mundėsia e vetme qė tu fshihem syve tė njerėzve, sepse kėshtu nuk do mendojnė qė kam lajthitur”.

Apo tė shohėsh njė baba tjetėr qė e kanė hequr padrejtėsisht nga puna edhe pse ka pozicion mjaft kompromentues nė detyrėn e tij ushtarake. Imagjinoni njė rreshter ushtrie qė ka nė duar sigurinė tonė kombėtare, por ėshtė aq i varfėr sa vajza e tij 4 vjeēare lodra tė vetat quan ca shkarpa tė mbledhura nė njė kusi tė vjetėr qė kanė nė banesėn e mbytur nga lagėshtira.

Apo tė shohėsh njė gjyshe qė rrit nipin 5 vjeēar (i bukur si drita) por nėna e tė voglit u sėmur mendėrisht bashkė me tė motrėn kur mėsuan se gjatė operacionit pėr lindjen tė resė iu la njė bisturi nė bark qė deri sa u zbulua ia bėri cop e cikė zorrėt. Dhe njė vogėlush i ėmbėl e plot jetė rritet mes dy tė sėmurave mendore nė njė varfėri tė tejskajshme deri nė palcė. I sheh, e trajton rastin, por nuk ke se cfarė tė bėsh, askush nuk ka mundėsi ti ofrojė njė dorė pėr ta ndihmuar tė shkretėn gjyshe qė tė rrisė sic duhet tė voglin. Nėpėrmjet ndihmave qė erdhėn nė emision mundėm t'u siguronim diēka pėr njė periudhė kohe, por kjo nuk e zgjidh ēėshtjen.

Apo tė dėgjosh britmėn e shpirtit tė njė nėne qė ka parė ti therret me thikė i biri para dyve, para portės sė shtėpisė, vetėm pėr njė gėrvishtje makine gjatė qarkullimit nė njė rrugė tė ngushtė.

Apo, apo tė dėgjosh prindėrit qė kanė fėmijėt e humbur. Drama e tyre ėshtė tmerri mė i madh qė do mund tė dėgjoj ndonjėherė. Ata nuk kanė paqe asnjėherė, askush nuk heton pėr zhdukjen pakuptim tė fėmijėve, dhe ata presin me vite e me vite, ndėrsa fytyrat u transfomohen nga viti nė vit e trupi po ashtu duke marrė pamjen e njė pikėpyetje tė madhe tė pėrbindshme. I tillė mė ėshtė dukur Jakup Cara, babai i njė fėmijė 9 vjeē Artur Cara i zhdukur nė Elbasan nė 2004, por edhe njė telefonatė qė mbėrriti nė familje ku dėgjohej e qara e njė fėmijė nuk u hetua kurrė as nga policia e as nga prokuroria.

Tė tillė pikėpyetje ka marrė edhe trupi i Bukurie Matės, i nėnės sė Bleona Matės, vogėlushės sė zhdukur nė Zapod tė Kukėsit. Bredh e shkreta grua, nga njėra studio televizive nė tjetrėn, nga njėri shtet nė tjetrin, e nuk arrin tė gjejė as vajzėn dhe tė vertetėn e fatit tė saj.

Janė pafund rastet e momentet qė unė dua tė qaj e tė ulėrij me tė madhe qė kaq shumė shqiptarė, bashkėqytetarė tė mi vuajnė ngjarje kaq tronditėse.

Ēfarė kėrkon opinioni publik sot ?

Opinioni publik ose mė saktė vetė qytetarėt kėrkojnė tė dėgjohen. Tė dėgjohet zėri i tyre. Asnjėherė nuk pyeten se cfarė duan, se cfarė u shkon pėrshtat, por miratohen ligje pafund tė cilat nuk zbatohen asnjėherė. Ndėrsa qytetarėt janė aty duke pėrjetuar realitet tė trishtė cdo ditė, duke u neglizhuar cdo ditė deri sa shpėrthen “Gėrdeci” nė lagjen e tyre. Shqiptarėt kanė tė gjithė nevojė pėr psiko-terapi sipas meje. Shpirtrat e tyre janė tė trazuara, nuk e gjejnė veten asgjėkundi. E shohin veten si nė armiqėsi me shtetin e tyre.

Cilėt janė mbėshtetesit tuaj mė tė mirė ?

Publiku ėshtė mbėshtetėsi im mė i mirė. Sa herė qė duam ti shkojmė njė ngjarje nė zemėr tė saj e tė kuptojmė pėrse ndodhi, kush janė personat e pėrfshirė, a mund tė evitohej dhe si, unė shoh qė janė tė gatshėm tė vijnė nė studio e tė flasin. Ka nga ata njerėz tė mirė qė ngjarjen e tyre tė dhimshme duan ta ndajnė me tė tjerėt si njė mesazh kujdesi pėr tė parandaluar qė cfarė u ka ndodhur atyre tė mos u ndodhė edhe bashkėqytetarėve tė tjerė. Kjo sipas meje ėshtė njė pėrgjegjėsi e lartė qytetare qė duhet vlerėsuar e stimuluar, dhe I pėrgėzoj nga zemra ata qė e shohin emisionin Urbanika pikėrisht nė kėtė mėnyrė.

Si arrini tė ekuilibroni jetėn private me atė profesionale ?

Kjo ėshtė pjesa mė delikate e ditės. Pas orarit zyrtar tė punės, pasi kam pėrfunduar tė drejtoj e moderoj emisionin Urbanika, mė duhet ti kujtoj vetes qė unė jam nėnė e njė 4-vjecari fantastik, jam bashkėshorte e njė gazetari profesionist dhe amvisa e shtėpisė tonė. Mė duhet forcė e madhe shpirtėrore pėr ta kaluar urėn nga rėndesa emocionale nė Urbanika, drejt limanit tim tė dashurisė qė dua ta ruaj tė tillė pėr tė gjithė jetėn time. Me pak sakrifica, me njė frymė pozitive unė ia arrij mjaftueshėm tė ekulibrohem mes hendekėve tė tillė.

Ēfarė do tė thotė pėr njė gazetare tė jetė e martuar me njė tjetėr gazetar ?

(Qesh.) Kam dėgjuar njė kolegen tonė spanjolle tė shastisej tek na dėgjonte se si flisnim tė dy edhe unė edhe Gerti me njė pasion tė jashtėzakonshėm pėr gazetarinė. Kolegia nga Spanja ishte ndarė nga bashkėshorti qė e kishte ekonomist pasi nuk kishin kohė pėr t'ia kushtuar njėri-tjetrit. Dhe mendonte se kur njė gazetare me njė ekonomist nuk ia dolėn tė ishin bashkė sa mė keq duhet tė ishte kjo pėr dy gazetarė njėkohėsisht. Por mendoj se pikėrisht kėtu qėndron e bukura e njė lidhje tė tillė. Ne ndajmė tė njėjtat interesa nga pikėpamja profesionale dhe pėrpiqemi qė asnjėherė tė mos i bėhemi pengesė tjetrit nė kėtė kontekst madje mundėsisht tė lehtėsojmė njėri-tjetrin sa herė qė ėshtė e nevojshme. Dhe ka rastisur qė tė dyja familjet tona na kanė edukuar me tė njėjtėn pikėpamje pėr familjen. Ne e konsiderojmė tė shenjtė martesėn tonė dhe besojmė tek vlerat qė sjell qėndrimi bashkė e ndarja si e zhgėnjimeve ashtu edhe e fitoreve bashkė.


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Intervistoi Doriana Metollari