Video

04/04/2013 11:33:07

Polumbarėt gjejnė trupat pas shumė orėve kėrkim

Burrė e grua gjetėn vdekjen teksa ktheheshin nga shtėpia prindėrve tė bashkėshortes 19 vjeē nėnė e njė fėmije njė muajsh







LIBRAZHD - Policia ka identifikuar dy personat, tė cilėt dyshohen se janė mbytur nė ujėrat
e lumit Shkumbin njė ditė mė parė, ndėrsa kanė gjetur trupin e pajetė tė 19 vjeēares Albina Karaj, nėnė e njė fėmije njė muajshe.

Mėngjesin e sė mėrkurės nė fshatin Murrash, rreth 200 metra poshtė Urės sė Kamarės, pranė fshatit Mirakė, njė mjet tip Benz ra nė ujėrat e lumit Shkumbin.

Policia nė vendin e ngjarjes, bashkė me efektiva tė shėrbimit tė zjarrėfikėseve, nisėn kėrkimet pėr nxjerrjen e kufomave dhe mjetit nga lumi Shkumbin, por duke parė se lumi kishte shumė rrjedhė, e domosdoshme ishte edhe ndihma e polumbarėve.

Kėta tė fundit nisėn kėrkimet nga mbasditja e djeshme, duke bėrė tė mundur identifikimin e targės sė mjetit me tė cilin udhėtonin dy bashkėshortėt. Pas verifikimit tė targės, rezultoi se mjeti i pėrkiste 30 vjeēarit Ismet Karaj, banor i fshatit Dardhė, tė Librazhdit.

Specialistėt e Komisariatit tė Policisė sė Librazhdit, nė njė hark kohor tė shkurtėr, bėnė tė mundur zbardhjen e rrethanave tė ngjarjes, ku nga deklarimet e marra nga familjarėt e 30 vjeēarit Karaj, rezulton se ky shtetas mbrėmjen e sė martės kishte qenė tek shtėpia e prindėrve tė bashkėshortes sė tij, 19 vjeēares Albina Karaj dhe dje nė mėngjes kanė dalė nga shtėpia, duke u drejtuar pėr nė qytetin e Elbasanit.


HermesNews - ©2013