Video

03/04/2013 14:22:32

Trojka rifillon negociatat pėr programin ekonomik

Pėrfaqėsuesit e kreditorėve ndėrkombėtarė tė vendit mund tė qėndrojnė nė Athinė rreth 10 ditė tė vendosur pėr pėrfundimin e tė gjitha ēėshtjeve tė mbetura pezull






ATHINĖ - Nėse nuk ka tė prapritura tė minutės sė fundit, nesėr nė mėngjes nė Athinė fillojnė njė raund i rėndėsishėm i negociatave mes qeverisė vendase dhe pėrfaqėsuesve tė Trojkės (FMN, BE dhe BQE).

Me takimin e ministrit tė Financave, Yannis Stournaras me Matthias Mors (BE), Claus Masuch (BQE) dhe Paul Tomsen (FMN), parashikuar pėr nė orėn 10, do tė nisin tratativat mbi aktualizimin e programit ekonomik, tė ndėrprera 20 ditė mė parė pėr shqyrtimin e imtėsishėm, sipas burimeve tė Trojkės, disa ēėshtje tė mbetura pezull.

Sipas burimeve qeveritare, pėrfaqėsuesit e kreditorėve ndėrkombėtarė tė vendit mund tė qėndrojnė nė Athinė rreth 10 ditė tė vendosur pėr pėrfundimin e tė gjitha ēėshtjeve tė mbetura pezull.

Nga ana e saj, qeveria greke shpreson nė njė rezultat pozitiv tė tratativave pėr miratimin e akordimit tė transhit tė tremujorit tė parė tė kėtij viti prej 6 miliardė eurosh dhe tė atij tė marsit, prej 2,8 miliardė eurosh, tė miratuar nga Eurogrupi dhjetorin e kaluar, por qė nuk ėshtė zhbllokuar ende sepse, sipas Trojkės, Greqia nuk kishte respektuar disa prej kushteve tė konsideruara ''tė domosdoshme''.


HermesNews - ©2013