Video

03/04/2013 12:01:47

Makina nė Shkumbin, asnjė gjurmė

Policia filloi kėrkimet






LIBRAZHD - Njė mjet ka pėrfunduar nė ujėrat e lumit Shkumbin paraditen e sė mėrkures. Sipas burimeve tė Policisė, mjeti qe udhėtonte nga Librazhdi drejt Elbasanit ka dalė nga rruga dhe mė pas ka pėrfunduar nė ujėrat e lumit Shkumbin nė vendin e quajtuar Ura e Murrashit. Kanė qenė punonjėsit e mirėmbajtjes sė rrugėve ata qė kanė njoftuar menjėherė policinė sapo kanė parė aksidentin.

Policia e Elbasanit me mjetet e saj e ka tė pamundur ndėrhyrjen nė ujėrat e rrėmbyer tė Shkumbinit, ndėrsa pritet mbėrritja e polumbarėve nga Tirana pėr tė nxjerrė mjetin. Sipas Policisė, deri tani nuk dihet as lloji i mjetit dhe as targat e tij, pasi nga uji duket vetėm pjesa e sipėrme e makinės, ashtu sikundėr nuk dihet nėse ka njerėz nė mjet dhe nė ujrat e Shkumbinit nė momentin kur ka rėnė makina.

Dyshohet qė mjeti lėvizte me shpejtėsi nė kėtė aks i cili ėshtė problematik pėr rrėshkitjen e gurėve. Sipas informacioneve tė para, drejtuesi ka devijuar pėr tė shmangur gurėt nė rruge dhe mė pas ka pėrfunduar nė ujė.

HermesNews - ©2013