Video

02/04/2013 17:59:32

Kina bllokon vizat pėr koreanoveriorėt

30 mijė koreanoveriorė janė tė punėsuar nė Kinė, nė fabrika dhe impiante prodhimi pėrgjatė vijės kufitare






PEKIN - Kina ka bllokuar qė prej shkurtit rinovimin dhe dhėnien e vizave tė punės pėr shtetasit koreanoveriorė, hap ky qė ka karakter ''ndėshkues'' si kundėrpėrgjigje pėr testin e tretė bėrthamor tė Phenianit, njoftoi televizioni koreanojugor 'Ytn', qė rikujtonte se ''nė fillim tė vitit 2012 u nėnshkrua mes dy vendeve njė marrėveshje mbi furnizimin me krah pune me kosto tė ulėt'', qė pėrfshinte njė total maksimal prej 100 mijė punonjėsish, nė shkėmbim tė tė shumėkėrkuarės valutė tė huaj nė arkėn e regjimit tė Phenianit. Aktualisht, rreth 30 mijė koreanoveriorė janė tė punėsuar nė Kinė, nė fabrika dhe impiante prodhimi pėrgjatė vijės kufitare. Nėse bllokimi i vizave do tė zgjasė, Pheniani do tė kishte humbje tė mėdha, duke qenė se ēdo punonjės merr njė pagesė prej rreth 2-300 dollarė nė muaj qė shkojnė drejtpėrdrejt nė arkėn e shtetit koreanoverior.

HermesNews - ©2013