Video

02/04/2013 17:50:31

497 studentė tė helmuar nga ushqimi

Studentėt e Universitetit Al Azhar janė helmuar pasi konsumuan ushqim nė mensėn e qendrės nė Nasr City






ROMĖ - Tė paktėn 497 studentė tė Universitetit egjiptian 'Al Azhar', qendra mė e njohur e studimeve teologjike sunite, rezultojnė tė jenė intoksikuar nga ushqimi, njoftuan burime nga Ministria egjiptiane e Shėndetėsisė, qė citoheshin nga media vendase nė Kajro. ''Janė tė paktėn 497 studentė tė Universitetit Al Azhar, qendra mė e rėndėsishme e studimeve teologjike e botės sunite, tė cilėt rezultojnė tė jenė helmuar pasi kanė konsumuar ushqim nė mensėn e qendrės nė Nasr City'', thuhej nė njė komunikatė tė bėrė nga Ministria e Shėndetėsisė, qė citohej nga shtypi i kryeqytetit. Po ashtu burime tė medias njoftuan se studentėt janė dėrguar nėpėr spitale, pėr tė marrė ndihmėn e parė mjekėsore dhe pėr tė bėrė verifikime tė mėtejshme tė pasojave tė helmimit.

HermesNews - ©2013