Video

02/04/2013 10:47:48

Tkurret kredia pėr biznesin

Stoku i kredisė pėr ekonominė nė fund tė muajit shkurt ishte 551.6 miliardė lekė, pothuajse nė tė njėjtin nivel si nė janar, por duke rezultuar gati 1% mė i ulėt nė krahasim me dhjetorin e vitit 2012






TIRANE - Kredia pėr ekonominė ka vijuar tė jetė e tkurrur nė fillim tė vitit 2013. Dy muajt e parė tė vitit nuk kanė arritur qė tė zgjerojnė huadhėnien pėr bizneset apo individėt.

Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, stoku i kredisė pėr ekonominė nė fund tė muajit shkurt ishte 551.6 miliardė lekė, pothuajse nė tė njėjtin nivel si nė janar, por duke rezultuar gati 1% mė i ulėt nė krahasim me dhjetorin e vitit 2012.

Nė krahasim me shkurtin e 2012-s, stoku i huasė pėr ekonominė ėshtė rritur vetėm me 1.7%.Nė tėrėsi, huaja pėr ekonominė pothuajse ka ngecur gjatė muajve tė fundit, si rrjedhojė e njė sėrė faktorėve, ku mė kryesoret kane qene rritja e nivelit tė kredive me probleme, ngadalėsimi i ekonomisė, qė ka kufizuar kapacitetet investuese tė bizneseve, si rrjedhojė dhe kėrkesėn e tyre pėr kredi, problemet qė bankat kanė hasur me ekzekutimin e kolateralit, kufizimet e likuiditetit tė vendosura nga Banka e Shqipėrisė, sidomos pėr fondet nė euro, ēka bėri qė bankat vitin e kaluar tė ulnin huadhėnien nė valutė tė huaj.

Sė fundmi, Banka e Shqipėrisė ka miratuar njė paketė masash pėr nxitjen e kredisė, nė disa drejtime si pėrmirėsimi i procesit tė ekzekutimit tė kolateralit si dhe lehtėsimi i rregullave pėr huadhėnien nė valutė qė pritet ta gjallėrojnė kredinė pėr ekonominė.

Nė shkurt stoku i huasė nė lekė shėnoi njė rėnie tė lehtė, ndėrkohė qė kredia nė valutė u rrit, ndonėse me ritme tė ulėta.Ecurinė mė tė mirė nė shkurt e shėnoi zėri kredia nė valutė pėr korporatat e tjera jo financiare, qė u rrit me 0.5% me bazė mujore.

HermesNews - ©2013